Frigoriferët ftohës dhe ngrirës për kërkimin shkencor dhe laboratorët

Frigoriferët ftohës dhe ngrirës për përdorim në laboratorë dhe në kërkimin shkencor duhet të plotësojnë kërkesa mjaft të larta. Me sistemin elektronik preciz dhe rregullimin e temperaturës në gradën e saktë, pajisjet për laboratorët nga Liebherr sigurojnë një qëndrueshmëri të shkëlqyer të temperaturës. Funksionet dhe karakteristikat e shumta garantojnë që substancat e ndjeshme dhe kimikatet e materialet delikate të kërkimit shkencor të ruhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Përveç kësaj, frigoriferët ftohës dhe ngrirës janë jashtëzakonisht jetëgjatë dhe ekonomikë në konsum.

Kërkimi shkencor dhe laboratorët

Fusha: Laboratorët

Në projektimin e pajisjeve për laboratorë, fokusi vendoset para së gjithash në ruajtjen e sigurt të substancave të ndjeshme dhe në kontrollin optimal të performancës së ftohjes. Kështu që frigoriferët ftohës dhe ngrirës Liebherr nuk përmbushin vetëm të gjitha standardet përkatëse të sigurisë, por kontribuojnë edhe në një funksionim rentabël të pajisjes. Mëso më shumë për pajisjet Liebherr për laboratorët. Fusha: Laboratorët

Frigoriferët për laboratorët

Në pajisjet për laboratorët Liebherr, lëndët mjaft të ndjeshme ruhen në kushtet më optimale. Në rast të shkëputjes së energjisë, derës së lënë hapur dhe të rritjes së temperaturës, pajisjet aktivizojnë menjëherë një alarm. Një softuer dokumentimi që ofrohet si opsion tregon ecurinë e temperaturës në vazhdimësi - dhe nëse temperatura devijon nga kufijtë e përcaktuar sistemet paralajmëruese aktivizojnë alarmin. Sistemi elektronik Profi përfshin lidhjen në një sistem paralajmërues në distancë, si dhe një ndërfaqje për lidhje RS 485. Frigoriferët për laboratorët

Frigoriferët ngrirës për laboratorët

Në frigoriferët ngrirës Liebherr lëndët e ndjeshme ruhet gjithmonë në kushtet më të mira. Në rast të shkëputjes së energjisë, derës së lënë hapur ose të rritjes së temperaturës, pajisjet lëshojnë alarm nëpërmjet sinjaleve vizuale dhe akustike. Sistemi elektronik Profi mundëson dokumentimin e thjeshtë dhe të besueshëm të ecurisë së temperaturës. Frigoriferët ngrirës për laboratorët

Pajisjet për ruajtjen e medikamenteve

Për përdorimin në farmaci, spitale dhe objekte të ngjashme duhet që frigoriferët të përmbushin kërkesat e larta lidhur me ruajtjen e medikamenteve. Pajisjet Liebherr sipas DIN 58345 disponojnë funksione të shumta për ruajtjen e sigurt. Pajisjet për ruajtjen e medikamenteve