Temperatura e duhur për lloj ushqimi
Kombinimi midis nivelit të lagështisë dhe temperaturës është çelësi i suksesit për ruajtjen për kohë më të gjatë dhe mbrojtjen e lëndëve ushqyese. Kërkesat për ruajtjen janë të ndryshme për lloje të ndryshme ushqimi. Për shembull, proshutat e cilësisë së lartë maturohen në ajrin e thatë të maleve, mangot rriten në lagështi të madhe, djathi e zhvillon aromën e tij në hapësira boshe të ftohta. Me ndarjet e rregullueshme në mënyrë fleksibël, "BioFresh" siguron kushtet optimale të ruajtjes për çdo kategori ushqimi.
Ruajtje e veçuar e ushqimeve me "BioFresh"
Zonat me klimë të ndryshme në një pajisje

Te "BioFresh-Safes" qarkullimi i ajrit dhe temperatura mund të rregullohen e ndryshohen.
Teknologjia "BioFresh" mbështetet mbi rregullin që ushqimet rrojnë më gjatë kur ruhen në temperaturë paksa mbi pikën e ngrirjes. Si rezultat, temperatura në kasetat "BioFresh" është konstante dhe shkon paksa mbi 0°C. Këto kaseta funksionojnë si kaseta freskie, të cilat sigurojnë kushtet optimale të ruajtjes për ushqime të ndryshme – dhe kjo vetëm në një pajisje.
Për më shumë fleksibilitet: BioFresh-Plus
Në pajisjet me "BioFresh-Plus" temperatura e "BioFresh-Safe" të sipërm mund të vendoset saktësisht në gradën e kërkuar. Përveç temperaturës mund të përcaktohet edhe niveli i lagështisë nëpërmjet një rregullatori me rrëshqitje. Në këtë mënyrë, këto kaseta mund të shfrytëzohen sipas dëshirës si "HydroSafe" ose si "DrySafe". Në sajë të "BioFresh" dhe "BioFresh-Plus" në frigorifer përftohet një hapësirë e gjithanshme për ruajtje, ku ruhen në kushte ideale ushqimet nga më të ndryshmet.
Panoramë e kasetave "BioFresh-Safes"

Nëse "BioFresh-Safe" kalohet në "HydroSafe", atëherë rritet niveli i lagështisë. Frutat dhe perimet jo të paketuara dhe sallata qëndrojnë kështu të freskëta për më gjatë. Sistemi elektronik preciz i kontrollit garanton ruajtjen e saktë të temperaturës pak mbi 0°C. Kështu evitohet ngrirja e padëshiruar e ushqimit edhe në rast niveli të lartë lagështie.

Kur rregullatori me rrëshqitje është i hapur niveli i lagështisë ulet – "BioFresh-Safe" kthehet në "DrySafe". Niveli i ulët i lagështisë është i përshtatshëm për ruajtjen e produkteve të peshkut, mishit dhe të bulmetit. Kur ruhet në paketim në këtë mjedis relativisht të thatë ushqimet e ruajnë aromën e tyre për kohë shumë më të gjatë sesa në ndarjen e zakonshme të ftohjes - p.sh. djathi, me deri në 100 ditë.

"BioFresh-Plus-Safe" ofron fleksibilitet maksimal. Vlera e temperaturës në gradë mund të vendoset në mënyrë precize nëpërmjet sistemit elektronik të veçantë. Në -2°C, peshku dhe frutat e detit qëndrojnë të freskëta për më gjatë. Frutat tropikale delikate e kanë temperaturën ideale të ruajtjes +6°C. Me "BioFresh-Plus", kaseta e sipërme "BioFresh-Safe" mund të përshtat menjëherë dhe në temperaturën e duhur sipas nevojave të ushqimeve të ndryshme.
Këshillë: temperaturat paksa mbi 0°C janë optimale për ruajtjen e ushqimeve të freskëta, por ndoshta jo për konsumimin e tyre. Djathi e shpërthen aromën e tij vetëm në temperaturën e ambientit dhe frutat kanë shije shumë më mirë kur nuk konsumohen shumë të ftohta. Edhe mishi duhet lënë të ngrohet në temperaturën e dhomës përpara se të skuqet. Kështu që mundësisht nxirrni ushqimet nga frigoriferi në kohën e duhur përpara ngrënies ose përgatitjes, ndonëse se duhet t'i ruani ato me temperaturë konstante në ftohje.
Çdo ushqim ka vendin e tij

Shijet janë të ndryshme – po aq i ndryshëm duket edhe përdorimi i frigoriferit. Kështu, njerëzit që heqin dorë nga konsumi i mishit dhe produkteve të bulmetit kanë nevojë për më shumë hapësirë për frutat, perimet dhe sallatat. Nëse jeni vegjetarian ose adhurues i biftekut: frigoriferët e pajisur me funksionin "BioFresh" ofrojnë hapësirë të madhe ruajtjeje, e cila mund të shfrytëzohet sipas dëshirës dhe nevojave.
Organizoni frigoriferin sipas nevojave
Parimi praktik i kasetave të teknologjisë "BioFresh" ndihmon për të organizuar me rregull frigoriferin dhe kujdeset që ushqimet brenda tij të jenë të dukshme. Kasetat e mëdha që tërhiqen jashtë në mënyrë komode falë shinave teleskop bëjnë të mundur vendosjen me rregull e të qartë të ushqimeve dhe organizimin komod. Raftet dhe kasetat në zonën klasike të ftohjes sigurojnë gjithashtu shumë sipërfaqe të përdorshme për ushqimet që nuk kanë nevojë për ndonjë nivel lagështie të veçantë. Përveç kësaj, karakteristikat si rafti mbajtës i shisheve ose "VarioBox" ndihmojnë për të mbajtur rregullin brenda në frigorifer.
Kurseni ushqimin
Ruajtje optimale e ushqimeve nënkupton një pamje të qartë të tyre dhe akses të shpejtë te përbërësit e dëshiruar. Rregulli i brendshëm ndihmon edhe për blerjet: një shikim i shpejtë brenda në frigorifer dhe e dini se çfarë ju duhet. Ju mund të bëni blerje të parashikuara dhe të shmangni faktin që të mbani ushqime në cepa të padukshëm derisa ato të prishen. Në këtë mënyrë, "BioFresh" ju ndihmon të menaxhoni në mënyrë të qëndrueshme ruajtjen e ushqimeve në dy mënyra njëkohësisht: ushqimet qëndrojnë të freskëta për kohë shumë më të gjatë, ju optimizoni blerjet tuaja duke krijuar më pak mbetje.
Komoditeti

Në zhvillimin e frigoriferëve ftohës dhe ngrirës Liebherr fokusohet në nevojat e klientëve. Rezultati i kësaj qasjeje janë pajisjet komode që lehtësojnë jetën e përditshme. Funksione komode
Freski si e tregut në shtëpi

"BioFresh" ndihmon që ushqimet të qëndrojmë aromatike dhe të pasura me vitamina për një kohë më të gjatë.
Gjithnjë e më shumë njerëzit po i kushtojnë rëndësi dietës së balancuar e të kujdesshme. Bazën e kësaj diete e përbëjnë ushqimet e freskëta cilësore me vitaminat, mikroelementet dhe mineralet e rëndësishme. Ato sigurojnë energjinë, fuqizojnë sistemin imunitar dhe mbështetin metabolizmin në mënyrë krejtësisht natyrale. Sa më i freskët të jetë ushqimi, aq më e pasur është përmbajtja e tyre me lëndë ushqyese. Për fat të keq në ditët e sotme vështirë të gjejmë kohë për të bërë pazare çdo ditë, por megjithatë prapë nuk heqim dorë nga ushqimet e freskëta. Për këtë arsye, na nevojiten teknologji inovative që na ndihmojnë t'i ruajmë ushqimet për më gjatë dhe që të ruajmë shijen, përbërjen dhe lëndët e çmuara ushqyese të tyre.
Kombinimi optimal i temperaturës dhe lagështisë
Me teknologjinë "BioFresh" nga Liebherr ju ruani ushqimet tuaja në ndarjet e ftohjes, ku secila prej tyre ofron kushtet optimale të ruajtjes për frutat dhe perimet, peshkun dhe mishin, si dhe produktet e bulmetit. Kombinimi i përshtatur midis temperaturës de lagështisë kujdeset që shija dhe lëndët ushqyese të tyre të rrojnë ndjeshëm për më gjatë. Edhe në konfigurimin e brendshëm, frigoriferët me "BioFresh" ofrojnë veçori dhe funksione praktike, të cilat sigurojnë shumë hapësirë ruajtjeje dhe janë lehtësisht të dukshme. Në këtë mënyrë, Liebherr ju ndihmon të ruani freskinë e ushqimeve tuaja dhe ju mbështet me ruajtjen efikase të tyre, gjë e cila ju kursen kohë.
BioFresh: për freski që zgjat
Si funksionon "BioFresh": videoja tregon mënyrën e funksionimit dhe veçoritë e teknologjisë inovative "BioFresh" të Liebherr.
Shijimi

Frigoriferët ftohës dhe ngrirës Liebherr sigurojnë që ushqimi i ruajtur të jetë i freskët për një kohë të gjatë falë teknologjive të reja. Funksionet për më shumë kënaqësi

Frigoriferët me "BioFresh"
Frigoriferët me teknologjinë "BioFresh" jo vetëm që kanë shumë hapësirë, por edhe ofrojnë kushtet ideale të ruajtjes për të gjitha llojet e ushqimeve. Sepse me nivelin e lagështisë të përcaktuar në mënyrë individuale, frutat, perimet, mishi, produktet e bulmetit, si dhe peshku dhe frutat e detit qëndrojnë të freskëta për kohë shumë më të gjatë. Fleksibilitet edhe më të lartë ofron "BioFresh-Plus", tek e cila temperatura mund të përshtatet në gradët e duhura për ushqime nga më të ndryshmet.
Liebherr ofrohen frigoriferë për inkaso dhe me qëndrim të pavarur, të pajisur me teknologjinë inovative "BioFresh".

Kombinimet ftohës-ngrirës me "BioFresh"
Me një pajisje të kombinuar me "BioFresh" nga Liebherr përfitimi është i dyfishtë. Pajisjet ndërthurin teknologjitë inovative të ftohjes për freski më të gjatë me funksionet e ngrirjes me efiçencë energjie. Kështu, shumë prej pajisjeve tona të kombinuara ftohës-ngrirës përveç teknologjisë për freskinë "BioFresh" disponojnë edhe funksionet "SmartFrost" dhe "NoFrost". Këto funksione parandalojnë që hapësira e brendshme dhe ushqimet të zënë shumë akull. Shkrirja manuale është kështu shumë më e rrallë, kurse me funksionin "NoFrost" ajo pothuajse nuk nevojitet më asnjëherë.
Zgjidhni nga gama e gjerë e pajisjeve të kombinuara ftohës-ngrirës për përdorim inkaso dhe me qëndrim të pavarur.

Kombinimet Side-by-Side me "BioFresh"
Frigoriferët e kombinuar Side-by-Side nga Liebherr janë idealë për ruajtjen në sasi të mëdha të ushqimeve të pasura me vitamina. Pajisjet nuk të mahnitin vetëm me hapësirën e bollshme dhe teknologjitë inovative. Ato shquhen për dizajnin e tyre ekskluziv dhe komoditetin unik. Kështu për shembull, sistemi elegant i komandimit "MagicEye" me ekran LCD dhe tregues grafik të temperaturës kujdeset për ruajtjen e gradës së saktë të temperaturës së zgjedhur.
Pajisjet Side-by-Side i gjeni si pajisje ekskluzive me qëndrim të pavarur ose si modele për përdorim inkaso.