FNe 1404 Pure NoFrost Frigorifer ngrirës i vogël me NoFrost

Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 85 / 55 / 60,7 cm
Vëllimi i përgjithshëm 92 l
Niveli i zhurmës 37 dB

NoFrost

NoFrost

Kur e hapni derën e ngrirësit, doni të shihni ushqimet e ngrira – sigurisht jo akull dhe ngricë. NoFrost e mbron sektorin e ngrirësit nga krijimi i padëshiruar i akullit, i cili konsumon shumë energji dhe mund të jetë i kushtueshëm. NoFrost do të thotë që nuk ka më nevojë për shkrirje të lodhshme dhe që ju merr kohë të sektorit të ngrirësit, dhe më shumë kohë për gjëra të tjera – si dhe kursim parash.

Ndriçim LED në sektorin e ngrirjes

Ndriçim LED në sektorin e ngrirjes

Nëse në frigoriferin tuaj ngrirës nga Liebherr hapni sirtarët, nuk ju kënaq vetëm pamja e ushqimeve tuaj – por edhe ndriçimi tërheqës. Për këtë gjë kujdesen dritat LED të fuqishme, jetëgjata dhe miqësore ndaj mjedisit. Ndriçimi e bën pamjen nëpërmjet përmbajtjes edhe më të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë është një element i pazakontë dizajni.

SuperFrost

SuperFrost

Doni të ngrini ushqime të freskëta në një mënyrë që ruan vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – dhe sektori i ngrirësit do të rritë kapacitetin e ftohjes. Në këtë mënyrë temperatura mbetet konstante kur vendosni ushqime që nuk janë të ngrira. SuperFrost kursen gjithashtu energji: nëse nuk e çaktivizoni funksionin manualisht, ai çaktivizohet vetë pas 65 orësh.

TouchControl

TouchControl

Vetëm me një prekje të lehtë me gisht mund të aktivizoni veçori inteligjente, të tilla si SuperFrost ose funksione të tjera të fshehura, madje pa e hapur derën e ngrirësit. Kaq e thjeshtë – dhe gjithashtu efikas në përdorimin e energjisë: ky është TouchControl.

VarioSpace

VarioSpace

Të gjithë ngrirësit që kanë sirtarë me veçorinë NoFrost dhe SmartFrost, dhe raftet e ndërmjetme prej xhami poshtë tyre, të cilat mund të hiqen me lehtësi. Kjo bën që VarioSpace – sistemi praktik për më shumë hapësirë ruajtëse, në mënyrë që hapësira të krijohet shpejt edhe për ushqime të ngrira të mëdha

FrostProtect

FrostProtect

Jo të gjithë ngrirësit vendosen në dhoma që kanë ngrohje. Disa ndodhen në garazhe ose depo të ftohta. Është bukur të dini se frigoriferi juaj Liebherr është ndërtuar posaçërisht për ambient të ftohtë, sepse të gjitha pjesët janë bërë që të punojnë në temperatura ambienti deri në -15 °C.

Dorezë elegante me mekanizëm të brendshëm hapjeje

Dorezë elegante me mekanizëm të brendshëm hapjeje

Dorezat e forta e të sigurta kanë një pamje elegante, me cilësi premium dhe janë të pajisura me një mekanizëm të brendshëm hapjeje, i cili bën të mundur hapjen praktike dhe pa mundim të derës.

Banak rezistent

Banak rezistent

Kur gatuani, hapësira e banakut nuk mjafton asnjëherë. Për këtë arsye, pajisjet tona poshtë banakut kanë sipërfaqe të fortë dhe rezistente që u reziston gërvishtjeve duke shërbyer kështu si shtesë e banakut tuaj.

Pajisja e përshtatshme e lavastoviljes

Pajisja e përshtatshme e lavastoviljes

Veçoritë në frigoriferin tuaj Liebherr janë praktike në dy mënyra: Nga njëra anë ajo mbështetet në përdorimin e përditshëm, nga ana tjetër ajo pastrohet lehtësisht. A duhet pastruar kutia e gjalpit, FlexSystem ose tasi i kubave të akullit? Vendosini ato në mënyrë komode në lavastovilje. Kështu keni më shumë kohë për gjëra të tjera.

Këmbë të rregullueshme

Këmbë të rregullueshme

Dy këmbët e rregullueshme bëjnë të mundur që pajisja të puthitet dhe rregullohet në mënyrë perfekte në ambient, p.sh. edhe kur dyshemeja nuk është e niveluar. Kështu mund të siguroheni që dera e frigoriferit të mbyllet plotësisht, nuk futet ajër i ngrohtë dhe nuk krijohet kondensim. Kjo kursen energji dhe para.

Kyçja e ekranit

Kyçja e ekranit

Një ekran i ndriçuar është magnet për duart e fëmijëve tuaj – frigoriferi juaj Liebherr e di këtë. Për këtë arsye ka një kyç për ekranin. Ai siguron që cilësimet në frigoriferin tuaj të mos ndryshohen padashur. Gjithashtu, sigurisht që mund ta çaktivizoni kyçin e ekranit.

Rafti i derës

Rafti i derës

Doni një vend të sigurt ruajtjeje për pijet ose ushqimet tuaja? Doni edhe që t'i merrni me lehtësi? Raftet tona në derë jua mundësojnë të dyja. Atyre mund t'u ndryshohet lartësia dhe si rrjedhojë plotësojnë të gjitha kërkesat tuaja. Mbajtësja lëvizshme dhe e heqshme e shisheve është gjithashtu praktike. Kjo i mbash shishet të sigurta gjatë gjithë kohës.

Alarmi i ndërprerjes së energjisë

Alarmi i ndërprerjes së energjisë

Frigoriferi juaj Liebherr është një engjëll i vërtetë mbrojtës për ushqimet tuaja. Në rast se ka ndërprerje energjie, bie alarmi. Jo vetëm që mund ta dëgjoni alarmin, por edhe mund ta shihni. Ekrani tregon temperaturën më të lartë që është arritur në dhomën e ngrirësit. Megjithatë, asnjëherë nuk lajmëroheni pa qenë nevoja. Nëse rritja e temperaturës nuk arrin nivel kritik gjatë një ndërprerje të shkurtër të energjisë, alarmi nuk bie.

Gominë dere që ndërrohet 

Gominë dere që ndërrohet 

A mendoni që gomina e derës në frigoriferin tuaj Liebherr ka nevojë të ndërrohet pas disa vitesh? Mund ta bëni vetë këtë. Gomina e derës mund të hiqet me disa veprime të thjeshta – dhe gomina e re vendoset po kaq lehtë. Si rrjedhojë, kjo pjesë e frigoriferit është gjithnjë pa njolla dhe e pastër.

Mentesha e ndryshueshme e derës

Mentesha e ndryshueshme e derës

Pajisjet janë të pajisura në fabrikë me menteshë dere në krahun e djathtë. Me mundësinë e ndryshimit të menteshës së derës, pajisja mund të përdoret gjithmonë në mënyrë optimale sipas vendit të instalimit.

SabbathMode

SabbathMode

Në SabbathMode, të gjitha aktivitetet janë pushim – kjo vlen edhe për pajisjet elektrike. Frigoriferi juaj Liebherr e merr parasysh këtë. Në SabbathMode, të gjitha dritat dhe ekranet fiken, ndaj nuk shkaktohen zhurma nga veprimet, p.sh. nga alarmet. Pas 80 orësh, SabbathMode çaktivizohet.

Alarmi i temperaturës

Alarmi i temperaturës

Në ngrirësin tuaj Liebherr, ushqimi është i sigurt edhe në rast defekti: alarmi i temperaturës ju lajmëron në momentin që temperatura arrin nivel kritik. Jo vetëm që mund ta dëgjoni këtë alarm, por edhe mund ta shihni. Ekrani tregon se sa është rritur temperatura. Sigurisht që mund ta fikni alarmin manualisht.

Grupi i produkteve Frigorifer ngrirës i vogël me NoFrost
GTIN 4016803094364
Series Pure
Klasa e efiçencës së energjisë E
Konsumi i energjisë çdo vit 185 kWh/a
Klasa e klimës SN-T
Niveli i zhurmës 37 dB
Vlera e lidhjes 1,4 A 207 W
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Komandimi low cost UI
Numri i zonat e temperaturës 1
Treguesi i temperaturës Ndarja e ngrirjes
SuperFrost E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
Alarm i derës Ngrirja E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
BottleTimer
IceCubeTimer
NightMode
Bllokimi i ekranit E rregullueshme në pajisje
Përdorimi Me prekje
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
Diapazoni i temperaturave ndarja e ngrirjes -16 °C bis -28 °C
Teknologjia e ftohjes NoFrost
Procesi i shkrirjes Automatik
Kapaciteti i ngrirjes 24 h pas GS * 7,50 kg / 24h
Numri i kutive në ndarjen e ngrirjes 4
FrostSafe Sirtarë të mbyllur nga të gjitha anët me kapak ballor transparent
Sistemi i shinave të sirtarëve Ndarja e ngrirjes Sirtari mbi xhamin e sigurisë
Ndriçimi i brendshëm ndarja e ngrirjes LED-Beleuchtung, im UI integriert
Dera e ndarjes së ngrirjes me 4 yje
VarioSpace
Forma e kubave të akullit
Identifikimi i yjeve 4
Koha e ruajtjes në rast defekti sipas GS * 9 h
Materiali dera Çelik
Ngjyra trupi E bardhë
Ngjyra dera E bardhë
Materiali muret anësore Çelik
Doreza Dorezë
Mentesha e derës E fiksuar djathtas
Ndërrimi i menteshës së derës E mundur nga vetë klienti
Këndi i hapjes së derës 211°
Guarnicioni i derës I ndryshueshëm
Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë 2
Ajrimi Ventilim i përparmë
Lloji i spinës Evropiane
Kabllo e lidhjes (gjatësia) 2.000 mm
Vëllimi i përgjithshëm ** 92 l
Vëllimi, ndarjet e ngrirjes 93 l
Nga të cilat, ndarja me 4 yje 92,5 l
Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 85 / 55 / 60,7 cm
Lartësia /Gjerësia / Thellësia (me paketimin) 911,0 / 567,0 / 711,0 mm
Pesha (pa paketimin) 35,3 kg
Pesha (me paketimin) 38 kg
Vlera sipas Standardit Global (GS)
** 
Në përputhje me Rregulloren BE 2019/2016, ne përfaqësojmë vëllimin e përgjithshëm si një numër të plotë (të rrumbullakosura poshtë) dhe vëllimin e ndarjeve të ngrirësit dhe ushqimeve të freskëta me një shifër dhjetore. Spektri i plotë i klasave të efikasitetit mund të gjendet në faqen 9. Sipas (BE) 2017/1369 6a. Termi “vëllim” i referohet termit “vëllim” i përmendur në rregulloren aktuale.
Forma me kapak e kubave të akullit

Forma me kapak e kubave të akullit

Nr. i artikullit 988117400

Forma e madhe me kapak e kubave të akullit mund të mbushet lehtë me ujë, falë vrimës së përshtatshme të mbushjes. Kapaku me mbyllje absolutisht hermetike lejon transportin e sigurt dhe të thatë dhe mbylljen e sirtarit.

Pllaka për ngrirje

Pllaka për ngrirje

Nr. i artikullit 988103600

Me ndihmën e pllakës për ngrirje mund të garantohet cilësia e ftohjes në rast të shkëputjes së mundshme të energjisë. Si rezultat, ajo siguron një rezervë shtesë të ftohjes dhe kështu siguron ushqimet e vendosura në ngrirje.

Nr. i artikullit 990187100

Kompleti i pecetave me mikrofibër

Kompleti i pecetave me mikrofibër

Nr. i artikullit 871302300

Për pastrimin higjienik dhe të kujdesshëm të hapësirës së brendshme të frigoriferit ftohës dhe ngrirës "Liebherr" ofron kompletin me peceta me mikrofibër. Ky komplet përmban 3 peceta me përmasa 30 x 30 cm. Papastërtitë fshihen shumë mirë me anë të mikrofibrave, kështu që ushqimet ruhen në mënyrë higjienike në rast pastrimi periodik. Pecetat me mikrofibër lahen me 30 gradë dhe si rezultat mund të përdoren shumë herë.

Lapsi me ngjyrë (i bardhë)

Lapsi me ngjyrë (i bardhë)

Nr. i artikullit 830133000

Me ndihmën e lapsit me ngjyrë gërvishtjet e vogla mbi sipërfaqet e bardha mund të eliminohen shpejt.

Tabakaja e ngrirjes

Tabakaja e ngrirjes

Nr. i artikullit 742335900

Në tabakanë praktike të ngrirjes, frutat, manaferrat dhe erëzat mund të ngrihen individualisht. Kjo parandalon ngjitjen e tyre, ruajtjen e formës dhe lehtëson ndarjen në porcione dhe paketimin e mëvonshëm hermetik.

3-Meter-Gerätestecker

3-Meter-Gerätestecker

Nr. i artikullit 909735000

Sollte die Standardlänge von 2,20 Meter nicht ausreichen, ermöglicht der 3-Meter-Gerätestecker mehr Flexibilität bei der Aufstellung. Der Gerätestecker kann einfach und ohne viel Kraftaufwand vom Gerät entfernt und ausgetauscht werden.

Spina me kabllo 3 metra

Spina me kabllo 3 metra

Nr. i artikullit 909735100

Nëse gjatësia standarde 2,20 m nuk është e mjaftueshme, spina e pajisjes me kabllo me gjatësi 3 metër lejon më shumë fleksibilitet në instalim. Spina e pajisjes mund të hiqet lehtë dhe pa shumë përpjekje nga pajisja e të ndërrohet lehtë.

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.