Arsyet e duhura

Kush kërkon cilësinë më të lartë nuk duhet të bëjë asnjë kompromis. Ne te Liebherr shfrytëzojmë përvojën tonë për të garantuar produkte të cilësisë më të lartë - dhe këtë e kemi bërë prej më shumë se 60 vjetësh. Gama e madhe e pajisjeve për shumë fusha përdorimi mahnit me përdorimin intuitiv, efiçencën e energjisë, dizajnin klasik dhe funksionet e shumta praktike, të cilat kujdesen për ruajtjen e freskisë dhe të cilësisë së ushqimeve dhe kontribuojnë për një stil jetese të shëndetshëm dhe modern.

Një rëndësi të madhe në projektimin dhe zhvillimin e pajisjeve ka për ne edhe qëndrueshmëria dhe përgjegjshmëria ndaj mjedisit, gjë e cila provohet edhe me vlerësimet e rëndësishme dhe certifikatat që kemi marrë në këtë fushë. Ka shumë arsye të mira për të zgjedhur një pajisje Liebherr – kur do ta merrni vendimin e drejtë dhe të duhur?

Si specialistë për pajisjet ftohëse dhe ngrirëse, prej më shumë se 60 vjetësh ne zhvillojmë dhe prodhojmë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhje dhe produkte inovative dhe bindëse. Besimi i klientëve tanë është shtysa jonë e përditshme që të vazhdojmë më tej punën për prodhimin e produkteve të cilësisë së lartë. Kur bëhet fjalë për blerjen e pajisjeve të reja, asnjë prodhues tjetër në fushën e pajisjeve të mëdha elektroshtëpiake nuk ka kaq shumë klientë besnikë të markës së preferuar sa Liebherr.

Për të garantuar besueshmërinë e të gjitha produkteve, Liebherr përdor vetëm komponentët dhe materialet më cilësore për prodhimin e pajisjeve. Çdo pajisje testohet intensivisht për cilësinë dhe funksionalitetin e saj që në procesin e prodhimit. Falë zhvillimit të vazhdueshëm të pajisjeve, optimizimit të të gjithë komponentëve dhe trajtimit të tyre deri në detaje, ne mund të garantojmë me bindje të plotë cilësinë e vërtetuar të Liebherr.

Garantimi i cilësisë te Liebherr

Materiale cilësore dhe forma klasike - falë kësaj ndërthurjeje unike frigoriferët tanë ftohës dhe ngrirës përmbushin kërkesat më të larta për dizajnin. Ndërthurja e përdorimit të inoksit cilësor me sistemet precize elektronike të komandimit dhe dizajni i sofistikuar garantojnë një elegancë të pakushtëzuar nga koha që nuk resht së frymëzuari - pavarësisht nëse pajisja është e kategorisë "Comfort" ose "Premium".

Dizajni special

Instalimi i pajisjeve tona është shumë i thjeshtë: Ne garantojmë një instalim të sigurt dhe të qëndrueshëm të frigoriferit në mobilien e kuzhinës. Kështu sigurohet që pajisja të funksionojë në mënyrë të përkryer, dera të mbyllet në mënyrë optimale dhe që të arrihet performanca ideale e ftohjes.

Pajisjet shtëpiake inkaso

"Përgjegjësia është e jona": Puna jonë me këtë parim themelor të Liebherr nis që nga konceptimi i frigoriferëve tanë ftohës dhe ngrirës. Për këtë arsye, në pajisjet tona ne përdorim komponentë të cilësisë më të lartë për të garantuar jo vetëm një jetëgjatë të madhe dhe funksionim të sigurt të tyre, por edhe efiçencën më të mirë të energjisë dhe efiçencën më të lartë në shfrytëzimin e burimeve. Ne jemi të përkushtuar për praktikat e përgjegjshme të biznesit për punonjësit tanë, mjedisin dhe shoqërinë në të gjitha nivelet dhe përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës – nga faza e blerjes së materialeve deri në atë të riciklimit. Po ashtu, ne i certifikojmë të gjitha vendndodhjet tona sipas standardeve ndërkombëtare ISO për cilësinë, mjedisin dhe energjinë, dhe jemi të orientuar drejt standardeve ndërkombëtare sociale.

Paralelisht me "Objektivat për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara", kompania Liebherr-Hausgeräte GmbH që prej vitit 2015 e ka sanksionuar përkushtimin e saj në nivel strategjik nëpërmjet "Direktivave për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm", për veprimet e saj në mënyrë të përgjegjshme. Për kompaninë Liebherr-Hausgeräte GmbH nuk ka dyshim se industria dhe ekonomia duhet të japin kontributin e tyre për realizimin e axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm, për të arritur së bashku bazën për një jetesë të denjë të shoqërisë.

Nëpërmjet përdorimit të sistemeve elektronike më moderne të kombinuara me sistemet e ftohjes me efiçencë të lartë, Liebherr ofron në të gjitha grupet e produkteve një program atraktiv dhe që kursen energji, në klasat më të mira të efiçencës së energjisë. Kjo mbron mjedisin dhe është e mirë edhe për xhepin.

Teknologjia "BioFresh" nga Liebherr garanton klimën e përkryer për freski super të gjatë. Me temperaturën pak mbi 0°C dhe nivelin ideal të lagështisë, frutat dhe perimet, mishi, peshku dhe produktet e qumështit i ruajnë vitaminat e shëndetshme, aromën delikate dhe pamjen oreks ndjellëse për kohë më të gjatë sesa në ndarjen e zakonshme të ftohjes.

Ruajtja e përkryer e ushqimeve

Jo më shkrirje: pajisjet tona me funksionin "NoFrost" ofrojnë performancë ftohjeje të nivelit profesional për ruajtjen afatgjatë e të sigurt të ushqimeve. Produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Si rezultat ndarja e ngrirjes mbetet gjithmonë pa zënë akull dhe ushqimet nuk mbulohen më nga akulli.

Cilësia e shkëlqyer e produktit dhe dizajnit e pajisjeve tona konfirmohet gjithnjë e më shumë nga institucionet e pavarura. Kështu për shembull, në kuadër të "Plus X Award" Liebherr u zgjodh si "Marka tregtare e specializuar e vitit 2012". Edhe fondacioni "Stiftung Warentest" i vlerëson gjithnjë rregullisht pajisjet tona me nota shumë të mira.

Vlerësimet për pajisjet Liebherr

Kur bëhet fjalë për frigorifer ftohës apo ngrirës me qëndrim të pavarur, pajisje inkaso apo për montim nën banak ose për ftohje, ngrirje apo ndonjë kombinim të këtyre të dyjave – me portofolin e produkteve që përmban mbi 200 modele, Liebherr ofron zgjidhjen e përkryer të ftohjes pothuajse për çdo dëshirë të klientëve.

Produktet

Për përdorim privat familjar ose për përdorim profesional: frigoriferët tanë ftohës dhe ngrirës shquhen për cilësinë, besueshmërinë dhe jetëgjatësinë e madhe.

Video

We need your consent This YouTube video is provided by Google*. If you load the video, your data - including your IP address - is transmitted to Google and may be stored and processed by Google inter alia in the USA. We have no influence over further data processing by Google. By clicking on "Accept", you consent to the transmission of data to Google for this video in accordance with Art. 6 (1) (a) GDPR and at the same time expressly consent to the transfer of data to the USA in accordance with Art. 49 (1) (a) GDPR. If you no longer wish to consent to each YouTube video individually in the future and wish to be able to load the videos without this blocker, you can also select "Always accept YouTube" and thereby consent to the associated data transmissions and transfers to Google and to the USA for all other YouTube videos which you open on our website in the future. Please note that, in the opinion of the European Court of Justice, there does not currently exist an adequate level of data protection in line with EU standards in the USA, and at present we cannot provide suitable safeguards to protect your data and offset this shortcoming. Possible risks to you of data transfer to the USA are that access by state authorities cannot be excluded and that your data could be processed for reasons of national security, criminal prosecution or for other purposes in the public interest of the USA, possibly without you being informed separately and without enforceable rights and effective means of redress being available to you. You can withdraw consent that you have given at any time with future effect via the settings. For further information, please see our Data Protection Declaration and Google's Privacy Policy. *Google Ireland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Irland; Mutterunternehmen: Google LLC, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA
Shihni në video se me çfarë kujdesi i testojmë të gjithë komponentët për funksionimin e përkryer dhe të besueshëm, për të garantuar cilësinë maksimale. Hap videon We need your consent This YouTube video is provided by Google*. If you load the video, your data - including your IP address - is transmitted to Google and may be stored and processed by Google inter alia in the USA. We have no influence over further data processing by Google. By clicking on "Accept", you consent to the transmission of data to Google for this video in accordance with Art. 6 (1) (a) GDPR and at the same time expressly consent to the transfer of data to the USA in accordance with Art. 49 (1) (a) GDPR. If you no longer wish to consent to each YouTube video individually in the future and wish to be able to load the videos without this blocker, you can also select "Always accept YouTube" and thereby consent to the associated data transmissions and transfers to Google and to the USA for all other YouTube videos which you open on our website in the future. Please note that, in the opinion of the European Court of Justice, there does not currently exist an adequate level of data protection in line with EU standards in the USA, and at present we cannot provide suitable safeguards to protect your data and offset this shortcoming. Possible risks to you of data transfer to the USA are that access by state authorities cannot be excluded and that your data could be processed for reasons of national security, criminal prosecution or for other purposes in the public interest of the USA, possibly without you being informed separately and without enforceable rights and effective means of redress being available to you. You can withdraw consent that you have given at any time with future effect via the settings. For further information, please see our Data Protection Declaration and Google's Privacy Policy. *Google Ireland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Irland; Mutterunternehmen: Google LLC, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA

Komoditeti

Në zhvillimin e frigoriferëve ftohës dhe ngrirës Liebherr fokusohet në nevojat e klientëve. Rezultati i kësaj qasjeje janë pajisjet komode që lehtësojnë jetën e përditshme. Funksione komode

Mediat sociale

Liebherr kalon në median sociale: Bëhuni pjesë e komunitetit tonë dhe merrni jo vetëm përkrahje në rast shërbimi, por edhe këshilla dhe truke për ruajtjen e përkryer të ushqimit tuaj. Liebherr në rrjetet sociale

Aplikacionet

Nga ruajtja e ushqimeve te projektimi interaktiv i kuzhinës e deri te WineGuide: Përdorni aplikacionet tona falas. Aplikacionet e Liebherr

Broshurat

Informacione të hollësishme për karakteristikat, teknologjitë dhe konsumin e produkteve tona mund të gjenden në broshurat tona. Shkarko broshura