Ruajtje e kujdesshme e verës

Një verë e mirë e thekson më shumë shijen e ushqimit cilësor. Frigoriferët me efiçencë energjie për ruajtjen dhe përshtatjen e temperaturës së verës nga Liebherr ofrojnë cilësinë më të lartë për gastronominë. Kompresorët specialë, dyert prej xhami izolues me mbrojtje ndaj rrezeve UV dhe filtri me karbon aktiv garantojnë kushtet perfekte të ruajtjes së verës nga faktorët që e dëmtojnë atë. Përveç kësaj, sistemi elektronik modern kujdeset për temperaturat ideale të ruajtjes dhe servirjes.

Frigoriferët për verën për gastronominë

Frigoriferët për verën, me qëndrim të pavarur

Frigoriferët për ruajtjen e verës dhe frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës, me qëndrim të pavarur, nga Liebherr ofrojnë kapacitete ruajtjeje dhe opsione të ndryshme rregullimi. Në varësi të modelit dhe rregullimit të temperaturës ata mund të përdoren për ruajtje afatgjatë ose për të mbajtur një grup të zgjedhur shishesh vere në temperaturën ideale të servirjes së saj. Përveç kësaj, pajisjet me stil joshin klientët nëpërmjet ekspozimit elegant të koleksionit tuaj të verës. Frigoriferët për verën me qëndrim të pavarur

Frigoriferët inkaso për verën

Një frigorifer vere inkaso Liebherr ofron një mundësi ideale për ruajtjen e verës në kuzhina të mëdha ose muret e bareve, duke u integruar shumë mirë në pajisjet ekzistuese. Për rrjedhojë vera mbetet një element vizual tërheqës i dukshëm prapa një dere prej xhami izolues. Por pajisja mund të lidhet mirë edhe me derën e një mobilieje dhe kështu përshtatet në mënyrë perfekte me kanatet e mobilies. Frigoriferët inkaso për verën

Frigoriferët për verën

Nga përdorimi familjar deri te gastronomia: Liebherr ofron frigoriferë për verën për fusha të ndryshme përdorimi.

Njohuritë për Verën

E kultivuar me dashuri, e vjetëruar në kantina profesionale dhe e ruajtur në temperaturën e duhur – vera mund të shijohet në më të mirën e saj vetëm me anë të teknologjisë së duhur të ruajtjes. Njohuritë për Verën