Etiketa e energjisë dhe skeda teknike e produktit

Në vitin 2010 hyri në fuqi në mbarë Evropën një rregullore e re për detyrimin e etiketimit të konsumit të energjisë për frigoriferët dhe pajisjet ngrirëse. Që prej asaj kohe etiketa e unifikuar e energjisë BE informon konsumatorin në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ndër të tjera, për konsumin e energjisë të frigoriferëve ftohës dhe ngrirës. Për rrjedhojë, etiketa është projektuar për të pasur një gjuhë neutrale universale, piktogramet i tregojnë klientit të dhëna të ndryshme dhe mundësojnë krahasimin midis modeleve, por edhe midis prodhuesve të ndryshëm.

Në zbatim të Rregullores së Bashkimit Evropian 1060/2010/BE (pajisjet elektroshtëpiake) dhe asaj 1094/2015/BE (pajisjet frigoriferike profesionale) ne vendosim në dispozicion të shitësve tanë etiketat e energjisë që kërkohen nga këto rregullore, për t'i shkarkuar pa pagesë në internet. Përveç kësaj, ju mund të shkarkoni të gjitha skedat teknike të produkteve, specifike sipas shtetit.

Zgjidhni një dokument dhe shtetin që dëshironi.

Të dhënat transferohen të grupuara në një dosje. Juve ju nevojitet një program kompjuterik që mbështet formatin e skedarëve ZIP që t'i nxirrni nga dosja e ngjeshur të dhënat e shkarkuara.