SUIG 1514 Frigorifer ngrirës i integrueshëm nën banak


SmartFrost

Me "SmartFrost", formimi i akullit në hapësirën e brendshme dhe ushqimet në ngrirje reduktohet ndjeshëm. Kështu shkrirja e frigoriferit nevojitet shumë më rrallë. Muret e brendshme janë të lëmuara dhe të lehta për t'u pastruar. Serpentina e hapur dhe e mbështjellë me shkumë siguron një efiçencë të lartë të energjisë dhe ftohje të njëtrajtshme.

Funksioni automatik "SuperFrost"

Funksioni automatik "SuperFrost" e bën ngrirjen e ushqimeve një proces të thjeshtë dhe kënaqësi për energjinë që kursehet. Ai realizon uljen e shpejtë të temperaturës deri në -32°C dhe krijon kështu një rezervë ftohtësie për ngrirjen delikate për ruajtjen e vitaminave. Sapo përfundon procesi i ngrirjes, funksioni automatik "SuperFrost" rikthehet në gjendje pune normale maksimumi pas 65 orësh dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë.

VarioSpace

Në të gjithë frigoriferët ngrirës me "NoFrost" dhe "SmartFrost" kasetat dhe bazamenti i ndërmjetëm prej xhami që qëndron poshtë tyre mund të hiqen lehtë. Kështu krijohet "VarioSpace" - sistemi praktik për hapësirën shtesë të ruajtjes, në mënyrë që hapësira të krijohet shpejt edhe për produktet e mëdha për ngrirje.