Pajisjet profesionale

Hoteleria dhe gastronomia

Pajisjet Liebherr për gastronominë ofrojnë shumë hapësirë ruajtjeje krahasuar me vendin e vogël që kërkojnë. Kanatet dhe ndarjet pastrohen kollaj dhe sigurojnë higjienë maksimale. Pajisjet për gastronominë

Furrat e bukës

Falë ideve të shumta novatore, frigoriferët ftohës dhe ngrirës lehtësojnë punën e përditshme në furrat e bukës, pastiçeri dhe ëmbëltore edhe nën kushte ekstreme. Kështu për shembull, pajisjet janë veçanërisht të lehta për t'u pastruar dhe falë shinave të qëndrueshme të rafteve në formë "L" në këto shina mund të vendosen lehtë dhe me komoditet rafte ndarëse standarde. Pajisjet për furrat e bukës dhe pastiçeritë

Kërkimi shkencor dhe laboratorët

Liebherr zhvillon frigoriferë ftohës dhe ngrirës që janë projektuar për kërkesat e veçanta të përdorimit në laboratorë. Funksionet e alarmit dhe të dokumentimit garantojnë sigurinë e preparateve të vendosura në ruajtje. Pajisjet për laboratorët dhe teknologjinë mjekësore

Industria e pijeve

Frigoriferët për industrinë e pijeve mund të mbushen mirë dhe të pastrohen lehtë. Për këtë arsye ata janë të fortë, zënë pak vend dhe kanë efiçencë të lartë energjie. Brandimi individual i tyre luan një rol të rëndësishëm në joshjen e klientëve për të blerë pije. Pajisjet për industrinë e pijeve

Industria e ushqimeve të ngrira dhe akullores

Për të siguruar një funksionim profesional të vazhdueshëm, industria e ushqimeve të ngrira dhe akullores vendos kërkesa të veçanta në drejtim të pajisjeve ngrirëse. Prezantimi atraktiv i mallit është mbështetja më e mirë e marketingut në pikat e shitjes. Pajisjet për industrinë e ushqimeve të ngrira dhe akullores

fotografi BIM

Jeni një arkitekt, projektues ose shitës dhe dëshironi të keni akses te katalogu dixhital i produkteve me të dhënat BIM nga pajisjet shtëpiake të Liebherr? Mësoni më shumë tani.

Pajisjet elektroshtëpiake

I integruar në kuzhinë ose i pavarur - Liebherr ofron një mundësi të madhe zgjedhjeje të frigoriferëve ftohës inkaso dhe me qëndrim të pavarur.

Garantimi i cilësisë

Për të përmbushur kërkesat tona të larta për cilësinë, çdo hap i prodhimit te Liebherr i nënshtrohet një procedure kontrolli rigoroze. Kontrolli i cilësisë

Broshurat

Zbuloni shumëllojshmërinë e frigoriferëve ftohës dhe ngrirës Liebherr. Broshurat tona ju informojnë për gamën e gjerë të pajisjeve tona për laboratorët ose furrat e bukës. Shko te përmbledhja e broshurave "Pajisjet profesionale"

Shitjet

Dëshironi ta provoni direkt një pajisje Liebherr përpara se ta blini atë? Shitësit tanë të autorizuar që gjenden pranë jush e kanë kënaqësi që t'ju ndihmojnë. Shko te Kërkimi i shitësve të autorizuar