Frigoriferët inkaso për verën

Për të shijuar verën, temperatura ideale luan një rol të rëndësishëm. Kjo është e vërtetë për temperaturën e ruajtjes afatgjatë, si dhe për temperaturën e servirjes. Një frigorifer për ruajtjen ose përshtatjen e temperaturës së verës Liebherr është vendi i përkryer për ruajtje. Vera ruhet këtu nën kushte të kontrolluara saktësisht dhe mbrohet nga ndikimet e dëmshme mjedisore. Me madhësi të ndryshme dhe zgjidhje të ndryshme për dyert, frigoriferët inkaso për verën Liebherr mund të futen lehtë në kuzhina ose dollapët në mur.

Frigoriferët për verën, në inkaso

Frigoriferët për verën, në inkaso, instalohen rrafsh me sipërfaqen në bufetë standarde me lartësi 45 cm deri në 122 cm. Dyert prej xhami izolues nxjerrin në pah shumë mirë gjendjen e verës. Frigoriferët për verën, në inkaso me derë xhami

Frigoriferët nën banak për verën

Frigoriferët nën banak për verën e kanë vendin e tyre nën pllakëne sipërme të punës. Ajrimi dhe qarkullimi i ajrit kryhet nëpërmjet një bazamenti me rregullim të lartësisë. Kështu nuk nevojitet grila e ventilimit në banak. Frigoriferët nën banak për verën me derë xhami

Frigoriferët për verën

Nga përdorimi familjar deri te gastronomia: Liebherr ofron frigoriferë për verën për fusha të ndryshme përdorimi.

Njohuritë për Verën

E kultivuar me dashuri, e vjetëruar në kantina profesionale dhe e ruajtur në temperaturën e duhur – vera mund të shijohet në më të mirën e saj vetëm me anë të teknologjisë së duhur të ruajtjes. Njohuritë për Verën

Aplikacioni për verën

Liebherr-Wineguide tregon një pasqyrë të verërave Bordeaux. Zbuloni rreth zonës së kultivimit, kantinave, vitit të prodhimit dhe varieteteve të rrushit. Aplikacionet e Liebherr