Cilësi deri në detajin më të fundit
Frigoriferët ftohës dhe ngrirës Liebherr prodhohen duke përdorur vetëm materiale të cilësisë më të lartë. Të gjitha pjesët dhe komponentët i nënshtrohen testimit të imtësishëm – deri në detajin më të fundit. Kështu ne sigurohemi që pajisjet tona përmbushin kërkesat më të larta të cilësisë në sferën e përdorimit privat dhe në atë të përdorimit profesional.
Arsyet e duhura
Cilësia e vërtetuar, freskia më e madhe në ruajtjen e ushqimit dhe efiçenca e lartë e energjisë: Ka shumë arsye për të zgjedhur një pajisje Liebherr. Përse Liebherr?
Komoditet optimal përdorimi
Shinat teleskop me lëvizje të lehtë mbi të cilat mbështeten kasetat ofrojnë shumë komoditet shtesë te frigoriferët ftohës dhe ngrirës. Që të funksionojnë edhe në mënyrë optimale, ato i nënshtrohen një serie testesh të programuara për të përjashtuar edhe burimet e mundshme të defekteve. Për këtë qëllim, shinat teleskop u nënshtrohen ngarkesave më të mëdha sesa ato të zakonshme, për të garantuar një jetëgjatësi të madhe të tyre.
Arsyet e duhura
Cilësia e vërtetuar, freskia më e madhe në ruajtjen e ushqimit dhe efiçenca e lartë e energjisë: Ka shumë arsye për të zgjedhur një pajisje Liebherr. Përse Liebherr?
Për më shumë siguri në jetën e përditshme
Frigoriferët Liebherr janë të pajisur me rafte mbajtëse dhe kuti mbajtëse në pjesën e brendshme të dyerve prej xhami të cilësisë së lartë "GlassLine" që është i pathyeshëm, rezistent ndaj gërvishtjeve dhe i lehtë për t'u pastruar. Për të garantuar sigurinë në përdorimin e përditshëm, xhami i sigurisë u nënshtrohet ngarkesave gjithnjë e më ekstreme në provat në qendrat tona të testimit. Në këtë mënyrë ne mund të sigurohemi që ai është i besueshëm dhe i sigurt për përdorim në familje.
Arsyet e duhura
Cilësia e vërtetuar, freskia më e madhe në ruajtjen e ushqimit dhe efiçenca e lartë e energjisë: Ka shumë arsye për të zgjedhur një pajisje Liebherr. Përse Liebherr?
Komode në përdorim
Falë sistemit të integruar të mbylljes "SoftSystem", dyert e pajisjeve Liebherr mbyllen automatikisht duke filluar nga një kënd hapjeje rreth 30°. Ky sistem garanton mbylljen e butë automatike të derës, edhe kur pjesa e brendshme e derës është e mbushur plot. Në shtëpi, dera e frigoriferit hapet shumë shpesh gjatë ditës dhe ajo u nënshtrohet edhe ngarkesave të larta. Për këtë arsye, në laboratorët tanë të testimit ne simulojmë mbi 100 000 hapje të derës, për të garantuar një jetëgjatësi të madhe të të gjithë komponentëve.
Arsyet e duhura
Cilësia e vërtetuar, freskia më e madhe në ruajtjen e ushqimit dhe efiçenca e lartë e energjisë: Ka shumë arsye për të zgjedhur një pajisje Liebherr. Përse Liebherr?