Nr. i artikullit
988258000
Kutia e ruajtjes së gjalpit
Nr. i artikullit
988245900
Kutia e elegante e ruajtjes së gjalpit mund të mbahet lehtë nga kapaku dhe të hapet me lehtësi falë mundësisë së përdorimit me një dorë. Për shkak të proporcioneve të saj, mund të ruhen madhësitë e ndryshme të pakove të gjalpit në të. Ajo është e pathyeshme dhe e përshtatshme për pjatalarëse dhe rregullohet në të gjitha raftet për shishe dhe konserva të Liebherr.
FlexCube
Nr. i artikullit
988267100
Të ruani në mënyrë të sigurt tubetet e vogla, kupat e hapura të kosit ose vezët e pulës? Me FlexCube nuk është problem: Hapjet e saj me madhësi të ndryshme ofrojnë hapësirë për pjesë të vogla nga më të ndryshmet. Falë përmasave kompakte përshtaten në frigorifer edhe disa FlexCube. FlexCube është e sigurt në pjatalarëse dhe rregullohet në të gjitha raftet për shishe dhe konserva të Liebherr.
Rafti për 3 shishe
Nr. i artikullit
988246600
Për të ruajtur në mënyrë të sigurt dhe duke kursyer hapësirë deri në tre shishe të shtrira, rafti për 3 shishe është gjithashtu një zgjidhje praktike dhe elegante. Nëse rafti i shisheve nuk nevojitet, atëherë ai mund të hiqet lehtë nga pajisja ose mund të vendoset në këmbë duke kursyer hapësirë.
Forma me kapak e kubave të akullit
Nr. i artikullit
988117400
Forma e madhe me kapak e kubave të akullit mund të mbushet lehtë me ujë, falë vrimës së përshtatshme të mbushjes. Kapaku me mbyllje absolutisht hermetike lejon transportin e sigurt dhe të thatë dhe mbylljen e sirtarit.
Pllaka për ngrirje
Nr. i artikullit
988103600
Me ndihmën e pllakës për ngrirje mund të garantohet cilësia e ftohjes në rast të shkëputjes së mundshme të energjisë. Si rezultat, ajo siguron një rezervë shtesë të ftohjes dhe kështu siguron ushqimet e vendosura në ngrirje.
Isbitsskopa
Nr. i artikullit
742159300
Med isbitsskopan hamnar isbitarna snabbt och enkelt i drinkarna – tack vare den lutande ytan och det ergonomiskt utformade handtaget. Den genomskinliga glaciärgröna och satinerade, reptåliga ytan gör också isbitsskopan till en ren fröjd för ögat.
Nr. i artikullit
990187100
Rafti variabël i vezëve
Nr. i artikullit
988117200
Rafti variabël i vezëve zgjatet jashtë dhe prandaj edhe i rregullueshëm në sasi. Kështu që mund të ruhen në mënyrë të sigurt deri në 20 vezë pule ose, në gjendje të kthyer, mund të ruhen deri në 24 vezë më të vogla. Përveç kësaj, ai ofron mundësinë për të ruajtur vezët në anën me majë të drejtuar poshtë, për të zgjatur afatin e tyre të ruajtjes.
Kompleti i dorezave prej inoksi (3 copë)
Nr. i artikullit
990032700
Ky komplet përmban tre doreza të forta prej inoksi, që shkojnë me kanatet prej inoksi të pajisjeve.
Kompleti i dorezave prej alumini (3 copë)
Nr. i artikullit
990032900
Ky komplet përmban tre doreza të forta prej alumini, që shkojnë me kanatet prej inoksi të pajisjeve.
Kompleti i ndërrimit të menteshës së derës
Nr. i artikullit
990506100
Me këtë set mund të ndërroni menteshën e derës së frigoriferit ose të ngrirësit tuaj – për këtë kontaktoni stafin e duhur teknik.
Kufizimi i hapjes së derës
Nr. i artikullit
909669901
Këndi i hapjes së derës i përcaktuar nga fabrika mund të zvogëlohet nga 115° në 90°, thjesht duke futur një kunj të fortë në menteshën e derës. Në këtë mënyrë parandalohet përplasja e derës në muret ose mobiliet pranë saj dhe shmanget dëmtimi i saj.
Kanatet prej inoksi - ndarja e ngrirjes
Nr. i artikullit
990032300
Si alternativë për kanatin e zakonshëm të mobilies, kanatet prej inoksi të mobilieve bëjnë diferencën. Me ndihmën e solucionit pastrues të duhur për inoks, nga kanatet mund të largohen në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe pa shenja gjurmët e gishtërinjve, vijat dhe njollat.
Kanati prej inoksi - ndarja e ftohjes
Nr. i artikullit
990033300
Si alternativë për kanatin e zakonshëm të mobilies, kanatet prej inoksi të mobilieve bëjnë diferencën. Me ndihmën e solucionit pastrues të duhur për inoks, nga kanati mund të largohen në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe pa shenja gjurmët e gishtërinjve, vijat dhe njollat.
Filtri i ujit
Nr. i artikullit
988098000
Uji i filtruar për kënaqësi të mirëfilltë! Filtri i ujit zvogëlon depozitimet, ndryshkun, shijen e klorit dhe erën. Në këtë mënyrë keni gjithmonë ujë të freskët dhe akull për pije të ftohta - gjithmonë në cilësinë më të mirë. Filtri i ujit duhet të ndryshohet pas 6 muajsh.