Ngrënia është më shumë se marrje e ushqimit
Kërkesat tona për ushqimet dhe ushqyerjen janë rritur në dekadat e fundit. Ngrënia në ditët e sotme është më shumë sesa thjesht marrje e ushqimit; për shumë prej nesh ngrënia është para së gjithash një kënaqësi. Për këtë kënaqësi ne jemi gjithmonë gati për të investuar kohë dhe para për ushqime të freskëta dhe cilësore. Nuk është habi që gjithnjë e më shpesh e gjejmë veten rrugës për në treg ose dyqanet me produkte bio.
Ftohje e duhur – shijim intensiv
Që investimi për freskinë dhe kënaqësinë t'ia vlejë vërtet duhet që frutat, perimet dhe ushqimet e tjera të ruhen në mënyrën e duhur – sepse luhatjet e temperaturës ndikojnë te cilësia. Për shembull, ngrirja sa më e shpejtë në një temperaturë të ulët luan një rol të rëndësishëm në mënyrë që ushqimet të ruajnë aromat dhe lëndët ushqyese.
Kënaqësi për syrin dhe gojën
Liebherr përdor teknologji inovative të ftohjes dhe ngrirjes për të bërë të mundur që pamja, struktura dhe shija e ushqimit të zgjatë sa më shumë. Meqë është e njohur që pjata "hahet nga syri", ndriçuesit LED me efiçencë të lartë energjie kujdesen për ndriçimin e duhur të pjesës së brendshme të pajisjeve dhe të ushqimeve.
Ruajtja e ushqimeve
Bashkëveprimi optimal ndërmjet temperaturës dhe lagështisë te BioFresh siguron që edhe ushqimet e ndjeshme të ruajnë për më shumë kohë vitaminat dhe aromën e tyre. Ruajtja e ushqimeve me "BioFresh"
Freski nga ndarja e ngrirjes
Ngrirja e ushqimeve nuk rrit vetëm jetëgjatësinë e tyre: Sa më të freskëta dhe sa më shpejt të ngrihen ushqimet, aq më shumë vitamina dhe lëndë minerale do të ruhen. Prandaj peshku i freskët, për shembull, futet në ngrirje direkt që në det të hapur. Falë kësaj "ngrirjeje shokuese" ai arrin të jetë akoma mjaft i freskët kur shitet në dyqanet e peshkut, me gjithë rrugën e gjatë të transportit që mund bëjë për të arritur deri aty. Kjo është një metodë që mund ta përdorni edhe në shtëpi. Funksioni automatik "SuperFrost" nga Liebherr e ul temperaturën në zonën e ngrirjes deri në -32°C. Si rezultat krijohen rezerva ftohtësie që nëpërmjet ngrirjes së shpejtë mundësojnë konservimin e shijes dhe të vitaminave të perimeve të freskëta të sezonit. Pasi ushqimet të kenë ngrirë, funksioni "SuperFrost" rikthehet automatikisht në gjendje pune normale – dhe në këtë mënyrë kontribuon në kursimin e energjisë.
Këshillë: Ndryshe nga procesi i ngrirjes së shpejtë, shkrirja duhet kryer ngadalë dhe me delikatesë – mundësisht në frigorifer.
Novacionet e pajisjeve ngrirëse Liebherr
Ruajtje e vitaminave dhe shijes
Një tufë sallatë me barishte të egra, bukë e thekur dhe pak vaj ulliri: Ngrënia e ushqimeve të pasura me vitamina dhe të shëndetshme mban në formë trupin dhe mendjen. Produktet e freskëta dhe cilësore ofrojnë kënaqësi gatimi me shpenzime jo shumë të mëdha. Liebherr ka zhvilluar teknologji që mundësojnë ftohje delikate dhe ruajtje të freskisë, në mënyrë që shija, forma dhe lëndët ushqyese të tyre me shumë vlera të ruhen sa më gjatë.
Funksionet dhe karakteristikat për ruajtjen ideale
Vendosja e temperaturës dhe nivelit të lagështisë
Kohëzgjatja që ushqimet ruajnë aromat, freskinë dhe vitaminat e tyre varet kryesisht nga niveli i lagështisë së ajrit dhe temperatura gjatë ruajtjes. Për rrjedhojë, kërkesat për produktet e mishit dhe të qumështit, si dhe për frutat dhe perimet janë krejtësisht të ndryshme. Me deri në tre kaseta që funksionojnë si zona klimatike, "BioFresh" siguron kushtet optimale të ruajtjes për çdo kategori ushqimi. Për më shumë fleksibilitet, temperatura dhe niveli i lagështisë në kasetat "BioFresh-Plus" mund të rregullohet në mënyrë individuale.
Kantinë brenda frigoriferit
Ndarja e kantinës brenda në frigorifer ofron kushtet ideale për çdo lloj ushqimi që mund të ftohet shumë po të rrijë në frigorifer, por edhe që mund të ngrohet shumë po të qëndrojë në dollap.
Në dy nivele ka vend të mjaftueshëm për ushqimet si gjalpi, patatet dhe qepët, si dhe për shishe. Temperatura e ndarjes kantinë rregullohet në mënyrë të pavarur nga pjesa freskuese në diapazonin midis +4°C dhe +14°C.
Rivendosje e zinxhirit të ftohjes
Mundësia që sallata me barishte të egra të qëndrojë e freskët dhe aromatike edhe ditën tjetër varet edhe nga numri i ndërprerjes së zinxhirit të ftohjes. Në veçanti ushqimet delikate, si p.sh. frutat dhe perimet me gjethe, duhet që ftohen përsëri sa më shpejt pas transportit deri në shtëpi. Për këtë qëllim ndihmon sistemi "PowerCooling" nga Liebherr. Ky kujdeset për temperatura konstante uniforme dhe që ushqimet e vendosura të reja të freskohen sa më shpejt. Në mënyrë që ftohja të mos humbasë, një çelës kontakt i derës s'takon ventilatorin kur hapet dera. Kështu kursehet energji e çmueshme.
Më shumë freski përmes rregullimit të ndarë të pjesës së ftohjes dhe ngrirjes
"DuoCooling" bazohet në dy qarqe të veçanta qarkullimi të gazit, në mënyrë që të mos ketë shkëmbime të ajrit midis pjesës së ftohjes dhe ngrirjes. Për rrjedhojë, temperaturat rregullohen në mënyrë të pavarur. Furnizimi i ndarë i ftohjes parandalon kalimin e aromave nga një ndarje në tjetrën. Kështu frenohet edhe tharja e ushqimeve në ndarjen freskuese si rezultat i ajrit të ftohtë që del nga ndarja e ngrirjes. Në këtë mënyrë ushqimet ruajnë formën, përbërjen dhe shijen e tyre unike.
Jo të gjitha pajisjet Liebherr i disponojnë të gjitha karakteristikat e përmendura më lart.
Video
Ruajtja e ushqimeve
Bashkëveprimi optimal ndërmjet temperaturës dhe lagështisë te BioFresh siguron që edhe ushqimet e ndjeshme të ruajnë për më shumë kohë vitaminat dhe aromën e tyre. Ruajtja e ushqimeve me "BioFresh"
Përgatitje e kënaqësisë së shijimit
Kohëzgjatja që ushqimet ruajnë freskinë dhe aromat e tyre varet kryesisht nga temperatura dhe niveli i lagështisë së ajrit gjatë ruajtjes. Por edhe gjatë degustimit temperatura luan një rol vendimtar. Shumë ushqime dhe pije e lëshojnë plotësisht aromën e tyre unike vetëm kur serviren në një temperaturë të caktuar. Kështu për shembull, djathi të shijon më shumë kur shërbehet në temperaturën e ambientit sesa direkt nga frigoriferi. Nga ana tjetër, edhe vera ka temperatura të ndryshme servirjeje, sipas llojit të verës.
Ne në Liebherr e kemi studiuar me dekada kombinimin midis temperaturës dhe nivelit të lagështisë dhe njohuritë tona i kemi shndërruar në teknologji të ndryshme.
Mbajtje e verës në temperaturë të përkryer
Meqë llojet e ndryshme të verës kërkojnë temperatura të ndryshme në momentin e pirjes, njohësit e verës e parapërgatitin verën e tyre në temperaturën e duhur në pajisjet për ruajtjen e verës. Në pajisjet Liebherr për ruajtjen e verës kujdeset sistemi elektronik preciz i komandimit në mënyrë që vera e kuqe dhe e bardhë ose shampanja të arrijë temperaturën e duhur të gatshme për servirje. Me temperaturat konstante dhe me nivelin e lagështisë së ajrit mbi 50%, frigoriferët për ruajtjen e verës Liebherr garantojnë që verërat delikate të ruhen në mënyrë optimale dhe madje të maturohen edhe më tej me kalimin e viteve.
Klima e përkryer për purot
Prej shumë vitesh Liebherr e shfrytëzon ekspertizën e tij për zhvillimin dhe prodhimin e humidorëve të purove. Për të ruajtur aromën e plotë të purove dhe për të parandaluar tharjen e tyre, të pasionuarit i ruajnë purot e tyre të çmueshme si "Cohiba", "Montecristo" etj., në temperaturë dhe nivel lagështie të kontrolluar. Temperaturat konstante krijojnë klimën e përkryer për purot që gjenden në humidor, për t'u konsumuar dhe shijuar në momentin e duhur.
Njohuritë për Verën
E kultivuar me dashuri, e vjetëruar në kantina profesionale dhe e ruajtur në temperaturën e duhur – vera mund të shijohet në më të mirën e saj vetëm me anë të teknologjisë së duhur të ruajtjes. Njohuritë për Verën
Ruajtja e purove në humidor
Humidorët Liebherr ofrojnë mikroklimën e përkryer dhe mundësinë për të rregulluar në mënyrë precize temperaturën dhe nivelin e lagështisë. Humidor