ICSe 5103 Pure Kombinim ftohës-ngrirës i integrueshëm me EasyFresh dhe SmartFrost

Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm
Vëllimi i përgjithshëm 264 l
Mënyra e instalimit E integrueshme
Montimi i dyerve Derë me rrëshqitje
Klasa e efiçencës së energjisë E
Teknologjia e ftohjes SmartFrost
SmartDeviceBox E plotësueshme

Karakteristikat

EasyFresh

EasyFresh

Garanti për freskinë e tregut në shtëpinë tuaj është rafti ynë për ruajtjen e ushqimeve EasyFresh. Nëse janë fruta apo perime: këtu ruhet gjithçka në mënyrë optimale. Nga ushqimet rritet lagështia e ajrit në raft falë mbylljes hermetike. Në këtë mënyrë ushqimet ruhen të freskëta për një kohë të gjatë.

DuoCooling

DuoCooling

Falë dy qarkullimeve komplete, të ndara të ajrit të ftohtë, DuoCooling siguron që të mos ketë shkëmbim ajri ndërmjet pjesës ftohëse dhe asaj ngrirëse. Ushqimet as nuk thahen dhe as nuk mbajnë erë. Dhe kjo nënkupton: më pak ushqime për të hedhur, më rrallë për të blerë, por më shumë për të kursyer dhe për të shijuar.

I pajisur me SmartDeviceBox

I pajisur me SmartDeviceBox

Ju dëshironi të jeni të pajisur për të ardhmen e Smart Home? Pajisja juaj Liebherr ju mbështet me kënaqësi: Ju mund ta pajisni atë me një SmartDeviceBox, të cilën jua ofron në internet pajisja juaj Liebherr. SmartDeviceBox mund të montohet me disa kapje me dorë dhe që sot ju hap të gjithë botën e mundësive dixhitale.

Touch-Display

Touch-Display

Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr. Në ekran janë të renditura qartë të gjitha funksionet. Me një prekje të lehtë me gisht ju zgjidhni për shembull pa mundim funksionet ose kontrolloni temperaturën aktuale të pajisjes suaj ftohëse.

IceCubeTimer

IceCubeTimer

Spontane Party? Keni nevojë të shpejtë për kuba akulli? Për këtë ju ndihmon IceCubeTimer: Ai siguron që pajisja juaj Liebherr ta shndërrojë ujin në kube akulli me shpejtësi të lartë. Sapo kubat e akullit të jenë gati, ju merrni një njoftim nëpërmjet aplikacionit. Kështu ju nuk keni nevojë të shihni herë pas here dhe mund të shijoni pijet tuaja të ftohta në kohën më të shkurtër.

Vend për tepsi 

Vend për tepsi 

A dëshironi t'i mbani të freskëta ëmbëlsirat me fruta të pjekura vetë? Ose picën e përgatitur që duhet futur më vonë në furrë? Futni lehtë tepsinë tuaj në pajisjen tuaj Liebherr – ajo ju ofron vend të mjaftueshëm për të vënë një tepsi. Veçanërisht praktike: Ju mund të fusni dhe të nxirrni tepsinë në hapjen e derës me kënd 90°.

PowerCooling-System

PowerCooling-System

Ju dëshironi të jeni i sigurt me frigoriferin tuaj që ftohja të jetë e shpërndarë pothuajse në mënyrë të njëjtë? Për këtë kujdeset PowerCooling-System: Ventilatori po aq i fuqishëm sa edhe i ulët në zhurmë e shpërndan ajrin e ftohtë me efekt në të gjithë hapësirën ftohëse.

SuperSilent

SuperSilent

Shëëëët – dëgjoni me vëmendje: Pajisja juaj Liebherr bën aq zhurmë saqë ju duhet të mprihni veshët për ta dalluar atë. Çfarë fshihet pas? Të gjithë komponentët ftohës si kompresorët, valvulet, ventilatorët dhe zbutësit janë optimizuar dhe rregulluar mirë në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin. Në mënyrë që në kuzhinën tuaj të dëgjoni vetëm atë që dëshironi.

Ndriçimi LED i pjesës së sipërme të frigoriferit

Ndriçimi LED i pjesës së sipërme të frigoriferit

Ndriçimi LED i pjesës së sipërme të frigoriferit ndriçon hapësirën e brendshme nga sipër - për një pamje të mirë të ushqimeve tuaja. Pamja ka dritë ekstra: Dritat LED janë pozicionuar përpara pllakave të xhamit, në mënyrë që të ndriçohet mirë edhe një frigorifer i mbushur plot.

Raftet e derës

Raftet e derës

A dëshironi një vend të sigurt për ruajtjen e pijeve ose ushqimit tuaj? Dhe megjithatë a doni t'i merrni lehtë? Raftet tona të derës jua ofrojnë të dyja. Ato janë të lëvizshme në lartësi dhe në këtë mënyrë përshtaten për nevojat tuaja. Praktike është edhe mbajtësja e lëvizshme e shisheve dhe që mund të nxirret jashtë: Kështu shishet tuaja rrinë gjithmonë të sigurta.

Rregullim i veçuar i temperaturës

Rregullim i veçuar i temperaturës

Çdo ushqim ka temperaturën e tij optimale – nëse është i ngrirë apo i freskët. Prandaj kombinimi juaj i freskët-i ngrirë ka qarkullime të ndara të ajrit ftohës: Kështu e komandoni temperaturën në pjesën ftohëse dhe atë ngrirëse pavarësisht nga njëra-tjetra. Zgjidhni në çdo situatë me saktësi temperaturën që është më e mira për ushqimet tuaja. Shumë thjesht dhe saktë.

Raft mbi shina rrëshqitëse EasyFresh

Raft mbi shina rrëshqitëse EasyFresh

Falë shinave të integruara rrëshqitëse me nisje dhe ndalesë hapni dhe mbyllni shumë lehtë raftin tuaj EasyFresh. Një plus tjetër në komoditet: Shinat rrëshqitëse e mbyllin fort raftin në mënyrë të saktë. Kështu ushqimet tuaja të freskëta ruhen vazhdimisht nën kushte optimale.

CleaningMode

CleaningMode

Deri tani ju duhej të vendosnit për pastrimin e frigoriferit: Ta fikni, për të kursyer energji? Ose ta lini të ndezur për pamje më të mirë? CleaningMode ju çliron nga kjo dilemë: Ftohja fiket gjatë kohës kur ndriçimi mbetet i ndezur. Kështu e pastroni pajisjen tuaj Liebherr shumë i relaksuar.

EnergySaver

EnergySaver

Dëshironi të kurseni energji dhe para në të njëjtën kohë? Pajisja juaj Liebherr ju mbështet për këtë – me modalitetin e kursimit të energjisë. Nëse aktivizoni EnergySaver, atëherë temperatura standarde rritet me dy gradë. Kështu pajisjes suaj Liebherr i nevojitet më pak energji – dhe ushqimet tuaja ruhen të freskëta në mënyrë optimale.

PartyMode

PartyMode

Tani mund të vijnë mysafirët – sepse edhe pajisja juaj Liebherr është në atmosferë festive: Nëse aktivizoni PartyMode, atëherë ajo siguron pije të ftohta dhe një racion ekstra me kuba akulli. Në PartyMode janë aktivizuar funksionet si SuperCool dhe prodhimi maksimal i akullit. Pas 24 orëve pajisja juaj Liebherr kthehet automatikisht sërish në modalitetin e saj normal.

SuperFrost

SuperFrost

Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes. Kështu temperatura mbetet konstante, nëse ju vendosni ushqime të pa ngrira. Në të njëjtën kohë SuperFrost kursen energji: Në rast se funksioni nuk fiket manualisht, atëherë ai çaktivizohet automatikisht pas 65 orësh.

Bllokimi i ekranit

Bllokimi i ekranit

Një ekrani i ndriçuar është një magnet për duart e fëmijëve – këtë e di edhe pajisja juaj Liebherr. Prandaj ekziston bllokimi i ekranit: Ai parandalon në mënyrë të besueshme që cilësimet në frigoriferin tuaj të ndryshojnë pa dashje. Natyrisht që ju thjesht edhe mund ta çaktivizoni bllokimin e ekranit.

NightMode

NightMode

Pajisja juaj Liebherr ju uron një natë të mirë – dhe siguron qetësi pa probleme: Sepse në NightMode ajo i mbyll të gjitha volumet e zërit dhe zhurmat. Gjithashtu edhe IceMaker nuk bën zë. Përveç kësaj, ajo zbeh ndriçimin e brendshëm, në mënyrë që ju të keni dritë të butë, nëse hapni frigoriferin gjatë natës. Ju mund ta programoni NightMode në atë mënyrë që ai të fiket dhe të ndizet automatikisht në kohë fikse.

Alarmi për ndërprerjen e energjisë elektrike

Alarmi për ndërprerjen e energjisë elektrike

Pajisja juaj Liebherr është një engjëll i vërtetë mbrojtës për ushqimet: Në rastin e ndërprerjes së energjisë elektrike ajo ndez alarmin në mënyrë të sigurt. Këtë ju jo vetëm që mund ta dëgjoni, por edhe ta shihni. Ekrani tregon temperaturën më të lartë të arritur në ndarjen e ngrirjes së frigoriferit. Por ju nuk alarmoheni kurrë pa qenë nevoja: Në rastin e ndërprerjes së shkurtër të energjisë elektrike, nëse temperatura nuk rritet në mënyrë kritike, atëherë alarmi mbetet i fikur.

HolidayMode

HolidayMode

Ju niseni për udhëtim? Atëherë e dërgoni edhe pajisjen tuaj Liebherr me pushime: Në HolidayMode ventilatori dhe SuperCool janë të fikura dhe frigoriferi juaj rregullon temperaturën e tij në +15 °C. Kjo kursen energji dhe megjithatë parandalon aromat e pakëndshme. Natyrisht që pjesa e ngrirjes mbetet e ndezur. Nëpërmjet aplikacionit ju mund ta fikni HolidayMode edhe kur ktheheni nga udhëtimi. Kështu pajisja juaj Liebherr ju mirëpret e freskët si zakonisht.

SuperCool

SuperCool

Frigoriferi juaj duhet të ruajë temperaturën optimale, edhe kur ju tani keni vendosur ushqimet e tregut që janë ngrohur nga dielli? Ky është një rast për SuperCool: E aktivizuar njëherë, pajisja juaj Liebherr e përforcon fuqinë e saj, derisa ushqimet e freskëta të jenë ftohur aq sa përmbajtja tjetër. Pastaj SuperCool fiket automatikisht – më së shumti pas 12 orësh.

BottleTimer

BottleTimer

A e njihni këtë? Ju vendosni një shishe vere në akull, në mënyrë që ajo të ftohet shpejt – dhe e harroni atje. Me BottleTimer kjo nuk ndodh kurrë sërish: Ai nëpërmjet aktivizimit të SuperFrost siguron një ftohje ekstra të shpejtë. Dhe sapo shishja të ketë arritur temperaturën optimale, pajisja juaj Liebherr ju kujton nëpërmjet aplikacionit që ajo duhet nxjerrë nga akulli.

Alarmi i derës

Alarmi i derës

Alarmi i derës i pajisjes suaj Liebherr kujdeset që ju të mos harxhoni energji të panevojshme dhe të prishen ushqimet: Nëse dera e frigoriferit mbetet hapur për një kohë të gjatë, atëherë ai ju alarmon – nëpërmjet dritës pulsuese dhe nëpërmjet tingullit paralajmërues. Por ajo që quhet "tepër e gjatë", e vendosni ju: Në varësi të cilësimit alarmi i derës aktivizohet pas 1, 2 ose 3 minutash.

SabbathMode

SabbathMode

Në Sabbath ndërpriten të gjitha aktivitetet – kjo vlen edhe për pajisjet elektrike. Këtë, pajisja juaj Liebherr e merr parasysh. Në SabbathMode është i fikur i gjithë ndriçimi i frigoriferit, gjithashtu edhe të gjitha volumet e zërit, zhurmat dhe ekrani. Pas 80 orësh SabbathMode çaktivizohet.

Alarmi i temperaturës

Alarmi i temperaturës

Në frigoriferin tuaj Liebherr ushqimet janë të sigurta edhe në rastin e ndonjë defekti: Alarmi i temperaturës ju paralajmëron në mënyrë të sigurt, nëse temperatura arrin një nivel kritik. Këtë alarm ju jo vetëm që mund ta dëgjoni, por edhe ta shihni. Ekrani tregon se sa shumë është ngritur temperatura. Natyrisht që ju mund ta fikni alarmin manualisht.

Filtri aktiv i karbonit FreshAir

Filtri aktiv i karbonit FreshAir

Aroma e disa ushqimeve është nganjëherë jo shumë e këndshme. Por për pajisjen tuaj Liebherr kjo nuk është problem: Falë filtrit aktiv të karbonit FreshAir në hapësirën e brendshme mbizotëron gjithmonë ajër i freskët. Filtri gjendet direkt në rrymën e ajrit në trupin e ventilatorit dhe neutralizon kryesisht aromat. Treguesi ju kujton për një ndërrim të filtrit.

Rafti i vezëve

Rafti i vezëve

Ju dëshironi t'i ruani vezët të sigurta dhe pa kuti kartoni në frigoriferin tuaj? Asnjë problem me raftin e vezëve: Këtu ruhen deri në 10 vezë pulash të mbrojtura në mënyrë të qëndrueshme dhe të freskuara mirë. Rafti përshtatet si me pjesën e brendshme të derës ashtu edhe me pllakat e xhamit.

Guarnicioni i ndërrueshëm i derës 

Guarnicioni i ndërrueshëm i derës 

Ju mendoni, se guarnicioni i derës së pajisjes suaj Liebherr duhet ndërruar pas disa vitesh? Këtë mund ta bëni vetë shumë thjeshtë: Guarnicioni i ndërrueshëm i derës mund të hiqet me disa kapje me dorë – dhe gjithashtu lehtësisht vendosni sërish guarnicionin e ri. Kështu edhe kjo pjesë e frigoriferit është gjithmonë e pastër në mënyrë të përsosur dhe higjienike.

Të dhënat teknike

Grupi i produkteve Integrierbare Kühl-Gefrier-Kombination mit EasyFresh und SmartFrost
GTIN 4016803043492
Series Pure
Klasa e efiçencës së energjisë E
Konsumi i energjisë çdo vit 228,10 kWh/a
Klasa e klimës SN-T
Niveli i zhurmës 35 dB
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50-60 Hz
Vlera e lidhjes 1,4 A
Komandimi basic UI
Anzahl Temperaturzonen 2
Numri i qarqeve ftohëse të rregullueshme 2
Treguesi i temperaturës Ndarja e ftohjes & ndarja e ngrirjes
SuperCool E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
SuperFrost E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
Alarmi për ndërprerjen e energjisë elektrike E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
Alarmi i defektit në pajisje E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
Alarmi i derës Ftohja E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
Alarm i derës Ngrirja E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
AlarmLightAmplifier E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
BottleTimer E rregullueshme nëpërmjet aplikacionit
CleaningMode E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
EnergySaver E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
IceCubeTimer E rregullueshme nëpërmjet aplikacionit
Vendosja e gjuhës
NightMode E rregullueshme nëpërmjet aplikacionit
SabbathMode E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
Alarmi i temperaturës Ngrirja E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
Bllokimi i ekranit E rregullueshme në pajisje
HolidayMode E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
SmartDevice E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
PartyMode E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
Diapazoni i rregullueshëm i temperaturës Ndarja e ftohjes +2 °C deri në +9 °C
Rregullimi i lagështisë feuchtes Kühlteil
Zonat e klimës ndarja e ftohjes EasyFresh
Procesi i shkrirjes Automatik
Ftohja me qarkullim
Filtri i FreshAir Në valvul
Sistemi i shinave të sirtarëve Ndarja e ftohjes Shina rrëshqitëse të integruara
Ndriçimi i brendshëm ndarja e ftohjes Ndriçim LED në tavan
Numri i rafteve mbajtëse Ndarja e ftohjes 4
nga të cilat të ndashme 0
nga të cilat me rregullim të lartësisë 3
Sirtarët OpenStage
Ruajtja e shisheve
Numri i mbajtësve të shisheve 1
Numri mbajtëset e konservave 2
VarioBox
Numri i VarioBox 0
Rafti i vezëve 10 vezë
Rafti i derës Raft mbajtës me mbajtëse për shishe dhe konserva
Rafti i derës së brendshme me rregullim të lartësisë I rregullueshëm me hapa
Koshat me tërheqje
Diapazoni i temperaturave ndarja e ngrirjes -15 °C deri në -26 °C
Teknologjia e ftohjes SmartFrost
Pozicioni ndarja e ngrirjes poshtë
Procesi i shkrirjes Manual
Koha e ruajtjes në rast defekti 11,00 h
Kapaciteti total i ngrirjes 6,00 kg / 24h
Numri i kutive në ndarjen e ngrirjes 3
FrostSafe Me kaseta të mbyllura nga të gjitha anët me kapak ballor transparent
Sistemi i shinave të sirtarëve Ndarja e ngrirjes ohne Auszugssystem (mit Glasplatte)
Ndriçimi i brendshëm ndarja e ngrirjes
Ndarja e ngrirjes me 4 yje
Dera e ndarjes së ngrirjes me 4 yje
Numri i pllakave prej xhami Ndarja e ngrirjes me 4 yje 0
VarioSpace
IceMaker
Ndriçimi i IceMaker-Safe
Forma e kubave të akullit
Numri Format e kubave të akullit 0
Numri i filtrave të ujit 0
Numri i pllakave ftohëse 0
Numri i tabakave të ngrirjes 0
Identifikimi i yjeve 4
Faqja e pasme prej inoksi
Dekori i derës së brendshme
Materiali raftet e derës Plastikë e bardhë
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ftohjes Xham
Material i rafteve të rregullueshme Ndarja e ngrirjes Xham
Materiali dera Çelik
Mënyra e instalimit E integrueshme
Montimi i dyerve Derë me rrëshqitje
Mentesha e derës E fiksuar djathtas
Ndërrimi i menteshës së derës E mundur nga vetë klienti
Këndi i hapjes së derës 115°
Guarnicioni i derës I ndryshueshëm
Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë 2
Shinat e nivelimit
Shinat e nivelimit 2
Ajrimi Ajrim në mobilie
Korniza dekorative
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm
Lartësia /Gjerësia / Thellësia (me paketimin) 1.829,0 / 555,0 / 622,0 mm
Pesha (pa paketimin) 54,00 kg
Pesha (me paketimin) 58,00 kg
Vëllimi i përgjithshëm 264 l
Vëllimi, ndarjet e ftohjes 183 l
Vëllimi, ndarjet e ngrirjes 81 l
Nga të cilat, ndarja me 4 yje 81,1 l

Shkarkimet

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.