Temperaturat optimale të ruajtjes dhe servirjes

Frigoriferët për ruajtjen e verës dhe frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës Liebherr me qëndrim të pavarur ofrojnë kapacitete ruajtjeje të përshtatshme për gastronominë. Në varësi të modelit dhe rregullimit të temperaturës ata mund të përdoren për të ruajtur për kohë të gjatë një koleksion të përzgjedhur verërash cilësore ose për t'i mbajtur ato në temperaturën e duhur gati për servirje. Përveç kësaj, këto pajisje me pamje atraktive kanë efektin edhe të elementit tërheqës në hapësirën e ngrënies.

Frigoriferët për verën, me qëndrim të pavarur për gastronominë

Frigoriferët për ruajtjen e verës

Frigoriferët për ruajtjen e verës sigurojnë kushte të ngjashme ruajtjeje për verën si kantinat/qilarët. Në të gjithë hapësirën e brendshme mbizotëron një temperaturë konstante dhe një nivel lagështie mbi 50 për qind. Kështu që frigoriferët për ruajtjen e verës janë më se optimalë për ruajtjen afatgjatë dhe maturimin e verërave. Përmes zgjedhjes fleksibël të temperaturës në intervalin +5°C deri në +20°C, frigoriferët për ruajtjen e verës mund të përdoren edhe për të mbajtur një numër të madh shishesh vere të gatshme në temperaturën e servirjes. Frigoriferët për ruajtjen e verës

Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës

Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës mbajnë një koleksion verërash, secila në temperaturën optimale të degustimit. Në varësi të modelit, për këtë qëllim disponohen zona me temperatura të ndryshme ose ndarje të dedikuara për verën me rregullim individual të temperaturës. Vera e kuqe i shpërthen aromat e saj më së miri në +16°C deri në +20°C, vera e bardhë në +10°C deri në +12°C. Nga ana tjetër, vera e gazuar dhe shampanja duhet të serviren shumë të ftoha, në temperaturë +5°C deri në +7°C. Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës

Pajisjet kompakte

Puro ekskluzive, verëra elitare, pije freskuese të ftohta - pajisjet kompakte Liebherr ofrojnë hapësirën ideale për kënaqësi të plotë në shijim. Pajisjet kompakte

Njohuritë për Verën

E kultivuar me dashuri, e vjetëruar në kantina profesionale dhe e ruajtur në temperaturën e duhur – vera mund të shijohet në më të mirën e saj vetëm me anë të teknologjisë së duhur të ruajtjes. Njohuritë për Verën