I vlerësuar me çmime
Liebherr garanton një cilësi të lartë për frigoriferët ftohës dhe ngrirës për kërkesat më të larta. Ky është misioni dhe premtimi ynë për klientët anembanë botës. Institutet e pavarura, si për shembull fondacioni "Stiftung Warentest" ose "Red Dot Design Award", konfirmojnë nëpërmjet testeve të vazhdueshme dhe votimeve të konsumatorëve se pajisjet cilësore Liebherr përmbushin kërkesat më të larta. Dhe kjo në të gjitha rrafshet në lidhje me cilësinë, dizajnin dhe inovacionin.
Vlerësimet: gjithmonë në vend të parë
Fondacioni "Stiftung Warentest" (StiWa) është një organizatë gjermane për mbrojtjen e konsumatorit, e cila me të drejtën e të qenit e pavarur, teston dhe krahason mallra dhe shërbime nga ofrues të ndryshëm. Fondacioni financohet kryesisht nëpërmjet shitjes së publikimeve të tij, në veçanti të revistave "test" dhe "Finanztest". Duke hequr dorë nga shitja e hapësirës publicitare, parandalohet fakti që ai të bëhet pjesë e ndonjë ndikimi financiar.
Me mbi 130 anëtarë jurie të pavarur nga industria që vijnë nga 32 vende, 32 partnerë profesionistë dhe një vlerë investimi në marketing mbi 25 milionë euro, "Plus X Award" është sot një nga çmimet më të mëdha në botë të inovacionit në fushën e teknologjisë, sportit dhe stilit të jetesës. Produktet që disponojnë të paktën një "Plus X Factor" shënohen me vulën e miratimit. Vula e miratimit "Plus X Award" jepet për shtatë kategori të ndryshme: inovacioni, cilësia e lartë, dizajni, komoditeti në përdorim, funksionaliteti, ergonomia dhe ekologjia.
"red dot design award" është një konkurs i njohur ndërkombëtarisht çmimet e të cilit janë mjaft të vlerësuara në qarqet profesioniste si vulë e cilësisë për dizajnin e mirë. Me mbi 12 000 aplikime për pjesëmarrje nga më shumë se 60 vende, "red dot design award" konsiderohet në mbarë botën si një nga çmimet më të rëndësishme të fokusuara te dizajni. Konkursi është i ndarë në tre fusha që vlerësohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe kanë juri të veçantë: dizajni i produktit, dizajni i komunikimit dhe koncepti i dizajnit.
"iF product design award" është një konkurs i shumanshëm për të gjitha sferat e dizajnit të produktit. Ai u ofron inovacioneve të lidhura me dizajnin një platformë për vendosjen e tyre dhe merr kështu në konsideratë elemente si globalizimi dhe dinamizmi aktual. Që prej vitit 1953, "iF product design award" konsiderohet si markë garancie për vlerësimin e dizajnit të mirë.
"Interior Innovation Award" është një nga çmimet më prestigjioze për dizajnin në fushën e dizajnit të hapësirave të brendshme dhe është iniciuar në vitin 2002 nga "imm cologne", i cili është edhe mbështetësi kryesor i idesë së konkursit. "Interior Innovation Award" vlerëson performancat e jashtëzakonshme inovative në të gjitha fushat e produkteve të kësaj dege. Organizator i konkursit është Këshilli Gjerman i Projektimit (Rat für Formgebung/German Design Council). Me anë të këtij konkursi, "imm cologne" dhe Këshilli Gjerman i Projektimit kanë krijuar një instrument efektiv për pozicionimin e kompanive dhe diferencimin e produkteve në tregun e arredimit të brendshëm.
Shpërndarja e përvitshme e çmimit të konsumatorit "KüchenInnovation des Jahres®" ka si objektiv të nxjerrë në pah produktet më të orientuara nga konsumatori dhe për rrjedhojë të japë një ndihmë konkrete për vendimet për blerjen e një produkti. Vlerësimi kryhet nga ekspertë dhe nga vetë konsumatorët, me qëllimin për ta gjykuar një produkt në tërësinë e tij në mënyrë objektive dhe të pavarur. Ky proces me dy nivele është ai që e bën unik çmimin e publikut "KüchenInnovation des Jahres®".
Çmimi ndërkombëtar "GOOD DESIGN" mbahet si çmimi më i vjetër dhe më prestigjioz në botë për dizajnin e produktit dhe të grafikës. Që prej vitit 1950 ai shpërndahet çdo vit nga Chicago Athenaeum (Museum of Architecture and Design and Metropolitan Arts Press Ltd) dhe Qendra Evropiane për Arkitekturën, Dizajnin e Artit dhe Studimet Urbane. Një nga kriteret vendimtare për dhënien e çmimit është fakti nëse produkti nëpërmjet dizajnit të tij ndikon në shoqëri ose në jetën e përditshme të njerëzve.