IRSe 3900 Pure Frigorifer i integrueshëm me EasyFresh


EasyFresh

Garanti për freskinë e tregut në shtëpinë tuaj është rafti ynë për ruajtjen e ushqimeve EasyFresh. Nëse janë fruta apo perime: këtu ruhet gjithçka në mënyrë optimale. Nga ushqimet rritet lagështia e ajrit në raft falë mbylljes hermetike. Në këtë mënyrë ushqimet ruhen të freskëta për një kohë të gjatë.

SuperSilent

Shëëëët – dëgjoni me vëmendje: Pajisja juaj Liebherr bën aq zhurmë saqë ju duhet të mprihni veshët për ta dalluar atë. Çfarë fshihet pas? Të gjithë komponentët ftohës si kompresorët, valvulet, ventilatorët dhe zbutësit janë optimizuar dhe rregulluar mirë në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin. Në mënyrë që në kuzhinën tuaj të dëgjoni vetëm atë që dëshironi.

SuperCool

Frigoriferi juaj duhet të ruajë temperaturën optimale, edhe kur ju tani keni vendosur ushqimet e tregut që janë ngrohur nga dielli? Ky është një rast për SuperCool: E aktivizuar njëherë, pajisja juaj Liebherr e përforcon fuqinë e saj, derisa ushqimet e freskëta të jenë ftohur aq sa përmbajtja tjetër. Pastaj SuperCool fiket automatikisht – më së shumti pas 12 orësh.

LED

Sa herë që hapni Liebherr-in tuaj, ju keni një pasqyrë të përsosur të sendeve ushqimore - ndriçimi tërheqës LED e siguron këtë. LED-et nuk janë vetëm veçanërisht të fuqishme, por edhe pa nevojë për mirëmbajtje dhe të qëndrueshme. Ato janë gjithashtu jashtëzakonisht efikase në energji falë emetimit të ulët të nxehtësisë. Dhe për këtë gëzohet jo vetëm portofoli juaj, por edhe mjedisi.