Produkte cilësore prej më shumë se 60 vjetësh

Që prej 60 vjetësh kompania Liebherr-Hausgeräte GmbH" shquhet për prodhimin e frigoriferëve ftohës dhe ngrirës të cilësisë mjaft të lartë. Cilësia e pajisjeve tona përbën themelin solid të besimit të madh që klientët kanë te marka Liebherr. Në fabrikat tona të prodhimit ne punojmë pa ndërprerje për të zhvilluar më tej dhe për të optimizuar të gjithë komponentët dhe materialet që përdorim në pajisjet tona.

Garantimi i cilësisë

Prodhimi

Në pajisjet Liebherr mishërohet ekspertiza e madhe, zhvillimi i vazhdueshëm dhe vëmendja ndaj detajeve. Përpara se një pajisje të futet në prodhimin në seri, inxhinierët tanë kryejnë kërkime për muaj me radhë për të përmbushur kërkesat më të larta. Nëpërmjet kontrolleve të rrepta të cilësisë ne garantojmë që nga fabrikat tona të dalin vetëm pajisje të shkëlqyera. Prodhimi te Liebherr

Testet e ngarkesës

Si prodhues i pajisjeve të cilësisë më të lartë, Liebherr kërkon që komponentët dhe pajisjet të përmbushin standardet më të larta. Për të garantuar jetëgjatësinë dhe funksionalitetin për një kohë sa më të gjatë, ne i testojmë të gjitha modelet tona nën ngarkesa ekstreme dhe në teste të ngjashme me ngarkesën në përdorimin e përditshëm. Kështu garantohet që cilësia e Liebherr të mrekullojë përsëri gjithnjë e më shumë klientë. Testet e cilësisë te Liebherr

Çmimet dhe vlerësimet

Liebherr garanton frigoriferë ftohës dhe ngrirës mjaft cilësorë për kërkesat më të larta. Institutet e pavarura, si fondacioni "Stiftung Warentest" ose "Red Dot Design Award", konfirmojnë nëpërmjet testeve të vazhdueshme dhe votimeve të konsumatorëve se pajisjet tona përmbushin kërkesat më të larta. Përmbledhje e vlerësimeve

Shërbimi për klientin

Ndihmë e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë: Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me produktet, shërbimet e riparimit ose pjesët e këmbimit, ne do t'ju lidhim me personin e duhur të kontaktit. Kërkimi i shërbimit për klientin

Mediat sociale

Liebherr kalon në median sociale: Bëhuni pjesë e komunitetit tonë dhe merrni jo vetëm përkrahje në rast shërbimi, por edhe këshilla dhe truke për ruajtjen e përkryer të ushqimit tuaj. Liebherr në rrjetet sociale