CBNef 5735 Comfort BioFresh NoFrost Kombinim ftohës-ngrirës me BioFresh dhe NoFrost


BluPerformance

Më shumë vëllim në brendësi për ushqime, ekonomik dhe efikas në energji në punë, i qetë dhe komod në trajtimin dhe me dizajn të shkëlqyeshëm: Në fushën e ftohjes dhe ngrirjes, pajisjet BluPerformance të Liebherr vendosin thekse dhe standarde të reja.

BioFresh

"BioFresh" garanton klimën e përkryer për freski super të gjatë. Në një temperaturë paksa mbi 0°C dhe lagështinë ideale , frutat dhe perimet, mishi dhe peshku ruajnë vitaminat e tyre të shëndetshme.

NoFrost

Në frigoriferët me funksionin "NoFrost" produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Si rezultat ndarja e ngrirjes mbetet gjithmonë pa zënë akull dhe ushqimet nuk mbulohen më nga akulli.

DuoCooling

Falë dy qarkullimeve komplete, të ndara të ajrit të ftohtë, DuoCooling siguron që të mos ketë shkëmbim ajri ndërmjet pjesës ftohëse dhe asaj ngrirëse. Ushqimet as nuk thahen dhe as nuk mbajnë erë. Dhe kjo nënkupton: më pak ushqime për të hedhur, më rrallë për të blerë, por më shumë për të kursyer dhe për të shijuar.

BioFresh-Safes me shinat teleskop me tërheqje

BioFresh-Safes mund të nxirren jashtë me shinat teleskop që lëvizin lehtë dhe të hiqen lehtësisht kur dera është e hapur me një kënd 90° .

GlassLine

Raftet mbajtëse GlassLine prej xhami sigurie janë të rregullueshme në lartësi për ruajtje individuale. Ato janë të pathyeshme, rezistente ndaj gërvishtjeve dhe të lehta për t'u pastruar. Me raftin e ndashëm dhe futje poshtë njëri tjetrit krijohet shpejt dhe lehtë vend për enët e larta.

LED

Nuk kanë nevojë për mirëmbajtje, kursejnë vend dhe me efiçencë energjie: ndriçuesit jetëgjatë LED sigurojnë një ndriçim perfekt të brendshëm. Për shkak të rrezatimit të ulët të ngrohjes, ushqimi ruhet i freskët dhe gjithmonë i përsosur.

PowerCooling

Sistemi i fuqishëm "PowerCooling" siguron një ftohje të shpejtë të produkteve të vendosura të freskëta në frigorifer dhe një temperaturë uniforme në të gjithë hapësirën e brendshme. Filtri me karbon aktiv FreshAir i integruar në ventilator pastron ajrin që qarkullon dhe mbledh aromat e pakëndshme. Funksioni i kujtesës në sistemin e komandimit tregon kur duhet të zëvendësohet filtri.

SmartSteel

SmartSteel ul ndjeshëm dukshmërinë e gjurmëve të gishtave. Të krijuara nga inoks i rafinuar, sipërfaqet e SmartSteel janë veçanërisht të lehta për t'u pastruar dhe shumë më pak të ndjeshme ndaj gërvishtjeve.

SuperCool

Për ftohje të shpejtë të ushqimit të freskët SuperCool krijon rezerva ftohjeje më të mëdha. Ulja e temperaturës në +2°C në pjesën e ftohjes si temperaturë fillestare është e kontrolluar nga koha ose sasia dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë elektrike.

SuperFrost

Për ngrirjen me ruajtje të vitaminave të ushqimit të freskët, SuperFrost krijon rezerva ftohjeje më të mëdha. Ulja e temperaturës në -32°C në pjesën e ngrirjes si temperaturë fillestare është e kontrolluar nga koha ose sasia dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë elektrike.

VarioSpace

Nga heqja e kasetave të ngrirjes dhe bazamentet e ndërmjetme prej xhami që qëndrojnë poshtë tyre krijohet VarioSpace, sistemi praktik për hapësirë shtesë të ruajtjes.