MRFvc 4011 Performance Frigorifer ftohës me ftohje me qarkullim ajri


EasyFresh

Garanti për freskinë e tregut në shtëpinë tuaj është rafti ynë për ruajtjen e ushqimeve EasyFresh. Nëse janë fruta apo perime: këtu ruhet gjithçka në mënyrë optimale. Nga ushqimet rritet lagështia e ajrit në raft falë mbylljes hermetike. Në këtë mënyrë ushqimet ruhen të freskëta për një kohë të gjatë.

AutoDoor

Pajisja juaj Liebherr ju lë dorë të lirë: Falë AutoDoor ju e hapni atë nëpërmjet sinjalit me trokitje ose komandës me zë. Në këtë mënyrë, ajo është pajisja ftohëse e parë në të gjithë botën që mund të hapet dhe mbyllet plotësisht automatikisht – përsosmëria e kuzhinës ku nuk përdoren dorezat. Shpejtësinë dhe këndin e hapjes si dhe kohëzgjatjen deri në mbyllje e zgjidhni në mënyrë individuale. Dhe në rast nevoje ju e hapni dhe e mbyllni atë gjithashtu thjesht me dorë ose smartfon.

SuperFrost

Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes. Kështu temperatura mbetet konstante, nëse ju vendosni ushqime të pa ngrira. Në të njëjtën kohë SuperFrost kursen energji: Në rast se funksioni nuk fiket manualisht, atëherë ai çaktivizohet automatikisht pas 65 orësh.

SuperCool

Frigoriferi juaj duhet të ruajë temperaturën optimale, edhe kur ju tani keni vendosur ushqimet e tregut që janë ngrohur nga dielli? Ky është një rast për SuperCool: E aktivizuar njëherë, pajisja juaj Liebherr e përforcon fuqinë e saj, derisa ushqimet e freskëta të jenë ftohur aq sa përmbajtja tjetër. Pastaj SuperCool fiket automatikisht – më së shumti pas 12 orësh.