Frigoriferët për industrinë e pijeve
Frigoriferët për industrinë e pijeve duhet të përballojnë kërkesa dhe ngarkesa të larta. Te Liebherr, jetëgjatësia e pajisjeve është gjithmonë në fokus të projektimit të tyre. Kjo tregohet në përzgjedhjen e materialeve më cilësore nga konceptimi i komponentëve të ftohjes deri te zhvillimi i dizajnit. Gjithashtu, modelet Liebherr jo vetëm që mbushen lehtë, por janë edhe të lehtë për t'u pastruar, komodë në përdorim, zënë pak vend dhe janë me efiçencë energjie dhe ekonomikë në konsum.
Në skarat e mbajtjes me rregullim të lartësisë mund të prezantoni në formë atraktive pijet tuaja. Por për efektin e duhur vizual tërheqës, pajisjet plotësohen me brandime individuale, logo të firmave apo brandime të markave, që i theksojnë ata edhe më shumë.
Vëmendje e madhe në fazën e konceptimit-projektimit të pajisjeve Liebherr i kushtohet edhe elegancës së pajisjeve dhe rrezatimit të cilësisë. Materialet speciale tejet cilësore dhe të nivelit të lartë dhe struktura me forma elegante shquajnë stilin unik të Liebherr. Falë dizajnit universal, pajisjet Liebherr kombinohen shumë mirë me njëra-tjetrën dhe janë gjithashtu gjithmonë një element vizual atraktiv.
Përmbledhje e avantazheve kryesore
Ndriçim i brendshëm me LED me fikje

Ndriçim i brendshëm me LED që fiket.ndizet në mënyrë të pavarur ka efiçencë energjie dhe mbështet produktet në një prezantim optimal të tyre në pikën e shitjes.
Ruajtje e sigurt e mallrave

Të gjitha pajisjet janë të pajisura si standard me bravë dere dhe kështu pengojnë aksesin e paautorizuar.
Skarat mbajtëse me rregullim të lartësisë

Skarat mbajtëse me rregullim të lartësisë kanë kapacitet mbajtës deri në 60 kg. Ato lejojnë një shfrytëzim fleksibël të hapësirës së brendshme - optimale për të gjitha madhësitë e shisheve dhe të kolive.
Dorezë shufër ergonomike

Doreza shufër ergonomike është projektuar për përdorim intensiv. Ajo është pozicionuar në mënyrë ergonomike dhe pastrohet lehtë.
Dera me xham izolues me efiçencë energjie

Dera me xham izolues ofron një pamje perfekte, kujdeset për efiçencën optimale të energjisë dhe mbështet prezantimin atraktiv të produkteve.
Izolimi termik shumë i mirë i pajisjes ul konsumin e energjisë dhe siguron një temperaturë konstante në hapësirën e brendshme.
Teknologjie ftohejeje e shkëlqyer dhe dizajn individual
Liebherr ju ofron mundësinë të dizajnoni vetë frigoriferin tuaj. Kështu ju rritni perceptimin e markës aty ku ka rëndësi për vendimin për blerje nga klientët tuaj - në pikën e shitjes.
Prania e markave të veçanta përforcohet përmes panelit me ndriçim LED dhe brandimit të cilësisë së lartë. Në këtë mënyrë, në frigoriferët e akulloreve ose në frigoriferët e pijeve sigurohet një element që nxit blerjen, me të cilin transmetohen mesazhet e markës specifike.
Portofoli i gjerë i aksesorëve Liebherr ju mundëson t'i përshtatni pajisjet sipas qëllimit të përdorimit. Kështu produktet tuaja ruhen në mënyrë lehtësisht të dukshme dhe janë lehtësisht të arritshëm.
Panoramë e avantazheve të brandimit:
- Marka individuale prezantohet fuqishëm nëpërmjet frigoriferëve të branduar në mënyrë individuale.
- ndriçuesit LED jetëgjatë dhe ekonomikë nxjerrin në pah produktet duke nxitur blerjet.
- Aksesorët funksionalë mundësojnë përshtatjen e pajisjes sipas kërkesave specifike.
Dekor i sipërfaqes dhe LED për frigoriferët ftohës dhe ngrirës

Në Lienz (Austri), Liebherr prodhon frigoriferë ftohës dhe ngrirës për përdorim familjar dhe profesional.
Dizajni cilësor dhe individual thekson produktet dhe markën tuaj. Kështu, sipas dëshirës, ne e realizojmë pajisjen sipas një dekori të dizajnuar sipas propozimeve tuaja dhe me një ndriçim me efekt vizual me LED.
Nga porositë e vogla e deri te porositë e mëdha, ne i projektojmë frigoriferët sipas dëshirave të klientit dhe me teknologjinë më moderne të printimit. Për momentin ne ofrojmë mundësitë e mëposhtme që të lini gjurmën tuaj personale në pajisjet tuaja.
Dekori i sipërfaqes dhe teknika e printimit
Objekti i dëshiruar përgatitet në varësi të numrit të porosisë dhe motivit si stampim ose printim dixhital mbi një fletë ngjitëse. Në fund, kjo ngjitëse vendoset manualisht mbi sipërfaqen e frigoriferit.
Ndryshe nga ngjitësja PVC, objekti stampohet direkt gjatë procesit të stampimit direkt mbi materialin mbajtës me shtresa, p.sh. te llamarina e derës ose faqet anësore. Teknologjia është e përshtatshme për motive të thjeshta dhe njëngjyrëshe.
Gjatë printimit të ngjitëses PVC kryhet dekorimi në sublimimin termik nga furnizuesit tanë. Ai krijon një letër sublimimi në printerin dixhital. Në fund, e transferon atë në një llamarinë speciale çeliku me veshje të veçantë me disa shtresa. Nëpërmjet nxehtësisë së ngjyrave dhe një shtrese fiksimi shtesë, presioni vepron me mjaft efikasitet. Gjithashtu, ky proces e bën dizajnin të rezistueshëm ndaj gërvishtjeve.
Dizajni me derë xhami dhe printim të panelit

Ngjitësja me motivin e dizajnuar vetë ngjitet direkt mbi derën prej xhami. Në variantin "jo të përhershëm", ngjitëset mund të hiqen në çdo kohë pa lënë asnjë gjurmë të dukshme mbi xham.

Motivi i preferuar skalitet në faqen e brendshme të fletës së xhamit. Ndriçuesit LED me efiçencë energjie të integruar te dera ndriçojnë brandimin me efekt vizual tërheqës dhe krijohet një perceptim i përgjithshëm i harmonizuar. Nëpërmjet fletëve lentikulare në këtë teknikë mund të arrihen edhe efekte 3D. Procesi është i përshtatshëm për pajisjet e serisë "FKv 50" dhe "FKv 30".

Në panelet me ndriçim nga pas mund të futen në lojë akoma më mirë edhe fletët ngjitëse me brandim individual.
Aksesorë Liebherr për frigoriferët banak të akulloreve dhe frigoriferët e pijeve

Raft me rrëshqitje për kanaçet dhe shishet
Falë raftit praktik me rrëshqitje për shishet klienti mund t'i arrijë lehtë pijet në çdo kohë. Në modelin FKDv 43 rafti me rrëshqitje mbështetet mbi shina teleskop, gjë e cila lehtëson edhe mbushjen e frigoriferit.

Shina me skaner
Shina me skaner vendoset në pjesën e përparme të skarës. E parashikuar me etiketat e çmimeve dhe barkodet, ajo ofron informacion të rëndësishëm me një shikim.

Hekuri mbrojtës
Për siguri gjatë transportit kujdeset hekuri mbrojtës. Ai mbron serpentinën në pjesën e pasme dhe në pjesën e poshtme të pajisjes nga ndikimi i goditjeve.

Hekuri mbrojtës me mbrojtje të panelit
Ky hekur mbrojtës special mbron panelin me ndriçim nga pas. Veçanërisht praktik për transportimet e shpeshta: pas instalimit të pajisjes mbrojtësja mund të paloset lehtësisht nga prapa pajisjes. Kështu kurseni çmontimin e tij.
Pajisje të dizajnuara individualisht për markën tuaj
Liebherr ofron mundësi të shumta për t'i branduar individualisht frigoriferët tuaj. Për këtë mund të zgjidhni nga një sërë modelesh dhe procesesh të ndryshme printimi.
Sipas dëshirës, ne zhvillojmë për ju një koncept individual të pajisjes, i cili merr në konsideratë dizajnin e korporatës suaj. Për këtë qëllim të gjitha detajet përputhen me njëra-tjetrën. Perceptimi i përgjithshëm i harmonizuar thekson mesazhet e markës suaj, fuqizon prezencën e markës dhe rrit kështu vlerën e reputacionit.