FNf 4204 Pure NoFrost Frigorifer ngrirës me qëndrim të pavarur me NoFrost


NoFrost

Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.

Touch-Display

Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr. Në ekran janë të renditura qartë të gjitha funksionet. Me një prekje të lehtë me gisht ju zgjidhni për shembull pa mundim funksionet ose kontrolloni temperaturën aktuale të pajisjes suaj ftohëse.

Koncepti i bazamentit

Pajisja juaj ftohëse duhet të jetë e fuqishme dhe komode – por në të njëjtën kohë edhe e qëndrueshme? Atëherë një pajisje Liebherr është e prodhuar si për ju. Sepse teknologjia jonë BluPerformance e bën atë gjithëpërfshirëse: Ajo ofron jashtëzakonisht shumë vëllim dhe fuqi ftohëse – por nga kjo harxhon veçanërisht pak energji. Dhe dëgjoni njëherë: Ju pothuajse nuk dëgjoni asgjë. Sepse pajisja juaj Liebherr pavarësisht fuqisë së saj është jashtëzakonisht e qetë.

SpaceBox

Në pajisjen tuaj Liebherr ju fusni edhe "gjëra të mëdha": Sepse për gjelin e detit XL ose tortën me akullore me disa kate thjesht nevojitet më shumë vend. Për raste të tilla pajisja juaj Liebherr ka SpaceBox: Me një lartësi bujare prej 250 mm ajo ofron shumë hapësirë shtesë në ngrirje, edhe për ushqime të mëdha. Dhe kjo ju ndihmon për mbajtjen në mënyrë fleksibël të rezervës.

FrostProtect

Jo të gjithë frigoriferët ngrirës kanë një vend vendosje në një dhomë të nxehur – disa vendosen edhe në garazhe të ftohta ose hangarë. Sa mirë që pajisja juaj Liebherr është vendosur më së miri në një ambient kaq të freskët: Sepse të gjithë komponentët janë projektuar për temperatura mjedisi deri në -15 °C dhe garantojnë funksionimin.

VarioSpace

Po kërkoni për një vend ku mund të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? Kjo nuk është problem për ngrirësin tuaj Liebherr: ai e di se ndonjëherë ju duhet më shumë hapësirë. Falë VarioSpace, ju mund të hiqni lehtësisht sirtarët e ngrirësit dhe ja ku do të keni me shumë hapësirë ruajtëse për artikujt tuaj!