Ju jeni këtu
Refrigeration and freezing: Products & Services for Shqipëri
Faqet e tjera të internetit për Shqipëri
Nuk e kemi shpikur ne frigoriferin. Por pothuajse.
Frigoriferët duhet të ftohin. Por çfarë duhet të bëjnë akoma frigoriferët ditët e sotme? Si mund të bëhen ata më efikas, më intuitiv dhe më bashkëkohor?
Për të gjitha këto ne mendojmë përditë, sepse një frigorifer për ne nuk është vetëm një pajisje. Ai për më shumë duhet të jetë një partner, i cili të mbështet ku mundet. I cili mendon me ju, merr detyra dhe jua lehtëson punën. Në mënyrë që kjo të arrihet, ne po zhvillojmë gjithnjë e më tej pajisjet tona.
Prandaj kemi punuar për pajisje që pothuajse tashmë flasin për veten: Pajisje, me zgjidhje inovative që jo vetëm plotësojnë kërkesat tuaja, por edhe ju frymëzojnë. Pavarësisht nëse është në drejtim të cilësisë, teknologjisë së freskisë, komoditetit, dizajnit, efikasitetit ose raportit performancë-çmim. Veçanërisht e rëndësishme për ne ishte, për të zhvilluar karakteristika inteligjente që ju mbështesin sa më mirë që të jetë e mundur. Në mënyrë që të keni më shumë kohë për gjera vërtet të rëndësishme në jetë.
Kush i ruan ushqimet nën kushtet optimale klimatike, nuk kujdeset veçanërisht vetëm për freskinë e gjatë dhe qëndrueshmërinë, por kryen edhe një kontribut të madh kundër shpërdorimit të ushqimeve. Me pajisjet tona kjo arrihet — falë kombinimit të përkryer të teknologjive të integruara për freskinë.
DuoCooling është teknologjia jonë bazë në të gjitha kombinimet ftohës-ngrirës. Falë dy qarkullimeve komplete, të ndara të ajrit të ftohtë, ai siguron që të mos ketë shkëmbim ajri ndërmjet pjesës ftohëse dhe asaj ngrirëse. Ushqimet as nuk thahen dhe as nuk mbajnë erë.
Garanti për freskinë e tregut: Nëse janë fruta apo perime: këtu ruhet gjithçka në mënyrë optimale. Nga ushqimet rritet lagështia e ajrit në raft falë mbylljes hermetike. Në këtë mënyrë ushqimet ruhen të freskëta për një kohë të gjatë.
Me teknologjinë e provuar BioFresh, ushqimi ruhet në një temperaturë pak më shumë se 0 ° C, dukshëm më e freskët se në pjesën tjetër të pajisjes. Me lagështinë e përkryer të ajrit frutat dhe perimet ruhen më gjatë të freskëta në Fruit & Vegetable-Safe të mbyllur hermetikisht. Mishi, peshku dhe produktet e qumështit janë të ruajtura më së miri në Meat & Dairy-Safe.
BioFresh Professional: me HydroBreeze.
Ftohje si profesionistët: Mjegulla e freskët ftohëse siguron freski dhe përmirëson strukturën — efekti i veçantë Wow për frutat dhe perimet në BioFresh-Safe.
I fshehur pas fronteve të kuzhinës, një Liebherr mbetet i pazbuluar në shikim të parë dhe i jep përparësi modelimit të kuzhinës. Por gjatë hapjes bëhet e qartë: Aty pas fshihet diçka krejtësisht e veçantë.
Purist dhe i pakushtëzuar në kohë nga njëra anë, elegant dhe ekskluziv nga ana tjetër. Gjuha e re e dizajnit përshtatet më së miri në çdo rregullim të brendshëm. Në hapësirën e brendshme të bindin komponentët e fisëm të xhamit dhe të çelikut inoks.
Koncepti ynë i ri LightTower ndriçon në mënyrë të barabartë brendësinë dhe e përçon atë te pllakat e xhamit. Fleksibël, kursen hapësirë, unik. Punimi i saktë, vëzhgimi i detajeve dhe ndërthurja harmonike e materialeve, formave dhe ngjyrave krijojnë një pamje të gjithanshme estetike. Kjo është vendosur butësisht në skenë nga koncepti i ri i ndriçimit.
Një frigorifer Liebherr mendon me ju, ku të mundet. Kështu ai për shembull kujton për pijet e harruara në ndarjen e ngrirjes – falë BottleTimer të integruar. Në këtë mënyrë shishet që plasin i përkasin së shkuarës. Keni për të bërë pushime? Kaloni lehtësisht pajisen në HolidayMode. Në këtë mënyrë kursehet shumë energji. Dhe veçanërisht shumë interesante për të gjithë, ata që duan të shkojnë në frigorifer herë pas here gjatë natës: NightMode. Atëherë hapësira e brendshme ndriçohet vetëm me dritë të errësuar. Kështu, pas kafshimeve të mesnatës shkohet përsëri shpejt në shtrat dhe nuk zgjohesh nga gjumi në mënyrë të garantuar.
Spontane Party? S'ka problem. IceMaker prodhon çdo ditë deri në 130 kuba akulli dhe furnizon kështu me çdo sasi akulli për shije të freskët të aperitivëve, koktejeve dhe pijeve freskuese – për një festë në kopsht të arrirë në verë. IceMaker funksionon me lidhjen e rrjetit të ujit dhe si alternativë me sternën e ujit. Me karakteristikën MaxIce mund të rritet prodhimi i kubave të akullit, në rast se janë ftuar më shumë mysafirë.
Me InfinitySpring ne sjellim një burim të ftohtë, të pastër si kristal në mes të kuzhinës suaj. Edhe mbajtja e arkave të rënda dhe uji në shishe plastike janë në këtë mënyrë histori. Kjo lehtëson shpinën dhe mjedisin tonë. E thjeshtë dhe e qëndrueshme. Shpërndarësi i ujit i integruar, i montuar rrafsh është gjithmonë aty sa herë që nevojitet, dhe pothuajse i padukshëm kur nuk nevojitet. Ai përshtatet pothuajse për enë të çdo madhësie, edhe për broke ose shishe. Për cilësinë e përkryer të ujit kujdeset sistemi i integruar i filtrit.
Një frigorifer i mirë ftohës është një gjithëpërfshirës i vërtetë: Përveç konsumit të ulët të energjisë dhe nivelit të ulët të zhurmës, ai duhet të ofrojë edhe shumë hapësirë për ushqimet dhe të disponojë rezerva të energjisë kur është e rëndësishme. Për këtë arsye, mos i kushtoni vëmendje vetëm një faktori, por gjithashtu mbani nën vëzhgim të gjitha situatat e përdorimit në të njëjtën kohë. Pajisjet tona ofrojnë në këtë mënyrë një paketë të përgjithshme, të ekuilibruar, të përkryer, të përcaktuar nga efiçenca e energjisë, vëllimeve, niveli i zhurmave dhe fuqia e ftohjes. Pra të gjitha gjërat e mira te ne janë katër.
Për një orientim edhe më të thjeshtë ne kemi ndarë seritë tona të reja të pajisjeve inkaso në katër seri të kuptueshme mirë. Zbuloni këtu më shumë rreth pikave kryesore të serive individuale.