IFSd 3904 Pure Frigorifer ngrirës i integrueshëm me SmartFrost
SmartFrost
Sa e ftohtë, aq e zgjuar: Teknologjia SmartFrost redukton në mënyrë efektive formimin e brymës në hapësirën e brendshme dhe për artikujt në ngrirje. Kështu pajisja e ngrirjes duhet të shkrijë shumë rrallë – dhe për më tepër harxhon më pak energji. Edhe një avantazh: Muret e brendshme janë veçanërisht të lëmuara dhe si rrjedhojë lehtësisht për t’u pastruar.
Touch-Display
Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr. Në ekran janë të renditura qartë të gjitha funksionet. Me një prekje të lehtë me gisht ju zgjidhni për shembull pa mundim funksionet ose kontrolloni temperaturën aktuale të pajisjes suaj ftohëse.
VarioSpace
Po kërkoni për një vend ku mund të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? Kjo nuk është problem për ngrirësin tuaj Liebherr: ai e di se ndonjëherë ju duhet më shumë hapësirë. Falë VarioSpace, ju mund të hiqni lehtësisht sirtarët e ngrirësit dhe ja ku do të keni me shumë hapësirë ruajtëse për artikujt tuaj!
SuperSilent
Shëëëët – dëgjoni me vëmendje: Pajisja juaj Liebherr bën aq zhurmë saqë ju duhet të mprihni veshët për ta dalluar atë. Çfarë fshihet pas? Të gjithë komponentët ftohës si kompresorët, valvulet, ventilatorët dhe zbutësit janë optimizuar dhe rregulluar mirë në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin. Në mënyrë që në kuzhinën tuaj të dëgjoni vetëm atë që dëshironi.
SuperFrost
Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes. Kështu temperatura mbetet konstante, nëse ju vendosni ushqime të pa ngrira. Në të njëjtën kohë SuperFrost kursen energji: Në rast se funksioni nuk fiket manualisht, atëherë ai çaktivizohet automatikisht pas 65 orësh.