Zgjidhni asortimentin tuaj
Mbyll

Pajisjet e reja të pavarura

Frigoriferët ftohës dhe kombinimet ftohës-ngrirës Liebherr e ndalojnë kohën – për rezultate të përkryera në shijim.

Gjej tani pajisje të pavarur

Freski e pakufizuar në kohë: Frigoriferët ftohës dhe kombinimet e reja ftohës-ngrirës me qëndrim të pavarur

Kur bëhet fjalë për ushqimin, ju kërkoni cilësinë më të lartë dhe shijen maksimale autentike. Kjo është gjithmonë shtysa jonë për të zhvilluar zgjidhje të reja dhe madje më të mira, për të garantuar kushtet më të mira të ruajtjes për ushqime të ndryshme. Për freski afatgjatë, për të mbrojtur vitaminat e çmuara të ushqimeve dhe për një përvojë në shije, të ngjashme si direkt pas blerjes ose mbledhjes. Shikojeni vetë gjeneratën e re të pajisjeve tona me qëndrim të pavarur.

Veçoritë kryesore të pajisjeve tona të reja të pavarura

Teknologjitë e ftohjes

Në mënyrë që ushqimet të shijojnë si të freskëta, edhe pas një farë kohe në frigorifer.

Mëso më shumë

Karakteristikat

Detajet e karakteristikave dhe aksesorët për më shumë komoditet dhe fleksibilitet.

Mëso më shumë

Cilësia

Arti i inxhinierisë gjermane dhe cilësia më e lartë. Pajisjen tuaj Liebherr do ta shijoni për një kohë shumë të gjatë.

Mëso më shumë

Modelet tona më të spikatura

Rezultati 1-1 nga 1

XRFbs 5295 Peak BioFresh NoFrost Kombinim krah-për-krah

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 1.855 / 1.204 / 675 mm
  • Vëllimi i përgjithshëm 663
  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 1.855 / 1.204 / 675 mm
  • Vëllimi i përgjithshëm 663
  • IceMaker po
Përmban pajisjet individuale në vijim:

SFNbsd 529i Peak NoFrost Frigorifer ngrirës me qëndrim të pavarur me NoFrost

SRBbsc 529i Peak BioFresh Frigorifer me qëndrim të pavarur me BioFresh Professional

Shije për kohë më të gjatë. Freskia është çështje e teknologjisë.

Në blerjet tuaja të ushqimeve, nuk bëni asnjë kompromis. Ju kërkoni për përbërësit natyralë, cilësinë më të mirë dhe freskinë maksimale. Është fare e qartë: Kur i kushtoni kaq shumë rëndësi ushqimit të mirë, sigurisht që doni ta ruani edhe për kohë të gjatë. Dhe pikërisht për këtë qëllim, ne kemi zhvilluar teknologji ftohjeje inovative.

BioFresh Professional me Hydro Breeze. Ftohje si profesionistët.

Veçoria jonë HydroBreeze është një shembull i standardeve tona maksimale të freskisë. Një mjegull e ftohtë që përhapet si një balsam mbi frutat dhe perimet në koshin BioFresh Professional. Kjo mjegull garanton freski të gjatë, përmirëson strukturën dhe bën që edhe perimet me gjethe shumë të holla të rrojnë shumë gjatë. Përveç kësaj, ajo siguron një efekt vizual të mrekullueshëm në koshin BioFresh Professional.

BioFresh Professional me kasetë Fish & Seafood. I freskët si direkt nga tregu.

Me qëllim që peshku dhe frutat e detit të shijojnë ende shumë të freskëta edhe pas disa ditësh, si të marra direkt nga stenda e tregut, nevojitet një ndarje ftohëse që ruan freskinë e tyre – ashtu si kaseta jonë Fish & Seafood. Këtu, peshku dhe frutat e detit ruhen në temperaturë –2°C dhe lagështi të ulët të ajrit. Kushtet e përkryera për të shijuar shije peshku të freskët në një kohë shumë më të gjatë.

NoFrost. Jo më shkrirje.

Me funksionin e shkrirjes automatike freskia e qëndrueshme e ushqimeve të ngrira është e garantuar. Nuk ka më nevojë që ushqimi i ngrirë të vendoset diku tjetër në ruajtje gjatë shkrirjes manuale. Ftohja optimale konstante ruhen pa ndërprerje.

Ne thjesht e kemi bërë akoma më të lehtë.

  • Frigoriferët ftohës dhe ngrirës përdoren çdo ditë. Për këtë arsye, ne zhvillojmë pajisje me qëndrim të pavarur që shquhen për komoditetin në përdorim, qartësinë dhe fleksibilitetin – që nga hapja e derës e deri në detajet më të vogla të karakteristikave.

    Frigoriferët ftohës dhe ngrirës përdoren çdo ditë. Për këtë arsye, ne zhvillojmë pajisje me qëndrim të pavarur që shquhen për komoditetin në përdorim, qartësinë dhe fleksibilitetin – që nga hapja e derës e deri në detajet më të vogla të karakteristikave.

  • Sirtarët me shina teleskop
    Dhe shumë ndihmuese: Shinat teleskop. Që të gjitha ushqimet të arrihen gjithmonë në mënyrë të përsosur – hapje dhe mbyllje mjaft e lehtë, edhe kur është mbushur plot.

    Sirtarët me shina teleskop

    Dhe shumë ndihmuese: Shinat teleskop. Që të gjitha ushqimet të arrihen gjithmonë në mënyrë të përsosur – hapje dhe mbyllje mjaft e lehtë, edhe kur është mbushur plot.

  • Sistemi i mbylljes së butë
    Falë sistemit "SoftSystem", dyert tona mbyllen gjithmonë butë, edhe kur vrulli i mbylljes është ndonjëherë më i madh se normalisht. Mbyllja e veçantë e derës pa zhurmë dhe me zbutje është integruar tashmë nga seria jonë Plus e më pas.

    Sistemi i mbylljes së butë "SoftSystem"

    Falë sistemit "SoftSystem", dyert tona mbyllen gjithmonë butë, edhe kur vrulli i mbylljes është ndonjëherë më i madh se normalisht. Mbyllja e veçantë e derës pa zhurmë dhe me zbutje është integruar tashmë nga seria jonë Plus e më pas.

  • FlexSystem
    Garanton shikueshmëri të veçantë në kasetën BioFresh. Racionet e vogla të frutave dhe perimeve ose ushqimet delikate mund të sistemohen këtu në mënyrë të përkryer.

    FlexSystem

    Garanton shikueshmëri të veçantë në kasetën BioFresh. Racionet e vogla të frutave dhe perimeve ose ushqimet delikate mund të sistemohen këtu në mënyrë të përkryer.

  • VarioTemp
    Me VarioTemp, pjesa e ngrirjes mund të kalohet në një temperaturë pa kufizim midis -2°C dhe +14°C, si alternativë për ndarjen e ftohjes. Në këtë mënyrë, zona e ngrirjes mund të përdoret si zonë tjetër ftohëse për ushqimet e vogla ose për ftohjen e pijeve, nëse nevojitet. Ose si ndarje kantine për ushqimet delikate ndaj të ftohtit, si për shembull patatet, qepët dhe të ngjashme.

    VarioTemp

  • InfinitySpring
    Ky burim buron nga frigoriferi. Shpërndarësi i ujit i integruar rrafsh është gjithmonë aty sa herë që nevojitet dhe pothuajse i padukshëm kur nuk nevojitet. Është i përshtatshëm për enë pothuajse të çdo madhësie, madje edhe për kana ose shishe për aparatin që e bën ujin me gaz. Për cilësinë e përkryer të ujit kujdeset sistemi i integruar i filtrave.

    InfinitySpring

  • IceTower
    IceTower vendos standarde të reja. Sepse ai bashkon me njëra-tjetrën dy ndarje të formatit të madh: IceMaker automatik për deri në 8 kilogramë kuba akulli dhe ndarje tjetër shtesë me hapësirë të bollshme.

    IceTower

  • Ndërfaqja e përdoruesit
    Ne zhvillojmë frigoriferë me funksione që ruajnë në mënyrë të sigurt ushqimet dhe që klientëve u nevojiten realisht. Funksione të cilat lehtësojnë jetën në mënyrë të dukshme. Për siguri, komoditet dhe ftohje më të madhe.

    Ndërfaqja e përdoruesit

    Ne zhvillojmë frigoriferë me funksione që ruajnë në mënyrë të sigurt ushqimet dhe që klientëve u nevojiten realisht. Funksione të cilat lehtësojnë jetën në mënyrë të dukshme. Për siguri, komoditet dhe ftohje më të madhe.

  • EasyOpen
    Hapja e vështirë e frigoriferëve ngrirës: ky është një problem që i përket së shkuarës. Falë teknologjisë së re EasyOpen, frigoriferët ngrirës hapen në çdo kohë lehtë dhe pa mundim – edhe kur nuk kanë dorezë. Si ia arrijmë këtë? Me ndihmën e një lloji të ri të guarnicionit të derës dhe modulit të teknologjisë së re BluPerformance është e mundur që forcat për hapjen e derës të përgjysmohen. Kursim i hapësirës, i thjeshtë, komod.

    EasyOpen

  • Balancim i përkryer: një paketë e përgjithshme e fortë.

    Frigoriferët tanë ftohës janë realisht të gjithanshëm. Që gjatë zhvillimit ne kemi realisht në mendje shumë faktorë në të njëjtën kohë dhe kështu që ofrojmë pajisjen me balancimin më të mirë. Ose ndryshe: Të gjitha gjërat e mira vijnë te ne në katër.

    Konsumi i energjisë

    Pajisjet tona me kursim energjie mbrojnë burimet dhe ju kursejnë ara edhe juve.

    Vëllimi i ftohjes

    Asnjë litër i vëllimit të ruajtjes nuk mbetet pa shfrytëzuar. Hapësirë ruajtjeje maksimale për familje të çdo madhësie.

    Niveli i zhurmës

    Ne ofrojmë një gamë të gjerë të pajisjeve jashtëzakonisht pa zhurmë, që ndonjëherë janë nën 34 dB.

    Fuqia e ftohjes

    Sistemi i sensorëve përshtat fuqinë e ftohjes gjithmonë sipas përdorimit aktual.

    Mendojmë më përpara sesa vetëm për sot.

    Në konceptimin e pajisjeve tona ne i kushtojmë vëmendje të veçantë qëndrueshmërisë. Përveç jetëgjatësisë së pajisjeve tona, shtyllat më të rëndësishme janë: Efiçenca më e madhe e energjisë, evitimi i hedhjes së ushqimit, reduktimi i plastikës. Pse të gjitha këto? Sepse jo vetëm pajisjet tona, por i gjithë planeti duhet të jetojë sa më gjatë të jetë e mundur.

    Mëso më shumë rreth standardeve tona të qëndrueshmërisë

    Edhe detaji më i vogël kërkon vëmendje të madhe.

    Ne i kushtojmë rëndësi cilësisë pa kompromise – deri te vida më e vogël. Dhe kështu ka qenë që nga fillimi. Ne prodhojmë frigoriferë ftohës dhe ngrirës të cilësisë së lartë që nga viti 1954 dhe i shesim ato në mbarë botën. Por në zemër ne jemi ende një biznes familjar dhe rrënjët tona janë në Gjermani. Ne i prodhojmë këtu të gjitha produktet tona, ashtu si dhe më parë. Arti i inxhinierisë gjermane – nga solidariteti me themeluesin tonë dhe njohuritë e ekspertizën, që është mbledhur këtu nga gjenerata të tëra inxhinierësh.

    Bëni një prezantim. Në kuzhinën tuaj.

    Gjuha e dizajnit të ri purist të Liebherr impresionon me modelin e jashtëzakonshëm të cepave, me sipërfaqet elegante dhe siluetën pa spërdredhje.

    InteriorFit.Shfrytëzim elegant i dollapëve të kuzhinës. Me InteriorFit, pajisjet tona të pavarura përshtaten në kuzhinën tuaj në një mënyrë që kursen hapësirë – ato nuk kanë nevojë distancë anësore për ajrim nga muret ose mobiliet ngjitur. Jashtë kuzhinës zgjatet vetëm dera e frigoriferit. Gjithçka tjetër është e padukshme.

    Për një pamje sa më të rregullt. Madje edhe përpara se të hapni frigoriferin.

    Për një orientim edhe më të lehtë, ne i kemi ndarë pajisjet tona me qëndrim të pavarur në katër seri lehtësisht të kuptueshme. Mësoni më shumë këtupër karakteristikat kryesore të serive të veçanta.

    Klasa jonë bazë. E thjeshtë, e qartë dhe e pajisur në mënyrë të përsosur për të gjitha nevojat themelore.

    Zbuloni serinë Pure

    Një plus në komoditet. Pajisjet jo vetëm që ftohin dhe ngrijnë në mënyrë të përkryer, por ato janë pak edhe më të zgjuara.

    Zbuloni serinë Plus

    Kjo seri është realisht një tërheqëse e veçantë. Ajo është një shprehje e pagabueshme për sa i përket dizajnit dhe materialeve.

    Zbuloni serinë Prime

    Për të gjithë, që dëshirojnë të kenë gjithçka. Teknologjia inovative e Liebherr takohet këtu me dizajnin e klasit të lartë dhe zgjidhjet e komoditetit të kategorisë ekstra.

    Zbuloni serinë Peak
    • 0
      Shënimet
      Produkti u shtua te shënimet tuaja.
    • 0 Lista e krahasimit
      Zgjidhni të paktën një produkt tjetër për të nisur krahasimin. Ju mund të krahasoni me njëra-tjetrën maksimumi vetëm 7 produkte për listë. Hiqni produktet nga lista ose resetoni listën. Ju mund të drejtoni njëkohësisht maksimumi 7 lista të ndryshme krahasimi. Produkti u shtua me sukses.
      Nis krahasimin
      Lista e krahasimit është bosh. Në faqet e produkteve mund të përzgjidhni produkte për krahasim.
    • Kërkimi i shitësve
    • Shkarkimet
    • Kontakti & Shërbimi
    Shënimet tuaja përmbajnë:
    Shtuar së fundmi: Shënimet tuaja nuk përmbajnë asnjë produkt.
    close