IFNd 3924 Plus NoFrost Frigorifer ngrirës i integrueshëm me NoFrost
NoFrost
Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.
Touch-Display
Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr. Në ekran janë të renditura qartë të gjitha funksionet. Me një prekje të lehtë me gisht ju zgjidhni për shembull pa mundim funksionet ose kontrolloni temperaturën aktuale të pajisjes suaj ftohëse.
SoftSystem
Nga ngrënia e mëngjesit deri në ngrënien e lehtë në mesnatë – ka shumë raste për ta hapur dhe për ta mbyllur sërish frigoriferin. Dhe me pajisjen tuaj Liebherr kjo është vërtetë kënaqësi: Falë SoftSystem dera e frigoriferit mbyllet butë dhe e sigurt, në mënyrë të këndshme, lehtë dhe pa zhurmë. Nga kjo, shishet e ruajtura në pjesën e brendshme të derës mbeten në vend të sigurta – asgjë nuk përplaset dhe tundet.
VarioSpace
Po kërkoni për një vend ku mund të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? Kjo nuk është problem për ngrirësin tuaj Liebherr: ai e di se ndonjëherë ju duhet më shumë hapësirë. Falë VarioSpace, ju mund të hiqni lehtësisht sirtarët e ngrirësit dhe ja ku do të keni me shumë hapësirë ruajtëse për artikujt tuaj!
SuperSilent
Shëëëët – dëgjoni me vëmendje: Pajisja juaj Liebherr bën aq zhurmë saqë ju duhet të mprihni veshët për ta dalluar atë. Çfarë fshihet pas? Të gjithë komponentët ftohës si kompresorët, valvulet, ventilatorët dhe zbutësit janë optimizuar dhe rregulluar mirë në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin. Në mënyrë që në kuzhinën tuaj të dëgjoni vetëm atë që dëshironi.
SuperFrost
Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes. Kështu temperatura mbetet konstante, nëse ju vendosni ushqime të pa ngrira. Në të njëjtën kohë SuperFrost kursen energji: Në rast se funksioni nuk fiket manualisht, atëherë ai çaktivizohet automatikisht pas 65 orësh.