Më shumë kohë në dispozicion për gjërat e bukura të jetës

Të çosh fëmijët në shkollë, të ikësh në punë, të bësh pazaret, të lash rrobat: çdo ditë jemi të mbytur me impenjime. Për të kursyer kohë në shtëpi, shumë njerëz i janë drejtuar teknologjive inteligjente që i ndihmojnë në kryerjen e punëve të përditshme.
Synimi i Liebherr është që të zhvillojë pajisje që lehtësojnë jetën e përditshme dhe që janë komode në përdorim. Frigoriferët tanë ftohës dhe ngrirës janë të njohur për cilësinë e lartë, teknologjitë efikase dhe karakteristikat inteligjente.
Për shembull, sistemi "NoFrost": ky përdor qarkullimin e ajrit për të mos lejuar që ushqimet e ngrira të zënë akull. Në këtë mënyrë eliminohet nevoja për shkrirje manuale. Kjo kursen energji, kohë dhe lodhje. Veçoritë e tjera ju ndihmojnë për ruajtjen e ushqimeve dhe për pastrimin e kujdesin që duhet për frigoriferin. Gjithashtu: pajisjet tona janë projektuar në mënyrë të tillë që ju lejojnë fleksibilitet në projektimin e kuzhinës suaj. Ato janë të lehta për t'u transportuar dhe instalohen në mënyrë të përshtatshme.
Shijimi

Frigoriferët ftohës dhe ngrirës Liebherr sigurojnë që ushqimi i ruajtur të jetë i freskët për një kohë të gjatë falë teknologjive të reja. Funksionet për më shumë kënaqësi
Më shumë komoditet në përdorim
Mëngjes, drekë, darkë: Frigoriferët ftohës dhe ngrirës nuk punojnë vetëm pa ndërprerje. Ato gjithashtu hapen, mbushen dhe përdoren shpesh. Prandaj, kur projektojmë një pajisje Liebherr ne fokusohemi gjithmonë për të siguruar prakticitetin më të madh në përdorim. Shinat e forta teleskop, kasetat me rule dhe dorezat e cilësisë së lartë sigurojnë një përdorim komod të pajisjeve tona.
Funksionet dhe detajet e karakteristikave për komoditet maksimal në përdorim
Video
Organizim më i mirë në ruajtjen e ushqimeve
Kush e di se çfarë ushqimesh ka në frigorifer mund të bëjë jo vetëm blerje më të sakta. Ai mund të shmangë gjithashtu prishjen e ushqimeve, sepse janë vendosur në ruajtje në një cep të padukshëm të frigoriferit. Për këtë arsye, frigoriferët Liebherr janë projektuar në mënyrë të tillë që të keni pamje të plotë të ushqimeve dhe pijeve në frigorifer.
Si e siguroni pamjen e qartë
Ruajtja e ushqimeve

Bashkëveprimi optimal ndërmjet temperaturës dhe lagështisë te BioFresh siguron që edhe ushqimet e ndjeshme të ruajnë për më shumë kohë vitaminat dhe aromën e tyre. Ruajtja e ushqimeve me "BioFresh"
Pastërti më e madhe me më pak lodhje
Ndarjet e frigoriferit, kasetat dhe raftet mbajtëse të tij duhen pastruar mirë në mënyrë periodike. Sepse me gjithë temperaturat e ulëta, mikroorganizmat mund të shtohen më tej. Për t'jua lehtësuar punën, ne kujdesemi që pajisjet tona të jenë të lehta për t'u pastruar.
Si e lehtëson Liebherr pastrimin dhe kujdesin për pajisjen
SmartSteel: dizajni takon funksionalitetin

Pajisjet me kanat "SmartSteel" nuk shquhen vetëm për dizajnin e tyre elegant. Sipërfaqja speciale redukton ndjeshëm shenjat e dukshme të gishtave dhe e bën kanatin rezistent ndaj gërvishtjeve të ndryshme. Përveç kësaj, përpunimi e bën materialin edhe më të lehtë për t'u pastruar.
NoFrost: performancë ftohjeje me cilësi profesionale

Shtresat e akullit në ndarjen e ngrirjes kërkojnë shkrirje të përsëritur dhe rrisin konsumin e energjisë. Për këtë arsye, ne përdorim një teknologji ftohjeje profesionale, e cila pengon formimin e akullit në ndarjen e ngrirjes dhe mbi ushqime. Me funksionin "NoFrost" produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur; lagështia e ajrit largohet. Kështu nuk formohet asnjë shtresë akulli dhe nuk ju duhet ta shkrini frigoriferin vazhdimisht.
SafetyGlass: jetëgjatë dhe i lehtë për t'u pastruar

Sipërfaqet e lëmuara pa buzë të mprehta pastrohen thjeshtë, shpejt dhe me siguri. Liebherr i prodhon të gjitha raftet mbajtëse me xham sigurie. Përpunimi i cilësisë së lartë i "SafetyGlass" garanton që sipërfaqet të jenë jashtëzakonisht rezistente ndaj goditjes dhe gërvishtjes.
Kuti dhe kaseta praktike për t'u hequr

Për t'ju lehtësuar pastrimin e frigoriferit ftohës apo ngrirës, të gjitha pajisjet tona janë të pajisura me kaseta dhe rafte mbajtëse lehtësisht të çmontueshme.
Dizajni

Dizajn i shkëlqyer: Në sipërfaqe dhe forma Liebherr përdor elegancën e pakushtëzuar nga koha dhe tendencat më të fundit në projektimin e ambientit të shtëpisë. Edicionet e dizajnit
Arsyet e duhura

Cilësia e vërtetuar, freskia më e madhe në ruajtjen e ushqimit dhe efiçenca e lartë e energjisë: Ka shumë arsye për të zgjedhur një pajisje Liebherr. Përse Liebherr?
Më shumë mundësi për projektimin e kuzhinës

Frigoriferët ftohës dhe ngrirës Liebherr përshtaten në mënyrë të përkryer në çdo kuzhinë.
Nëse blini një frigorifer të ri, rinovoni kanatet e kuzhinës së instaluar ose shpresoni të bëni një kuzhinë të re – gama e artikujve tanë ofron pajisjen e duhur për çdo madhësi të bufesë. Kjo ju ndihmon, për shembull, që të gjeni një pajisje të re për kuzhinën ekzistuese dhe në rastin e projektimit të një kuzhine të re ju mundëson shumë opsione për integrimin e frigoriferit ftohës apo ngrirës. Funksionet dhe karakteristikat praktike direkt në pajisje sigurojnë që ju të integroni lehtë dhe në mënyrë të përshtatshme në kuzhinën tuaj çdo pajisje Liebherr.

Frigoriferët tanë ftohës dhe ngrirës prodhohen në fabrikë me menteshë dere në krahun e djathtë. Por pajisjet janë projektuar në mënyrë të tillë që menteshat e derës mund të ndërrohen në krahun e majtë, p.sh. kur frigoriferi duhet të pozicionohet në rreshtin e kuzhinës majtas jashtë. Këmbët me rregullim mundësojnë që frigoriferi të nivelohet kur dyshemeja nuk është rrafsh ose ka diferenca lartësie, në mënyrë që të futet në mënyrë të përkryer brenda në mobilien e kuzhinës.

Transportin e sigurt të pajisjeve tona e garantojnë dorezat e forta të transportit dhe rrotat e integruara. Si rezultat, çdo pajisje mund të lëvizet dhe të vendoset pa shumë mundim.

Pajisjet Liebherr integrohen në kuzhinë me dy lloje mënyrash: me montim me derë fikse dhe me derë me rrëshqitje. Në montimin me derë fikse kanati i mobilies dhe dera e pajisjes lidhen fort me njëra-tjetrën; dera e mobilies montohet direkt mbi derën e pajisjes. Nga ana tjetër, në montimin me derë me rrëshqitje, dera e mobilies mbërthehet në dollap me anë të menteshave dhe lidhet me derën e pajisjes me anë të shinave me rrëshqitje. Kështu që kanati i mobilies rrëshqet përgjatë shinave gjatë hapjes dhe mbylljes së tij. Në përgjithësi, ndryshimi nga dera me rrëshqitje në derë fikse realizohet lehtë. Nga pikëpamja e estetikës vizuale rezultati është i njëjtë: nuk e kupton nëse është derë me rrëshqitje apo derë fikse, pasi duken identike kur të gjitha dyert janë të mbyllura.

Mbërthimi në 4 pika garanton një montim të thjeshtë, të sigurt dhe të përshtatshëm në mobilie dhe është standard në të gjitha pajisjet me derë fikse Liebherr. Në modelet nga 140 cm, këmbët me rregullim të lartësisë dhe shinat e nivelimit kujdesen që pajisjet të qëndrojnë të palëvizshme dhe të mbyllen në mënyrë optimale.