Frigoriferët ngrirës për industrinë e ushqimeve të ngrira dhe akullores

Konsum të ulët energjie dhe raport perfekt cilësi-çmim – këto janë ato që ofrojnë frigoriferët ngrirës Liebherr. Duke përdorur frigoriferët ngrirës Liebherr ju reklamoni në mënyrë optimale produktet tuaja. Përveç kësaj, materiali izolues me izolim perfekt, kompresorët e fuqishëm dhe komponentët e ftohjes të përshtatur në mënyrë optimale kujdesen për performancën perfekte të ftohjes.

Industria e ushqimeve të ngrira dhe akullores

Frigoriferët banak Impuls me ekspozim

Me përdorimin e frigoriferëve banak Impuls me ekspozim produktet tuaja prezantohen në formë atraktive, të qartë dhe joshëse. Qoftë në dyqan ushqimesh, pikë karburanti apo në një kioskë, frigoriferët banak Impuls me ekspozim ofrojnë mundësitë më të mira të prezantimit ekskluziv të produkteve dhe rrisin kështu shanset për një vendim të shpejtë për blerje. Frigoriferët banak Impuls me ekspozim

Frigoriferët banak me ekspozim

Frigoriferët banak me ekspozim Liebherr shquhen për performancën perfekte në ftohje dhe mundësojnë një prezantim optimal të produkteve. Kapakët e mëdhenj prej xhami me rrëshqitje të lehtë dhe ndriçimi plot efekt ofrojnë mundësinë e shikimit tërheqës të produkteve dhe nxisin kështu blerjen e tyre. Sipas modelit, banakët mund të zhvendosen shpejt dhe lehtë falë rrotave të forta me rule. Kjo mundëson një pastrim të thjeshtë dhe të lehtë të sipërfaqes poshtë tyre. Frigoriferët banak me ekspozim

Frigoriferët ngrirës banak

Veçanërisht në fushën profesionale, frigoriferët ngrirës banak duhet të përballojnë ngarkesa ekstreme dhe të plotësojnë kërkesa të larta në përdorimin e përditshëm. Për këtë arsye, Liebherr përdor vetëm materiale të cilësisë së lartë dhe komponentë të qarkut të ftohjes me performancë të lartë. Falë kërkesave tona për cilësinë, frigoriferët ngrirës banak Liebherr sigurojnë jetëgjatësi dhe siguri në funksionim. Frigoriferët ngrirës banak

Frigoriferët ngrirës

Frigoriferët ngrirës

Përveç frigoriferëve ngrirës banak, ne sigurisht që ofrojmë një gamë të gjerë pajisjesh ngrirëse për përdorim të përditshëm. Falë teknologjisë ergonomike sigurohet një akses i thjeshtë dhe i lehtë te produktet. Po ashtu, produktet tuaja mund të ruhen në mënyrë të qartë dhe tërheqëse. Dhe falë teknologjisë "NoFrost" procesi i shkrirjes që kërkonte shumë kohë i përket tashmë të shkuarës. Frigoriferët ngrirës

Këshillimi

Kemi kënaqësinë t'ju këshillojmë për pyetjet para dhe pas blerjes për përdorimin dhe trajtimin e produkteve tona dhe t'u përgjigjemi pyetjeve tuaja rreth pajisjeve shtëpiake Liebherr. Konsultohuni tani pa asnjë detyrim

Garantimi i cilësisë

Për të përmbushur kërkesat tona të larta për cilësinë, çdo hap i prodhimit te Liebherr i nënshtrohet një procedure kontrolli rigoroze. Kontrolli i cilësisë

Broshurat

Zbuloni shumëllojshmërinë e frigoriferëve ftohës dhe ngrirës Liebherr. Broshurat tona ju informojnë për gamën e gjerë të pajisjeve tona për laboratorët ose furrat e bukës. Shko te përmbledhja e broshurave "Pajisjet profesionale"

Shitjet

Dëshironi ta provoni direkt një pajisje Liebherr përpara se ta blini atë? Shitësit tanë të autorizuar që gjenden pranë jush e kanë kënaqësi që t'ju ndihmojnë. Shko te Kërkimi i shitësve të autorizuar