IRBAd 5190 Peak BioFresh Frigorifer i integrueshëm me BioFresh Professional dhe AutoDoor


BioFresh

Në kasetat BioFresh edhe ushqimet delikate qëndrojnë të freskëta: Falë një temperature afër 0 °C, kasetat "Meat & Dairy" ofron kushte ideale të ruajtjes për mish ose qumësht të freskët. Falë mbylljes së ngushtë, kasetat "Fruit & Vegetable" ka gjithashtu lagështi më të lartë - e përsosur për fruta dhe perime. Me e mira: Gjithçka është vendosur në mënyrë optimale nga fabrikë.

BioFresh me HydroBreeze

Ju dëshironi të freskoni frutat dhe perimet si profesionistë? HydroBreeze do t'ju entuziazmojë: Mjegullimi i ftohtë lidhur me temperaturën në kasetë shumë pak mbi 0°C, u jep ushqimeve atë goditje shtesë për qëndrueshmëri më të gjatë. Dhe siguron një efekt optik Wow. HydroBreeze aktivizohet çdo 90 minuta për 4 sekonda dhe për 8 sekonda gjatë hapjes së derës.

InfinitySpring

Një burim me ujë të freskët, të ftohtë në kuzhinën tuaj: Ajo që tingëllon si një përrallë është InfinitySpring. Shpërndarësi i ujit mundëson ehull uji pa pika dhe siguron ujë të freskët e të ftohtë. Thjesht vini në lëvizje panelin me broke ose gotë dhe shijoni ujin. Kështu kurseni blerjen e shisheve të ujit dhe veproni në mënyrë të qëndrueshme.

AutoDoor

Pajisja juaj Liebherr ju lë dorë të lirë: Falë AutoDoor ju e hapni atë nëpërmjet sinjalit me trokitje ose komandës me zë. Në këtë mënyrë, ajo është pajisja ftohëse e parë në të gjithë botën që mund të hapet dhe mbyllet plotësisht automatikisht – përsosmëria e kuzhinës ku nuk përdoren dorezat. Shpejtësinë dhe këndin e hapjes si dhe kohëzgjatjen deri në mbyllje e zgjidhni në mënyrë individuale. Dhe në rast nevoje ju e hapni dhe e mbyllni atë gjithashtu thjesht me dorë ose smartfon.

LightTower

Kënaquni me një hapësirë të brendshme të ndriçuar në mënyrë optimale: LightTower lëviz dritën te ushqimet dhe ajo është e pozicionuar në atë mënyrë që frigoriferi juaj i mbushur të ndriçohet vazhdimisht në sipërfaqe të madhe. Meqë LightTower është e integruar në vend të sheshtë në muret anësore, mbetet më shumë vend për ushqimet tuaja.

Touch & Swipe-Display

Pajisja juaj Liebherr ju dëgjon me vëmendje në udhëzim: Falë Touch & Swipe-Display ju e përdorni frigoriferin tuaj në mënyrë intuitive dhe shumë lehtë. Zgjidhni lehtë funksionet si ""SuperCool"" në ekranin me ngjyra nëpërmjet prekjes dhe fshirjes. Po aq lehtë rregulloni edhe temperaturën. Po nëse nuk e përdorni ekranin në mënyrë aktive? Atëherë ju tregon temperaturën aktuale.

SoftSystem

Nga ngrënia e mëngjesit deri në ngrënien e lehtë në mesnatë – ka shumë raste për ta hapur dhe për ta mbyllur sërish frigoriferin. Dhe me pajisjen tuaj Liebherr kjo është vërtetë kënaqësi: Falë SoftSystem dera e frigoriferit mbyllet butë dhe e sigurt, në mënyrë të këndshme, lehtë dhe pa zhurmë. Nga kjo, shishet e ruajtura në pjesën e brendshme të derës mbeten në vend të sigurta – asgjë nuk përplaset dhe tundet.

SoftTelescopic

Gëzohuni për të hapur raftin tuaj BioFresh: Jo vetëm për shkak të ushqimeve të freskëta – por edhe sepse hapja është aq e lehtë dhe mbyllja është automatike dhe e zbutur. Për këtë kujdesen shinat teleskopike, mbi të cilat rafti del butë. Dhe meqë ky del plotësisht, ju keni një pamje më të mirë rreth përmbajtjes.

SuperCool

Frigoriferi juaj duhet të ruajë temperaturën optimale, edhe kur ju tani keni vendosur ushqimet e tregut që janë ngrohur nga dielli? Ky është një rast për SuperCool: E aktivizuar njëherë, pajisja juaj Liebherr e përforcon fuqinë e saj, derisa ushqimet e freskëta të jenë ftohur aq sa përmbajtja tjetër. Pastaj SuperCool fiket automatikisht – më së shumti pas 12 orësh.

LED

Sa herë që hapni Liebherr-in tuaj, ju keni një pasqyrë të përsosur të sendeve ushqimore - ndriçimi tërheqës LED e siguron këtë. LED-et nuk janë vetëm veçanërisht të fuqishme, por edhe pa nevojë për mirëmbajtje dhe të qëndrueshme. Ato janë gjithashtu jashtëzakonisht efikase në energji falë emetimit të ulët të nxehtësisë. Dhe për këtë gëzohet jo vetëm portofoli juaj, por edhe mjedisi.