WPgbi 5273 Vinidor Selection Frigorifer përshtatës i temperaturës së verës

Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 185,4 / 59,7 / 67,8 cm
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l 104
Zonat e temperaturës 3
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 3
Klasa e efiçencës së energjisë F

Ndihmë ngarkimi EasyFill

Ndihmë ngarkimi EasyFill

Lehtësoni ngarkesën. Ndihma e ngarkesës "EasyFill" siguron që dera e dollapit të ruajtjes së verës të mbetet e hapur nga një kënd prej 90° – për ngarkim veçanërisht të lehtë. Dhe falë mekanizmit "SelfClosing", dera mbyllet vetë kur hapet më pak se 90° – gjithmonë aq butësisht sa e kërkon vera juaj e çmuar.

Filtri i qymyrit të aktivizuar

Filtri i qymyrit të aktivizuar "FreshAir"

Për t'u siguruar që vera të maturohet në cilësi të përsosur ajri, të gjithë dollapët "Liebherr" të ruajtjes së verës kanë një filtër qymyri të aktivizuar që lidh bindshëm aromat e çdo lloji. Kjo do të thotë që vera juaj do mbajë buqetën e saj të pastër. Për t'u siguruar që të qëndrojë e tillë, "Liebherr" ju kujton çdo 6 muaj që të ndryshoni filtrin, gjë që mund ta bëni lehtësisht vetë.

GlassBlack

GlassBlack

Pjesa e përparme GlassBlack i jep pajisjes suaj Liebherr një bukuri të gjithëkohshme dhe kuzhinës suaj një pamje të rafinuar. Dizajni është modest, por jo i thjeshtë: faqet anësore dhe dorezat në ngjyrë argjendi e bëjnë kompletin vizualisht më të këndshëm. Edhe xhami i zi është i shkëlqyer falë rezistencës së fortë ndaj gërvishtjeve dhe gërricjeve.

Lagështia ideale

Lagështia ideale

Lagështia e duhur është një komponent i rëndësishëm në ruajtjen e verërave. Pra, tapa qëndron e butë dhe nuk thahet. Në mënyrë që tapa të mbahet sa më e lagësht edhe nga brenda, verërat duhet të ruhen shtrirë. Me mbi 50% lagështi, frigoriferët për verën garantojnë kushtet më të mirat. Nëse është e nevojshme, lagështia e frigoriferëve për ruajtjen e verës mund të rregullohet me anë të butonit të ventilimit.

2 këmbë me lartësi të rregullueshme

2 këmbë me lartësi të rregullueshme

Për qëndrueshmëri maksimale. Falë këmbëzave me lartësi të rregullueshme, frigoriferi për temperimin e verës mund të nivelohet në mënyrë optimale dhe përshtatet gjithashtu në mënyrë të përkryer me sipërfaqet e paniveluara. Kjo do të thotë se mund të jeni të sigurt se dera mbyllet gjithmonë hermetikisht, nuk futet nxehtësi, nuk formohet kondensim dhe kushtet e ruajtjes mbeten të qëndrueshme, duke ruajtur kështu cilësinë e verës suaj.

Pjesa e brendshme me veshje

Pjesa e brendshme me veshje "BlackSteel"

Sfondi ideal për koleksionin tuaj të verërave: një panel i pasmë me veshje "BlackSteel". Veshja e mrekullueshme e inoksit me ngjyrë të zezë i shton një element të veçantë pjesës së brendshme të frigoriferit për temperim të verës. Megjithatë, pamja është vetëm një nga avantazhet e tij, muri i pasmë siguron gjithashtu qarkullim të ekuilibruar të ajrit dhe lagështi të kontrolluar në mënyrë të përkryer.

Bllokuesi i sigurisë për fëmijët

Bllokuesi i sigurisë për fëmijët

Bllokuesi i sigurisë për fëmijët është programuar në mënyrë që të parandalojë fikjen e paqëllimshme të pajisjes. Aktivizimi i bllokuesit të sigurisë për fëmijët sinjalizohet me një simbol në panelin e kontrollit.

Cilësimet e gjuhës

Cilësimet e gjuhës

Komunikimi me frigoriferin për temperimin e verës është i lehtë. Thjesht zgjidhni midis dymbëdhjetë gjuhëve në ekranin "Touch & Swipe": DE, EN, FR, ES, IT, NL, CS, PL, PT – dhe mund ta përdorni pajisjen tuaj Liebherr në gjuhën që dëshironi. Ganz einfach. Quite simple. C'est simple.

Kyçja në ekran me kod sigurie

Kyçja në ekran me kod sigurie

Gjithçka nën kontroll. Sigurimi i koleksionit të verës me një kyç dere është i dobishëm, por është njëlloj e rëndësishme të parandaloni përdorimin e paautorizuar të dollapit tuaj të verës. Kyçi i ri në ekran, i cili aktivizohet nëpërmjet menysë, ofron një zgjidhje veçanërisht të besueshme. Kodi PIN me tri shifra siguron cilësimet dhe rrjedhimisht kushtet optimale për verën tuaj.

Alarmi i derës

Alarmi i derës

Njofton sapo të hapet. Alarmi i derës aktivizohet në rast se dera e frigoriferit për temperim të verës, mbetet e hapur për më shumë se 60 sekonda. Alarmi i derës tingëllon me zë dhe shoqërohet me një ndriçim që pulson të pajisjes. Kjo ju mundëson një reagim sa më të shpejtë për të ruajtur kushtet optimale të temperimit për verërat tuaja.

Raftet e drurit

Raftet e drurit "FlexFit"

Personalizimi i rafteve është bërë dhe më i thjeshtë: shufrat e drurit me përshtatje të rafteve të ruajtjes "FlexFit", ju lejojnë të krijoni një hapësirë të përkryer për çdo shishe, madje edhe për ato me madhësi të madhe. Në këtë mënyrë, koleksioni juaj i verërave do të duket më i rregullt se kurrë dhe nuk duhet të shqetësoheni më për derdhjet e herëpashershme të verës së kuqe, pasi thjesht mund t'i zëvendësoni shufrat e njollosura.

Filtër me karbon

Filtër me karbon "FreshAir"

Për t'u siguruar që vera të maturohet në cilësi të përsosur ajri, të gjithë frigoriferët Liebherr për temperimin e verës, kanë një filtër me karbon aktiv që neutralizon të gjitha aromat. Kjo do të thotë që vera juaj do mbajë buqetën e saj të pastër. Për t'u siguruar që të qëndrojë e tillë, "Liebherr" ju kujton çdo 6 muaj që të ndryshoni filtrin, gjë që mund ta bëni lehtësisht vetë.

Ekrani prej xhami

Ekrani prej xhami "Touch & Swipe"

Ruani kushtet e përkryera të temperimit brenda pajisjes suaj për verërat, pa e hapur asnjëherë derën. Ekrani prej xhami "Touch & Swipe", ju mundëson të lundroni lehtësisht në ndërfaqen elegante dhe të menaxhoni temperaturën dhe lagështinë në ekranin me ngjyra të forta. Edhe kur nuk është në përdorim, ekrani ju ofron përditësime të temperaturës në kohë reale për secilën zonë.

Aksesori i integruar

Aksesori i integruar "SmartDeviceBox"

Monitoroni verën tuaj kudo që jeni. Frigoriferi për temperimin e verës "Vindor Selection" vjen i lidhur me rrjetin, në mënyrë që të mund të shijoni të gjitha avantazhet e apikacionit "SmartDevice". Me të, ju keni qasje te pajisja juaj nga çdo vend dhe mund të shikoni dhe ndryshoni shumë cilësime kur jeni larg, siç është temperatura. Gjithashtu, ju dërgon informacion sigurie rreth pajisjes dhe verës në telefon.

Sistemim kompakt për kapacitet maksimal shishesh

Sistemim kompakt për kapacitet maksimal shishesh

Kapacitet maksimal. Dollapi "Liebherr" i ruajtjes së verës bën gjithashtu më të lehtë organizimin e një koleksioni në rritje vere. Për të shfrytëzuar në maksimum kapacitetin, pjesa e brendshme është projektuar që shishet tuaja të verës të mund të sistemohen në mënyrë kompakte në raftet prej druri. Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm hapësirë edhe për prurje të reja vere. Prandaj, mos hezitoni të koleksiononi.

Alarmi i ndërprerjes së energjisë

Alarmi i ndërprerjes së energjisë

Mbrojtje e plotë. Ashtu si në një qilar vere, frigoriferët tanë të ruajtjes së verës ofrojnë kushte ideale për ruajtjen e duhur të koleksioneve me vlerë. Megjithatë, shkëputje të tilla si ndërprerja e energjisë mund të ndodhin ndonjëherë. Kjo është arsyeja pse të gjitha vijnë me një funksion alarmi për këtë ndodhi. Nëse ndodh diçka kritike, do të viheni menjëherë në dijeni

Cilësimet e saktësisë së temperaturës

Cilësimet e saktësisë së temperaturës

Nëse nuk mbahet në temperaturën e duhur, vera mund të dëmtohet dhe të humbasë cilësinë. Sistemi i saktë elektronik i kontrollit garanton që në frigoriferin Liebherr për temperimin e verës, të ruhet në mënyrë të vazhdueshme temperatura e kërkuar. Ajo mund të caktohet në gradën e saktë ndërmjet +5°C dhe +20°C. Temperatura aktuale tregohet në ekran.

Ndriçimi i prezantimit

Ndriçimi i prezantimit

Shfaqini verërat me ndriçimin më të mirë falë dritës së prezantimit të frigoriferit për temperim të verës. Në njësitë me dyer xhami, drita qëndron e ndezur dhe kur dera është e mbyllur. Në këtë mënyrë, koleksioni juaj i verës është gjithmonë diçka që tërheq vëmendjen. Ndriçimi i dritës mund të rregullohet individualisht nëpërmjet ekranit dhe aplikacionit "SmartDevice".

Guarnicioni i zëvendësueshëm i derës

Guarnicioni i zëvendësueshëm i derës

Çdo detaj përmbush standardet më të larta dhe guarnicioni i derës nuk përbën përjashtim. Ai garanton gjithmonë mbylljen hermetike të derës për kushte optimale të ruajtjes në çdo kohë. Nëse guarnicioni duhet të zëvendësohet, mund ta bëni lehtësisht vetë në disa hapa të thjeshtë. Kjo do të thotë se frigoriferi juaj për temperimin e verës do të punojë gjithmonë pa defekte dhe do të jetë i pastër.

"SabbathMode"

Në "Sabbath", të gjitha aktivitetet duhet të ndalojnë – e njëjta gjë vlen për pajisjet elektronike. "Liebherr" juaj e merr parasysh këtë. Në modalitetin "Sabbath", në frigoriferin e temperimit të verës Vinidor, fiken të gjitha dritat, tingujt së bashku me ekranin. Pas 80 orësh, "SabbathMode" çaktivizohet automatikisht.

Shinat

Shinat "SoftTelescopic"

Tani, eksplorimi i koleksionit tuaj të verërave bëhet dhe më argëtues. Shinat e projektuara me kujdes "SoftTelescopic", të frigoriferëve të serisë Vinidor Selection sigurojnë një shtyrje dhe tërheqje të lehtë të rafteve të verës, duke minimizuar ndërprerjen e procesit të verës dhe duke e sjellë atë tek ju me lehtësi, gjë që e cila ju ofron kënaqësinë të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë si shije.

"StorageZone"

Zona e dedikuar e poshtme siguron lagështi të përkryer për kushtet e ruajtjes. Me "StorageZone", ju zgjidhni lagështinë ideale sipas nevojave. Shijoni autenticitetin e qëndrueshëm me kontrollin optimal të klimës.

SuperSilent

SuperSilent

Shijoni qetësinë. Frigoriferët e rinj për temperimin e verës nga Liebherr janë krijuar për të punuar pa zhurmë. Edhe nëse thjesht po lexoni, gjëja më e zhurmshme që do të dëgjoni është shfletimi i fletëve. Kjo paqe dhe qetësi nuk është e këndshme vetëm për ju por i lejon gjithashtu dhe verës tuaj të maturohet plotësisht e pashqetësuar.

Alarmi i temperaturës

Alarmi i temperaturës

"Liebherr" juaj monitoron në mënyrë të vazhdueshme temperaturën në pajisje dhe ju vë në dijeni me zë dhe me figurë me alarmin e temperaturës nëse devijon nga vlera e caktuar. Ekrani gjithashtu tregon pikërisht sa gradë është ulur ose ngritur temperatura, duke ju lejuar të ndërmerrni veprim nëse ndodh një luhatje e pazakontë.

"TempProtect Plus"

Mbrojtje e dyfishtë. Me "TempProtect Plus", frigoriferët tanë për temperimin e verës matin temperaturën në mënyrë të vazhdueshme me dy sensorë. Kjo ju siguron dyfish që verërat tuaja po mbrohen nga luhatjet e temperaturës. Ju njoftoheni sapo një nga sensorët të zbulojë një ndryshim kritik në temperaturë dhe kjo ju lejon të ndërmerrni veprim shpejt.

"UVProtect Plus"

Mbrojtje e trefishtë. Frigoriferët për temperimin e verës me derë xhami ofrojnë mbrojtje fantastike nga rrezatimi UV: tre shtresa mbrojtëse prej xhami të veshur dhe një shtresë e dyfishtë prej metali të depozituar me vakum. I njohur si lustrimi "Low-E", ofron mbrojtje tejet efikase për verën tuaj kundër rrezatimit të dëmshëm diellor.

"VibrateSafe"

Vera juaj ka nevojë për hapësirë dhe qetësi. Kjo është arsyeja pse frigoriferët tanë për temperimin e verës garantojnë ruajtje delikate me kompresorë pa zhurmë, të krijuar posaçërisht nga Liebherr dhe rafte të qëndrueshme prej ahu të fortë. Kjo lejon verën tuaj të maturohet në qetësi dhe e pashqetësuar.

Raft prej druri me lartësi të rregullueshme

Raft prej druri me lartësi të rregullueshme

Kapacitet maksimal. Frigoriferi Liebherr për temperimin e verës lehtëson gjithashu organizimin e një koleksioni në rritje të verërave. Për të shfrytëzuar në maksimum kapacitetin e saj, pjesa e brendshme është projektuar në mënyrë të tillë që shishet e verës të mund të sistemohen ngjitur me njëra tjetrën në raftet prej druri. Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm hapësirë edhe për prurje të reja vere. Prandaj, mos hezitoni të koleksiononi.

Raft prej druri me lartësi të rregullueshme

Raft prej druri me lartësi të rregullueshme

Kapacitet maksimal. Frigoriferi Liebherr për temperimin e verës lehtëson gjithashu organizimin e një koleksioni në rritje të verërave. Për të shfrytëzuar në maksimum kapacitetin, pjesa e brendshme është projektuar që shishet tuaja të verës të mund të sistemohen në mënyrë kompakte në raftet prej druri. Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm hapësirë edhe për prurje të reja vere. Prandaj, mos hezitoni të koleksiononi.

Ndarësi i zonave

Ndarësi i zonave

Fleksibilitet i shtuar për ruajtjen e shisheve të verës. Modelet Vinidor Selection janë të pajisura me shufra druri "FlexFit". Ato mund të vendosen si aksesorë për modelet Vinidor me rafte plastike.

Grupi i produkteve Frigorifer përshtatës i temperaturës së verës
GTIN 4016803106333
Vëllimi i përgjithshëm * 357 l
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50/60 Hz
Vlera e lidhjes 1,2 A
Klasa e efiçencës së energjisë F
Konsumi i energjisë në 24 orë 0,460 kWh / 24h
Konsumi i energjisë çdo vit 126 kWh/a
Klasa e klimës SN-ST
Niveli i zhurmës 35 dB
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 185,4 / 59,7 / 67,8 cm
Lartësia /Gjerësia / Thellësia (me paketimin) 1.927,0 / 625,0 / 772,0 mm
Pesha (pa paketimin) 119,1 kg
Pesha (me paketimin) 124,7 kg
Përdorimi Me prekje&rrëshqitje
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 3
Zonat e temperaturës 3
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
Alarmi i derës ndarja për verën Optik dhe akustik
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
Sistemi i mbylljes SoftSystem
Ftohja me qarkullim
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l ** 104
Ndriçimi Panel me dritë në të dyja anët
Me errësim
ndriçim i vazhdueshëm
Numri i rafteve mbajtëse 11
nga të cilat me tërheqje mbi shina teleskop 8
nga të cilat rafte për reklamim 0
Materiali raftet Pllakë druri
Brava elektronike, pa telekomandim
Ngjyra trupi BlackSteel
Materiali dera Derë me xham izolues
Materiali muret anësore BlackSteel
Doreza Dorezë e futur (vertikale, në të dy anët pa ndërprerje)
Mentesha e derës E fiksuar djathtas
Këndi i hapjes së derës 115°
Rrotat e transportit prapa
Vëllimi, ndarjet e ftohjes 358 l
Në përputhje me Rregulloren BE 2019/2016, ne përfaqësojmë vëllimin e përgjithshëm si një numër të plotë (të rrumbullakosura poshtë) dhe vëllimin e ndarjeve të ngrirësit dhe ushqimeve të freskëta me një shifër dhjetore. Spektri i plotë i klasave të efikasitetit mund të gjendet në faqen 9. Sipas (BE) 2017/1369 6a. Termi “vëllim” i referohet termit “vëllim” i përmendur në rregulloren aktuale.
** 
Ju lutemi mbani parasysh: Të dhënat e sasisë u referohen shisheve standarde të verës prej 0,75 litër. Nëse në ruajtje vendosen shishe të madhësive ose të formave të tjera, atëherë numri mund të jetë i ndryshëm. Më shumë informacione për këtë gjeni në skicën në hapësirën e shkarkimit.
Prezantuesi i shisheve

Prezantuesi i shisheve

Nr. i artikullit 988230300

Nxirrni në pah në mënyrë elegante shishet e veçanta: Prezantuesi elegant i shisheve i nxjerr realisht mirë në pah shishet tuaja të verës dhe tërheq vështrimin në etiketën e shisheve të verës. Ofron gjithashtu një mbajtje të sigurt për shishet e hapura.

Kompleti i pecetave me mikrofibër

Kompleti i pecetave me mikrofibër

Nr. i artikullit 871302300

Për pastrimin higjienik dhe të kujdesshëm të hapësirës së brendshme të frigoriferit ftohës dhe ngrirës "Liebherr" ofron kompletin me peceta me mikrofibër. Ky komplet përmban 3 peceta me përmasa 30 x 30 cm. Papastërtitë fshihen shumë mirë me anë të mikrofibrave, kështu që ushqimet ruhen në mënyrë higjienike në rast pastrimi periodik. Pecetat me mikrofibër lahen me 30 gradë dhe si rezultat mund të përdoren shumë herë.

Filtri me karbon aktiv

Filtri me karbon aktiv "FreshAir"

Nr. i artikullit 988242901

Filtri me karbon aktiv "FreshAir" pastron ajrin që qarkullon dhe mbledh shpejt aromat e pakëndshme. Ai është i lehtë për t'u ndërruar dhe siguron cilësi optimale të ajrit. Funksioni i kujtesës tregon kohën se po afrohet koha të ndërrohet filtri.

Kapëse etiketimi

Kapëse etiketimi

Nr. i artikullit 988276600

Oganizoni në mënyrë të përsosur inventarët e verërave me pesë kapëset tona elegante prej alumini të etiketimit. Ato mund të etiketohen dhe të vendosen në raftet e shisheve, si dhe mund të hiqen dhe ripërdoren.

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.