SWTNes 4285 PremiumPlus NoFrost Kombinim frigoriferi dhe ngrirësi me NoFrost


BluPerformance

Më shumë vëllim në brendësi për ushqime, ekonomik dhe efikas në energji në punë, i qetë dhe komod në trajtimin dhe me dizajn të shkëlqyeshëm: Në fushën e ftohjes dhe ngrirjes, pajisjet BluPerformance të Liebherr vendosin thekse dhe standarde të reja.

NoFrost

Në frigoriferët me funksionin "NoFrost" produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Si rezultat ndarja e ngrirjes mbetet gjithmonë pa zënë akull dhe ushqimet nuk mbulohen më nga akulli.

DuoCooling

Me dy qarqet qarkulluese të ftohtësisë që rregullohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, në pajisjet e kombinuara ftohës-ngrirës temperatura mund të komandohet në mënyrë precize dhe të pavarur në ndarjen e ftohjes dhe të ngrirjes me ndihmën e "DuoCooling" . Përveç kësaj, midis ndarjes së ftohjes dhe ngrirjes nuk ndodh asnjë shkëmbim ajri. Në këtë mënyrë evitohet transferimi i erërave dhe tharja e ushqimeve në frigorifer.

"IceMaker" me lidhje fikse të ujit

Me "IceMaker" me lidhje fikse të ujit, do të keni në dispozicion në çdo moment kuba akulli të cilësisë më të lartë.

Softsystem

Sistemi "SoftSystem" i integruar në derë zbut lëvizjen kur dera mbyllet dhe siguron mbyllje veçanërisht të butë edhe kur pjesa e brendshme e derës është e mbushur plot.