Ruajtja e duhur dhe shijimi i verërave cilësore
Që nga shfaqja e parë e rrushit të pjekur e deri te mbushja e shisheve, vreshtari kujdeset me përkushtim, dashuri dhe përvojën e tij që në shishe të përfundojë vetëm vera më e mirë. Vera e bardhë maturohet të paktën për disa muaj në fuçi ose në depozita speciale përpara se të kalohet në procesin e mbushjes në shishe. Ndërsa maturimi i verës së kuqe shpesh zgjat edhe për disa vite. Dhe megjithatë ka shumë verëra që nuk e arrijnë kulmin e aromës së tyre. Vetëm kur ruhet në kushte optimale vera në shishe mund të maturohet më tej dhe të përmirësohet vazhdimisht.
Freski konstante – Klima e duhur për verën tuaj
Edhe në dimër, edhe në verë, vera ka nevojë për temperatura konstante. Shishet me verë të mirë duhet të mbrohen nga drita UV, si dhe nga të gjitha erërat dhe aromat. Edhe ajri i thatë dhe dridhjet ndikojnë gjithashtu në cilësinë e verës. Në frigoriferët e verës Liebherr, verërat cilësore gjejnë kushtet ideale të ruajtje për kënaqësi maksimale.
Njohuritë për Verën nga Liebherr
Aplikacioni për verën
Liebherr-Wineguide tregon një pasqyrë të verërave Bordeaux. Zbuloni rreth zonës së kultivimit, kantinave, vitit të prodhimit dhe varieteteve të rrushit. Aplikacionet e Liebherr
Lëreni të pushojë dhe maturohet
Aromatike si molla apo jargavani, pikante si kanella – aromat fine dhe nuancat aromatike të një vere të mirë njohësit e verës i përcaktojnë me anë të krahasimeve figurative. Varietet e rrushit, karakteristikat e tokës dhe momenti i vjeljes kanë ndikim shumë të madh në shijen e verës, ashtu si edhe mënyra dhe kohëzgjatja e maturimit. Megjithatë rafinimi i verës vazhdon edhe pas mbushjes në shishe - njohësit e verës e quajnë këtë proces delikat "maturim në shishe". Shpesh është vetëm ky proces që u jep shijen perfekte shumë verërave të mira.
Procesi i maturimit në shishe
Gjatë maturimit në shishe, substanca të ndryshme të pranishme në verë, si acidet ose taninet dhe ngjyruesit, ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Si rezultat ndodh shpërbërja intensive dhe aromat e frutave mund të zhvillohen më tej. Në varësi të llojit të verës mund të duhen disa vite derisa vera të zhvillojë aromën e plotë të saj. Gjatë kësaj kohe, ndikimet e mjedisit, si p.sh. erërat e ndryshme, mund të shqetësojnë aromën e verës, për shembull kur vera ruhet në raft të hapur në kuzhinë. Por duhet ditur gjithashtu se jo çdo qilar mund të jetë qilar për të ruajtur verë.
Suksesi i maturimit në shishe
- Aromat e verës mund të zhvillohen më së miri në shishe të ftohura në temperaturë konstante midis 10°C dhe 12°C. Ngrohtësia ndikon në maturimin dhe shishe dhe shkatërron nuancat delikate të shijes.
- Oksigjeni ndikon në procesin e maturimit dhe zakonisht futet brenda në shishe nëpërmjet tapës së tharë.
- Një nivel lagështie mbi 50% e mban tapën të paprekur – shishja mbetet hermetike dhe vera është e mbrojtur.
Frigoriferi për verën Liebherr siguron kushte ruajtjeje uniforme – dhe përbën kështu mjedisin perfekt për procesin e maturimit në shishen e verës.
Video
Sigurimi i kushteve më të mira të ruajtjes
Një verë prestigjioze e cilësisë së lartë duhet ruajtur e patrazuar nën kushte të kontrolluara. Vetëm kështu mund të zhvillohen brenda në shishe nuancat komplekse të aromës dhe shijes. Dridhjet, erërat dhe drita UV e dëmtojnë këtë proces. Kështu për shembull, rrezet e UV mund të nxisin procese biokimike brenda verës, nga të cilat ajo humbet shijen dhe ngjyrën. Edhe dridhjet e dëmtojnë një pije të ndjeshme. Nëse molekulat e verës përzihen me njëra-tjetrën, atëherë kjo gjë ndikon në procesin e maturimit natyral.
Teknologjia më e mirë për të apasionuarit e verës
Shijim i plotë gllënjkë pas gllënjke
Momenti i madh ka mbërritur: do të hapet një shishe vere prestigjioze. E ruajtur në mënyrën e duhur, ajo mund ta shpërthejë plotësisht aromën e saj. Për t'u shijuar në më të mirën e saj, duhet që përpara hapjes vera të sillet në temperaturën optimale të servirjes.
Kush është temperatura optimale e pirjes?
Verërat e kuqe serviren me një temperaturë midis 14°C dhe 18°C. Parimi i përgjithshëm: sa më e vjetër dhe sa më e plotë të jetë vera, aq më e lartë duhet temperatura. Vera e bardhë e thatë dhe e freskët konsumohet me kënaqësi në temperaturën 8°. Verërat e bardha më të maturuara dhe më të plota e shpërthejnë aromën e tyre deri në 12°C, ndërkohë që verërat e ëmbla shijohen paksa më të freskëta, p.sh. midis 6°C dhe 8°C. Në mënyrë që vera e gazuar ose shampanja të shijojë në gojë, duhet që ajo të ftohet të paktën deri në 8°C. Por megjithatë, për të gjitha të dhënat e temperaturës vlen rregulli praktik: shija personale është ajo që vendos. Thjesht bëni disa prova për të konstatuar se cila është temperatura që ju pëlqen ta konsumi verën.
Dekantim apo ajrosje?
Jo të gjitha verërat janë të përshtatshme për t'u hedhur me kënaqësi në një dekanter. Verërat e kuqe të ruajtura për shumë kohë duhen hedhur me kujdes në një dekanter të ngushtë për të ndarë sedimentet nga vera. Për këtë përdoren enë me sipërfaqe mundësisht sa më të vogël, sepse nga kontakti me oksigjenin verërat e vjetra mund të oksidohen dhe të prishen.
Nga ana tjetër, verërat e kuqe të reja hidhen në dekanter përpara se të konsumohen. Kur vera hidhet në dekanter me fund të gjerë ajo mund të shpërthejë aromën e saj nga kontakti me oksigjenin dhe për rrjedhojë të jetë më harmonike.
Çfarë lloj gote për secilën verë?
Edhe forma e gotës ka një ndikim të madh në kënaqësinë e pirjes. Verërat e kuqe të vjetruara e lëshojnë aromën e tyre në gota të larta dhe të gjera. Gotat e harkuara theksojnë nuancat e frutave të verërave të bardha të reja. Shampanja shkumëzon dhe shkëlqen në mënyrë më impresive në gotat e holla e të gjata. Forma e hollë dhe e gjatë pengon që dioksidi i karbonit të largohet shpejt dhe mundëson shkumëzimin e shampanjës.
Nga temperatura optimal e servirjes e deri te zgjedhja e gotës së duhur: vera është një asetet kulturore më të vjetra dhe simbolizon prej mijëra vjetësh kulturën e të shijuarit. Frigoriferët për verën Liebherr kujdesen që verërat të ruhen në kushtet më të mira dhe të serviren në temperaturën ideale për t'u shijuar. Për të pasur gati shishen e duhur të verës për çdo rast dhe për ta shijuar realisht verën tuaj.
Seria "Vinidor"
Pajisjet "Vinidor" disponojnë dy ose tre zona për verën, temperatura e të cilave mund të rregullohet në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra në një interval nga +5°C deri në +20°C. Kjo mundëson fleksibilitetin maksimal në përdorim. Kështu, në pajisje mund të ruhen në të njëjtën kohë verëra të kuqe, të bardha dhe shampanjë, ku secila mbahet në temperaturën optimale për konsum. Por frigoriferët për verën të serisë "Vinidor" ofrojnë kushtet klimatike ideale edhe për ruajtjen afatgjatë të verërave. Si rezultat i madhësive të ndryshme të zonave për verën dhe të rregullimit fleksibël të temperaturës këto pajisje janë të përshtatshme për çdo asortiment të veçantë verërash.
Frigoriferët për ruajtjen e verës
Frigoriferët për ruajtjen e verës sigurojnë kushte të ngjashme ruajtjeje për verën si kantinat/qilarët. Në të gjithë hapësirën e brendshme mbizotëron një temperaturë konstante që rregullohet në mënyrë elektronike. Për rrjedhojë, frigoriferët për ruajtjen e verës janë më se optimalë për ruajtjen afatgjatë dhe maturimin e verërave. Përmes zgjedhjes fleksibël të temperaturës në intervalin +5°C deri në +20°C, ato mund të përdoren për të mbajtur një numër të madh shishesh vere të gatshme në temperaturën e servirjes. Seritë "GrandCru" dhe "Vinothek" ofrohen nga Liebherr në madhësi të ndryshme dhe me karakteristika të ndryshme.
Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës
Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës të serisë "Vinothek" janë veçanërisht të përshtatshëm për të mbajtur verë të llojeve të ndryshme, secila në temperaturën ideale të servirjes. Si rezultat i përdorimit të komponentëve specialë arrihet një ndarje në shtresa e temperaturës së brendshme. Kështu për shembull në zonën e sipërme mund të mbani verë të kuqe në temperaturën +18°C. Me temperaturën +5°C, zona e poshtme është veçanërisht e përshtatshme për mbajtjen e verës së shkumëzuar ose shampanjës. Zona e ndërmjet është ideale për verën e bardhë, e cila duhet të ruhet në temperaturën e pirjes.