Kutia e ruajtjes së gjalpit
Nr. i artikullit
988117000
Kutia e elegante e ruajtjes së gjalpit mund të mbahet lehtë nga kapaku dhe të hapet me lehtësi falë mundësisë së përdorimit me një dorë. Për shkak të proporcioneve të menduara mirë, mund të ruhet një shumëllojshmëri e gjerë e madhësive të pakove të gjalpit. Është e pathyeshme dhe e përshtatshme për pjatalarëse dhe shkon në të gjitha raftet e "Liebherr".
Rafti i shisheve
Nr. i artikullit
988107800
Rafti i shisheve është një zgjidhje praktike dhe elegante për ruajtjen e pijeve.
Pllaka për ngrirje
Nr. i artikullit
988103600
Me ndihmën e pllakës për ngrirje mund të garantohet cilësia e ftohjes në rast të shkëputjes së mundshme të energjisë. Si rezultat, ajo siguron një rezervë shtesë të ftohjes dhe kështu siguron ushqimet e vendosura në ngrirje.
Kompleti i pecetave me mikrofibër
Nr. i artikullit
871302300
Për pastrimin higjienik dhe të kujdesshëm të hapësirës së brendshme të frigoriferit ftohës dhe ngrirës "Liebherr" ofron kompletin me peceta me mikrofibër. Ky komplet përmban 3 peceta me përmasa 30 x 30 cm. Papastërtitë fshihen shumë mirë me anë të mikrofibrave, kështu që ushqimet ruhen në mënyrë higjienike në rast pastrimi periodik. Pecetat me mikrofibër lahen me 30 gradë dhe si rezultat mund të përdoren shumë herë.
Kompleti lidhës për kanatet e ndara të mobilieve
Nr. i artikullit
908639800
Ky komplet lidhës shërben si plotësim praktik kur një pajisje inkaso me një derë instalohet në një bufe, në të cilën më parë ka qëndruar një kombinim ftohës-ngrirës. Me ndihmën e këtij kompleti lidhës mund të bashkohen me njëri-tjetrin kanatet e veçanta të mobilies.
Tapat për vrimat e vidave
Nr. i artikullit
908648400
Në rast të zëvendësimit të një pajisjeje me derë me rrëshqitje me një pajisje me derë fikse, me ndihmën e këtyre tapave mund të mbyllen vrimat që mbeten në kanatin e mobilies.
Rafti variabël i vezëve
Nr. i artikullit
988117200
Rafti variabël i vezëve zgjatet jashtë dhe prandaj edhe i rregullueshëm në sasi. Kështu që mund të ruhen në mënyrë të sigurt deri në 20 vezë pule ose, në gjendje të kthyer, mund të ruhen deri në 28 vezë më të vogla. Përveç kësaj, ai ofron mundësinë për të ruajtur vezët në anën me majë të drejtuar poshtë, për të zgjatur afatin e tyre të ruajtjes.
Forma me kapak e kubave të akullit
Nr. i artikullit
988117400
Forma e madhe me kapak e kubave të akullit mund të mbushet lehtë me ujë, falë vrimës së përshtatshme të mbushjes. Kapaku me mbyllje absolutisht hermetike lejon transportin e sigurt dhe të thatë dhe mbylljen e sirtarit.
Kufizimi i hapjes së derës
Nr. i artikullit
909621400
Këndi i hapjes së derës i përcaktuar nga fabrika mund të zvogëlohet nga 115° në 90°, thjesht duke futur një kunj të fortë në menteshën e derës. Në këtë mënyrë parandalohet përplasja e derës në muret ose mobiliet pranë saj dhe shmanget dëmtimi i saj.
Këmbët mbajtëse me regjistrim
Nr. i artikullit
909629400
Përmes këmbëve mbajtëse me regjistrim të lartësisë niveli i pajisjeve inkaso "Liebherr" mund të përshtatet më së miri në vendin e instalimit, nëpërmjet të cilave garantohet një raport optimal i mbylljes së derës dhe i aftësisë funksionale të pajisjeve. Këmbët mbajtëse mund të blihen për të gjitha pajisjet inkaso për bufetë me dimensione 72 cm, 88 cm, 102 cm dhe 122 cm. Për të gjitha pajisjet e tjera ato janë tashmë pjesë e paketës së pajisjes.
Kompleti "VarioBox"
Nr. i artikullit
742055800
Dy "VarioBox" që tërhiqen jashtë lehtësojnë klasifikimin dhe ruajtjen e ushqimeve të ngrira të vogla dhe sigurojnë një pamje të mirë. Ato janë të lehta për t'u përdorur dhe ndalesa e tërheqjes siguron që gjithmonë ato të varen në mënyrë të sigurt kur hiqen gjërat. Rafti me "VarioBox" mund të përdoret individualisht në disa pozicione në derën e brendshme.
VarioSafe
Nr. i artikullit
988115600
"VarioSafe" ofron një pamje të qartë dhe vendos rregull. Ushqimet dhe pakot më të vogla, tubetat dhe kavanozat ruhen në mënyrë optimale në kasetë. "VarioSafe" mund të vendoset në disa pozicione lartësie në pjesën e ftohjes. Për një mbushje më të lartë, në qoftë se kërkohet, një lartësi e dytë është e disponueshme.