Frigoriferët ftohës dhe ngrirës për furrat e bukës

Te furrat e bukës dhe pastiçeritë, frigoriferët ftohës dhe ngrirës duhet të plotësojnë kërkesa të veçanta specifike për këtë sektor. Përveç frigoriferëve ftohës dhe ngrirës të projektuar posaçërisht për sektorin e furrave të bukës, gama e artikujve përfshin edhe banak reklamues dhe frigoriferë pijesh për hapësirën e shitjeve. Pajisjet profesionale Liebherr garantojnë një besueshmëri ku mund të mbështeteni gjithmonë – 24 orë në ditë në 365 ditë të vitit.

Furrat e bukës

Fusha: Furrat e bukës

Në pajisjet për furrat e bukës temperatura mund të rregullohet në mënyrë individuale, në varësi të pajisjes. Dy ventilatorë me efiçencë të lartë dhe që kursejnë energji kujdesen që nëpërmjet futjes indirekte të ajrit të sigurojnë efektin optimal të ftohjes në hapësirën e brendshme dhe ftohjen e sigurt të produkteve më delikate. Përveç kësaj, Liebherr ofron një mori idesh inovative që lehtësojnë punën e përditshme. Mëso më shumë për pajisjet Liebherr për furrat e bukës. Fusha: Furrat e bukës

Frigoriferët ftohës

Frigoriferët Liebherr për furrat e bukës dhe pastiçeritë ndërthurin konstruksionin e fortë dhe lehtësinë e pastrimit me performancën efikase të ftohjes. Ata janë konceptuar për temperatura mjedisi të larta (+10°C - +43°C). Në shinat e rafteve të vendosjes me rregullim të lartësisë mund të futen pa problem tavat standarde dhe në këtë mënyrë ato ndihmojnë për ta bërë më efikase punën në sektorin e furrave të bukës. Frigoriferët ftohës

Frigoriferët ngrirës

Përdorim komod dhe dizajn praktik - në shinat e rafteve të vendosjes me rregullim të lartësisë mund të futen lehtë tavat standarde. Pjesët e brendshme pastrohen lehtë dhe ato mundësojnë higjienë perfekte. Për përdorim sa më të lehtë, dyert qëndrojnë të hapura në 90°. Frigoriferët ngrirës

Frigoriferët e pijeve

Pajisjet Liebherr plotësojnë kërkesat shumë të veçanta të përdorimit profesional. Ato janë të forta, kursejnë hapësirë, me efiçencë energjie dhe të lehta për t'u mbushur dhe pastruar. Shko te "Frigoriferët ftohës të pijeve"

Këshillimi

Kemi kënaqësinë t'ju këshillojmë për pyetjet para dhe pas blerjes për përdorimin dhe trajtimin e produkteve tona dhe t'u përgjigjemi pyetjeve tuaja rreth pajisjeve shtëpiake Liebherr. Konsultohuni tani pa asnjë detyrim

Broshurat

Zbuloni shumëllojshmërinë e frigoriferëve ftohës dhe ngrirës Liebherr. Broshurat tona ju informojnë për gamën e gjerë të pajisjeve tona për laboratorët ose furrat e bukës. Shko te përmbledhja e broshurave "Pajisjet profesionale"

Shitjet

Dëshironi ta provoni direkt një pajisje Liebherr përpara se ta blini atë? Shitësit tanë të autorizuar që gjenden pranë jush e kanë kënaqësi që t'ju ndihmojnë. Shko te Kërkimi i shitësve të autorizuar