Ju jeni këtu
Refrigeration and freezing: Products & Services for Shqipëri
Faqet e tjera të internetit për Shqipëri
Ruajtja optimale e ushqimeve tona ndihmon për të mbrojtur vitaminat. Kështu gjithçka mbetet më gjatë e freskët. Do të thotë edhe që: Ne duhet të hedhim më pak. Dhe të blejmë më rrallë. Por ku ruhen më mirë ushqimet tani? Po jua tregojmë.
Në ndarjen e frigoriferit vendosen në mënyrë ideale ushqimet si më poshtë:
Pjesa me temperaturë më të ngrohtë në frigorifer është dera e frigoriferit. Kështu konservat, tubetat, pijet, gjalpi që hapet, si dhe djathi i maturuar në mënyrë të përkryer gjejnë vendin e tyre në raftet e derës. Edhe qumështi mund të vendoset këtu padyshim. Ndërsa qumështi i pazier duhet vendosur në "BioFresh-Safe".
Këto ushqime rrinë veçanërisht mirë në "BioFresh-Safe" e tyre:
Shijoni sallatën tuaj deri në 8 ditë, luleshtrydhet e freskëta deri në 4 ditë dhe mishin e shijshëm të viçit deri në 6 ditë më gjatë se sa kur vendosen në ndarjen e frigoriferit.
Keni një "Fish & Seafood-Safe" shtesë (BioFresh-Plus)? Akoma më mirë.
Sepse këtu peshku dhe frutat e detit qëndrojnë madje dyfish më gjatë në krahasim me ndarjen e frigoriferit. Një shembull: Salmoni i freskët nga një ditë qëndron i freskët deri në 4 ditë.
Keni një pajisje "BioCool"? Këtu janë këshillat tona për vendosjen ideale:
Për ngrirjen e sigurt të ushqimeve tuaja të freskëta është treguar kujdes, sepse të gjitha pajisjet e firmës "Liebherr" kanë një ndarje ngrirjeje me 4 yje ose ngrirës. Në këtë mënyrë, falë temperaturave të akullta prej të paktën -18°C, ngrirësi është i përshtatshëm për ruajtje afatgjatë për disa muaj.
Kështu pjesa e ngrirjes përshtatet veçanërisht për vendosjen e ushqimit që rri në ngrirje dhe për prodhimin e kubave të akullit.
Nuk keni as bodrum dhe as depo? Atëherë jeni të pajisur padyshim siç duhet me ndarje kantine.
Sepse këtu ruhen ushqimet që nuk duhet të futen në asnjë mënyrë në pjesën e ngrirjes. Këto janë: ushqime jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj dritës dhe të ftohtit, temperatura e tyre ideale e ruajtjes është mbi 9°C (p.sh. bananet, domatet, trangujt, gjithë agrumet, patatet dhe qepët).