Përdorim komod dhe dizajn praktik

Frigoriferët ftohës dhe ngrirës në sektorin e furrave të bukës dhe pastiçerive kanë kërkesa shumë të larta. Në faktorët ndikues futen ndër të tjera temperaturat e larta të ambientit, pluhuri dhe mielli në ajër, si dhe hapja dhe mbyllja e shpeshtë e dyerve. Në punën e përditshme pajisjet profesionale duhet të jenë komode në përdorim dhe të lehta për t'u pastruar. Dhe ato duhet të funksionojnë në mënyrë të besueshme, ekonomike dhe për rrjedhojë të konsumojnë pak energji. Pajisjet për furrat e bukës nga Liebherr janë projektuar saktësisht për të përmbushur këto kërkesa.

Frigoriferët ftohës dhe ngrirës për furrën e bukës dhe pastiçerinë

Mbështetur në përvojën tonë shumëvjeçare në fushën e teknologjive të ftohjes, ne ofrojmë një mori modelesh për ruajtjen optimale të produkteve të vendosura në ruajtje. Qysh në fazën e konceptimit të frigoriferëve të rinj zhvillohen teknologji inovative, të cilat garantojnë përmbushjen e kërkesave të veçanta lidhur me cilësinë dhe sigurinë ushqimore për furrat e bukës dhe pastiçeritë.

Për t'i ruajtur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të organizuar lëndët e para, produktet e brumit gjysmë të gatshme dhe ato të gatshme, vëmendje e veçantë i kushtohet qëndrueshmërisë së temperaturës dhe komoditetit në përdorim, në mënyrë që pajisjet të ofrojnë performancë perfekte ftohëse edhe në temperatura të larta ambienti dhe komoditet në futjen optimale të tavave të pastiçerisë falë shinave të vendosjes me rregullim të lartësisë. Cilësia e lartë e sipërfaqes bën gjithashtu të mundur që pjesa e brendshme prej çeliku me krom-nikel të pastrohet lehtë.

Përmes përdorimit të sistemeve elektronike më moderne në kombinim me sistemet e ftohjes me efiçencë të lartë, pajisjet tona janë me efiçencë të lartë energjie dhe ekologjike (certifikuar sipas ISO 14001 – Menaxhimi i mjedisit).

Perfekte për përdorim profesional

Punimi i cilësisë së lartë i të gjithë komponentëve dhe detajet e shumta të veçorive të dobishme sigurojnë që pajisjet të përballojnë me sukses edhe kërkesat e ditëve më të çmendura të punës. Pajisjet profesionale "Liebherr" për furrat e bukës dhe pastiçeritë garantojnë një besueshmëri ku mund të mbështeteni gjithmonë – 24 orë në ditë në 365 ditë të vitit.

Përmbledhje e avantazheve kryesore

Kushte ruajtjeje që vendosen individualisht

Nëpërmjet ftohjes me qarkullim ajri, niveli i lagështisë te frigoriferët mund të përshtatet sipas nevojave. P.sh. një nivel i lartë lagështie parandalon tharjen e tortave me krem. Për rrjedhojë, pajisjet e serisë "BKPv" dhe "BKv" janë perfekte për përdorim si pajisje me klimë të kontrolluar për produktet me bazë kremi. Nga ana tjetër, regjistrimi i një niveli të ulët lagështie mbron kremin e sheqerit dhe veshjen e çokollatës ndaj kondensimit.

Mbrojtje për produktet më delikate

Sistemi special i qarkullimit të ajrit garanton ajri i ftohtë të mos bjerë direkt në kontakt me produktet delikate. Kështu evitohet që brumërat dhe produktet e pastiçerisë të vendosura në ruajtje të thahen e të zënë kore. Përveç kësaj, alarmet vizuale dhe akustike në seritë "BKPv" dhe "BGPv" sinjalizojnë në mënyrë të besueshme kur dera e pajisjes nuk është mbyllur plotësisht.

Sistem elektronik me performancë të lartë

Përmes treguesit dixhital të temperaturës, temperatura e brendshme lexohet jashtë në vlerën e saktë. Kështu që nuk është e nevojshme hapja e derës për qëllimet e kontrollit të temperaturës. Kjo parandalon shkëmbimin e nxehtësisë me mjedisin dhe ul kostot për energji. Për sigurinë më të lartë, pajisja mund të lidhet edhe në një sistem qendror alarmi.

Ndarje e brendshme efikase

Pjesa e brendshme e fortë është e pajisur me shina vendosjeje me formë "L" me rregullim të lartësisë. Sipas modelit, ato kanë vend të mjaftueshëm për deri në 25 tava furre buke të madhësive standarde 600x400mm ose 600x800mm. Kështu produktet mund të kalohen nga ftohja direkt e në furrë.

Kursim kohe dhe energjie

Dyert me vetëmbyllje parandalojnë humbjen e panevojshme të ftohtësisë. Kjo redukton konsumin e energjisë. Gjithashtu, në disa modele dera mund të hapet me anë të një pedali këmbe që ofrohet si opsion, kur i keni duart plotësisht të zëna - kjo sjell avantazhe të mëdha në kohë në kushtet e përdorimit profesional ku koha është e çmuar. Hapja e derës lehtësohet gjithashtu nga doreza e fortë dhe e integruar në derën e pajisjes.

Funksioni inteligjent i shkrirjes

Në pajisjet me sistemin elektronik "ProfiLine", në rast nevoje nis një proces automatik shkrirjeje me gaz të nxehtë. Ky proces përfundon në rreth dhjetë minuta dhe është me efiçencë energjie të veçantë. Në frigoriferët ngrirës me funksionin "NoFrost" produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Për rrjedhojë, hapësira e ngrirjes mbetet gjithmonë pa akull.

Veshje dhe materiale higjienike

Pjesa e jashtme e trupit është realizuar me faqe anësore një pjesëshe pa hapësira bashkimi dhe për rrjedhojë është shumë e lehtë për t'u mirëmbajtur. Materiali i përdorur është çeliku inoks higjienik që nuk oksidohet. Këmbët me rregullim të lartësisë sigurojnë lartësinë nga dyshemeja dhe lehtësojnë pastrimin nën pajisje. Gjithashtu, veshja e brendshme me çelik me krom-nikel me rreze të madhe nëpër kënde dhe kanalin e shkarkimit të ujit 3/4" në bazamentin e pajisjes kujdesen për një pastrim të lehtë të saj.

Mbrojtje për ushqimet e kushtueshme

Për përgatitjen e sanduiçeve, shumë furra buke mbajnë gjendje në ruajtje edhe sallame ose djathëra. Këtu humbjet bëhen të kushtueshme për biznesin. Një bravë e fortë që është instaluar e pavarur nga doreza e derës mbron, në rast nevoje, ushqimet e vendosura në ruajtje nga aksesi i paautorizuar.

Pajisjet profesionale

Në gastronomi, tregti ose laborator - frigoriferët ftohës profesionalë Liebherr plotësojnë të gjitha kërkesat e profesionistëve. Pajisjet për përdorim profesional

Mediat sociale

Liebherr kalon në median sociale: Bëhuni pjesë e komunitetit tonë dhe merrni jo vetëm përkrahje në rast shërbimi, por edhe këshilla dhe truke për ruajtjen e përkryer të ushqimit tuaj. Liebherr në rrjetet sociale