IFe 3904 Pure Frigorifer ngrirës i integrueshëm me SmartFrost


VarioSpace

Ju dëshironi të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? S’ka problem për frigoriferin tuaj ngrirës Liebherr: Ai e di që ndonjëherë thjesht nevojitet më shumë vend. Falë VarioSpace mund të nxirrni jashtë thjesht sirtarët e ngrirjes dhe bazamentin e ndërmjetëm prej xhami (vetëm për pajisjet e serisë Peak) që ndodhet poshtë – dhe ja ku u bë: këtu keni hapësirën tuaj të ruajtjes shtesë!

SuperSilent

Shëëëët – dëgjoni me vëmendje: Pajisja juaj Liebherr bën aq zhurmë saqë ju duhet të mprihni veshët për ta dalluar atë. Çfarë fshihet pas? Të gjithë komponentët ftohës si kompresorët, valvulet, ventilatorët dhe zbutësit janë optimizuar dhe rregulluar mirë në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin. Në mënyrë që në kuzhinën tuaj të dëgjoni vetëm atë që dëshironi.

SuperFrost

Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes. Kështu temperatura mbetet konstante, nëse ju vendosni ushqime të pa ngrira. Në të njëjtën kohë SuperFrost kursen energji: Në rast se funksioni nuk fiket manualisht, atëherë ai çaktivizohet automatikisht pas 65 orësh.