ECBN 5066 PremiumPlus BioFresh NoFrost Kombinim frigoriferi dhe ngrirësi i integrueshëm me BioFresh dhe NoFrost


BioFresh

"BioFresh" garanton klimën e përkryer për freski super të gjatë. Në një temperaturë paksa mbi 0°C dhe lagështinë ideale , frutat dhe perimet, mishi dhe peshku ruajnë vitaminat e tyre të shëndetshme.

DuoCooling

Me dy qarqet qarkulluese të ftohtësisë që rregullohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, në pajisjet e kombinuara ftohës-ngrirës temperatura mund të komandohet në mënyrë precize dhe të pavarur në ndarjen e ftohjes dhe të ngrirjes me ndihmën e "DuoCooling" . Përveç kësaj, midis ndarjes së ftohjes dhe ngrirjes nuk ndodh asnjë shkëmbim ajri. Në këtë mënyrë evitohet transferimi i erërave dhe tharja e ushqimeve në frigorifer.

"IceMaker" me lidhje fikse të ujit

Me "IceMaker" me lidhje fikse të ujit, do të keni në dispozicion në çdo moment kuba akulli të cilësisë më të lartë. Qoftë për një pije të ftohtë apo për një festë të madhe - në dy sirtarë ka mjaft kube akulli për çdo rast. Funksioni "IceMaker", që mund të çaktivizohet, siguron rimbushje plotësisht automatike.

SuperFrost

Për ngrirjen me ruajtje të vitaminave të ushqimit të freskët, SuperFrost krijon rezerva ftohjeje më të mëdha. Ulja e temperaturës në -32°C në pjesën e ngrirjes si temperaturë fillestare është e kontrolluar nga koha ose sasia dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë elektrike.

NoFrost

Në frigoriferët me funksionin "NoFrost" produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Si rezultat ndarja e ngrirjes mbetet gjithmonë pa zënë akull dhe ushqimet nuk mbulohen më nga akulli.

SuperCool

Për ftohje të shpejtë të ushqimit të freskët SuperCool krijon rezerva ftohjeje më të mëdha. Ulja e temperaturës në +2°C në pjesën e ftohjes si temperaturë fillestare është e kontrolluar nga koha ose sasia dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë elektrike.