LKUexv 1610 MediLine Frigorifer ftohës për laborator me sistem elektronik "Comfort"

SmartMonitoring i firmës Liebherr ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse për dokumentimin dhe mbikëqyrjen e të dhënave të matjes dhe funksionimit, mesazhet e alarmit dhe gjendjet e pajisjeve. SmartCoolingHub që nevojitet për këtë qëllim, mund të lidhet direkt në këtë pajisje nëpërmjet ndërfaqes RS 485 të ofruar paraprakisht.
Me këtë test, mund të kontrollohet funksionaliteti i pajisjes së brendshme dhe çdo pajisje alarmi të lidhur me jashtë. Ftohja e pajisjes nuk do të ndërpritet gjatë këtij testimi.
Certifikimi Atex 95 vërteton se frigoriferët ftohës dhe ngrirës për laboratorët Liebherr me mbrojtje ndaj shpërthimit në kuptim të Direktivës së BE-së 2014/34/BE (ATEX) janë të përshtatshëm për ruajtjen e materialeve shpërthyese dhe lehtësisht të ndezshme.
Treguesi dixhital i temperaturës tregon saktësisht temperaturën e brendshme të frigoriferit. Kështu, operatorët dhe përdoruesit mund të marrin një pasqyrë të shpejtë të temperaturës së pajisjes.
Ventilatorët me efikasitet të lartë sigurojnë ftohje të shpejtë të mallrave të freskëta të ruajtura dhe një temperaturë uniforme ftohëse në të gjithë brendësinë.
Falë dekadave të përvojës në ftohje të kombinuara me hulumtime të vazhdueshme, Liebherr siguron cilësi të shkëlqyeshme të sistemit të ftohjes. Përdorimi i kompresorëve të cilësisë së lartë, kondensatorit, avulluesit dhe komponentëve të tjerë të ftohjes siguron një reduktim të ndjeshëm të konsumit të energjisë dhe një reduktim të kostove operative të pajisjeve Liebherr.
Ndëfaqja seriale magjistrale
Duke përdorur ndërfaqen e serisë, pajisjet mund të lidhen me një sistem monitorimi të jashtëm. Në rast se një sistem monitorimi për t'u lidhur me anë të ndërfaqes nuk është tashmë i disponueshëm, një komplet plotësues i konvertimit të ndërfaqes disponohet si aksesor opsionale, i cili mund të përdoret për t'u lidhur me një kompjuter ose laptop. Me ndihmën e ndërfaqes magjistrale mund të lidhen deri në 20 pajisje në seri dhe në rrjet me njëri-tjetrin. Temperatura dhe alarmi mund të dokumentohen dhe arkivohen nëpërmjet programit të monitorimit të temperaturës Liebherr.
Alarmi i temperaturës
Alarmi i integruar i temperaturës sinjalizon në rast të tejkalimit ose rënies nën kufijtë e alarmit. Ky alarm është i pajisur me sinjalizim akustik dhe vizual, duke siguruar sigurinë maksimale të mallrave të ruajtura.
Temperatura konstante dhe të qëndrueshme: EN 60068-3
Të gjitha frigoriferët ftohës dhe ngrirës për laboratorë janë testuar në objektet moderne të zhvillimit të Liebherr sipas metodës së provës EN 60068-3 për matjen e stabilitetit të temperaturës. Temperatura matet në nëntë pika të ndryshme brenda pajisjes.
Ftohje për mjedis miqësor
Pajisjet Liebherr janë optimizuar nga pikëpamja për efiçencën më të mirë të mundshme të energjisë dhe kosto të ulëta funksionimi. Këtu përdoret vetëm gazi ftohës natyral dhe ekologjik R 600a dhe R 290. Në ndërthurje me kompresorët me efiçencë të lartë, këta janë jashtëzakonisht të fuqishëm – dhe me potencialin e tyre të ulët për efektin serrë ata janë gjithashtu të sigurt edhe për të ardhmen.
Mentesha e ndryshueshme e derës
Pajisjet janë të pajisura në fabrikë me menteshë dere në krahun e djathtë. Me mundësinë e ndryshimit të menteshës së derës, pajisja mund të vendoset gjithmonë në mënyrë optimale sipas vendit të instalimit dhe të përshtatet sipas nevojave individuale.
Grupi i produkteve | Frigorifer ftohës për laborator me sistem elektronik "Comfort" |
---|---|
GTIN | 9005382237618 |
Konsumi i energjisë çdo vit | 315 kWh/a |
---|---|
Vëllimi i shfrytëzueshëm total | 130 l |
Ndarja e ftohjes | 130 l |
Vëllimi bruto total | 141 l |
Ndarja e ftohjes | 141 l |
Bruttovolumen Gesamt | 141 l |
Bruttovolumen Kühlteil | 141 l |
Nettovolumen Gesamt | 130 l |
Nettovolumen Kühlteil | 130 l |
Agjenti ftohës | R 600a |
Sistemi i ftohjes ndarja e ftohjes | Dinamik |
Procesi i shkrirjes | Automatik |
Tensioni | 220-240 V ~ |
Frekuenca | 50 Hz |
Vlera e lidhjes | 1,0 A |
Ngarkesshmëria e rafteve në ndarjen e ftohjes | 40 kg |
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) | 82 / 60,1 / 61,8 cm |
---|---|
Izolimi | 40 - 40 mm |
Pesha (me paketimin) | 41,00 kg |
Pesha (pa paketimin) | 38,00 kg |
Komandimi | Sistem komandimi elektronik |
---|---|
Përdorimi | Butona |
Diapazoni i temperaturave ndarja e ftohjes | +3 °C deri në +16 °C |
Treguesi i temperaturës | I jashtëm dixhital |
Sinjal paralajmërues në rast defekti | Optik dhe akustik |
Kontakti pa potencial | ✔ |
Alarmi i shkëputjes së rrjetit | Në rikthimin e rrjetit |
Luhatja maksimale | 4,8 °C |
Gradienti maksimal | 3,9 °C |
SmartMonitoring | E plotësueshme, duhet blerë shtesë aplikacioni i lidhjes në rrjet |
Materiali muret anësore | Çelik |
---|---|
Ngjyra trupi | E bardhë |
Materiali dera/kapaku | Çelik |
Brava | mekanike |
Dyert me vetëmbyllje | ✔ |
Mentesha e derës | E fiksuar djathtas |
Materiali hapësira e brendshme | Plastikë e bardhë |
Lloji i rrotave | — |
Numri i rafteve mbajtëse Ndarja e ftohjes | 4 |
nga të cilat me rregullim të lartësisë | 3 |
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ftohjes | Xham |
Dizajni i derës | HardLine |
Doreza | Dorezë shufër ergonomike me mekanizëm për hapjen |
Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.