Rc 1401 Pure Frigorifer ftohës i vogël
SuperCool
Frigoriferi juaj duhet të ruajë temperaturën optimale, edhe kur ju tani keni vendosur ushqimet e tregut që janë ngrohur nga dielli? Ky është një rast për SuperCool: E aktivizuar njëherë, pajisja juaj Liebherr e përforcon fuqinë e saj, derisa ushqimet e freskëta të jenë ftohur aq sa përmbajtja tjetër. Pastaj SuperCool fiket automatikisht.
Drita LED brenda
Ndriçimi anësor LED ndriçon pjesën e brendshme nga anash – duke ju ndihmuar t'i shihni mirë ushqimet. Një veçori tjetër: Dritat LED ndodhen përpara rafteve prej xhami në mënyrë që edhe kur frigoriferi është plot, të jetë i ndriçuar mirë.
TouchControl
Një prekje e lehtë me gisht dhe mund ta vendosni frigoriferin tuaj Liebherr në 3, 5, 7 ose 9°C me TouchControl. Kaq i thjeshtë – dhe efikas, pasi butoni elegant është i integruar në pjesën e brendshme, duke krijuar më shumë hapësirë për ushqimet tuaja të freskëta.
SmartFrost
Sa e ftohtë, aq e zgjuar: Teknologjia SmartFrost redukton në mënyrë efektive formimin e brymës në hapësirën e brendshme dhe për artikujt në ngrirje. Kështu pajisja e ngrirjes duhet të shkrijë shumë rrallë – dhe për më tepër harxhon më pak energji. Edhe një avantazh: Muret e brendshme janë veçanërisht të lëmuara dhe si rrjedhojë lehtësisht për t’u pastruar.