WPgbi 7473 Vinidor Selection Frigorifer përshtatës i temperaturës së verës
Ndihmë ngarkimi EasyFill
Lehtësoni ngarkesën. Ndihma e ngarkesës "EasyFill" siguron që dera e dollapit të ruajtjes së verës të mbetet e hapur nga një kënd prej 90° – për ngarkim veçanërisht të lehtë. Dhe falë mekanizmit "SelfClosing", dera mbyllet vetë kur hapet më pak se 90° – gjithmonë aq butësisht sa e kërkon vera juaj e çmuar.
Filtri i qymyrit të aktivizuar "FreshAir"
Për t'u siguruar që vera të maturohet në cilësi të përsosur ajri, të gjithë dollapët "Liebherr" të ruajtjes së verës kanë një filtër qymyri të aktivizuar që lidh bindshëm aromat e çdo lloji. Kjo do të thotë që vera juaj do mbajë buqetën e saj të pastër. Për t'u siguruar që të qëndrojë e tillë, "Liebherr" ju kujton çdo 6 muaj që të ndryshoni filtrin, gjë që mund ta bëni lehtësisht vetë.
Pjesa e brendshme me veshje "BlackSteel"
Sfondi ideal për koleksionin tuaj të verërave: një panel i pasmë me veshje "BlackSteel". Veshja e mrekullueshme e inoksit me ngjyrë të zezë i shton një element të veçantë pjesës së brendshme të frigoriferit për temperim të verës. Megjithatë, pamja është vetëm një nga avantazhet e tij, muri i pasmë siguron gjithashtu qarkullim të ekuilibruar të ajrit dhe lagështi të kontrolluar në mënyrë të përkryer.
Raftet e drurit "FlexFit"
Personalizimi i rafteve është bërë dhe më i thjeshtë: shufrat e drurit me përshtatje të rafteve të ruajtjes "FlexFit", ju lejojnë të krijoni një hapësirë të përkryer për çdo shishe, madje edhe për ato me madhësi të madhe. Në këtë mënyrë, koleksioni juaj i verërave do të duket më i rregullt se kurrë dhe nuk duhet të shqetësoheni më për derdhjet e herëpashershme të verës së kuqe, pasi thjesht mund t'i zëvendësoni shufrat e njollosura.
Filtër me karbon "FreshAir"
Për t'u siguruar që vera të maturohet në cilësi të përsosur ajri, të gjithë frigoriferët Liebherr për temperimin e verës, kanë një filtër me karbon aktiv që neutralizon të gjitha aromat. Kjo do të thotë që vera juaj do mbajë buqetën e saj të pastër. Për t'u siguruar që të qëndrojë e tillë, "Liebherr" ju kujton çdo 6 muaj që të ndryshoni filtrin, gjë që mund ta bëni lehtësisht vetë.
Ndriçimi i prezantimit
Shfaqini verërat me ndriçimin më të mirë falë dritës së prezantimit të frigoriferit për temperim të verës. Në njësitë me dyer xhami, drita qëndron e ndezur dhe kur dera është e mbyllur. Në këtë mënyrë, koleksioni juaj i verës është gjithmonë diçka që tërheq vëmendjen. Ndriçimi i dritës mund të rregullohet individualisht nëpërmjet ekranit dhe aplikacionit "SmartDevice".
Shinat "SoftTelescopic"
Tani, eksplorimi i koleksionit tuaj të verërave bëhet dhe më argëtues. Shinat e projektuara me kujdes "SoftTelescopic", të frigoriferëve të serisë Vinidor Selection sigurojnë një shtyrje dhe tërheqje të lehtë të rafteve të verës, duke minimizuar ndërprerjen e procesit të verës dhe duke e sjellë atë tek ju me lehtësi, gjë që e cila ju ofron kënaqësinë të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë si shije.
SuperSilent
Shijoni qetësinë. Frigoriferët e rinj për temperimin e verës nga Liebherr janë krijuar për të punuar pa zhurmë. Edhe nëse thjesht po lexoni, gjëja më e zhurmshme që do të dëgjoni është shfletimi i fletëve. Kjo paqe dhe qetësi nuk është e këndshme vetëm për ju por i lejon gjithashtu dhe verës tuaj të maturohet plotësisht e pashqetësuar.
"TempProtect Plus"
Mbrojtje e dyfishtë. Me "TempProtect Plus", frigoriferët tanë për temperimin e verës matin temperaturën në mënyrë të vazhdueshme me dy sensorë. Kjo ju siguron dyfish që verërat tuaja po mbrohen nga luhatjet e temperaturës. Ju njoftoheni sapo një nga sensorët të zbulojë një ndryshim kritik në temperaturë dhe kjo ju lejon të ndërmerrni veprim shpejt.
"UVProtect Plus"
Mbrojtje e trefishtë. Frigoriferët për temperimin e verës me derë xhami ofrojnë mbrojtje fantastike nga rrezatimi UV: tre shtresa mbrojtëse prej xhami të veshur dhe një shtresë e dyfishtë prej metali të depozituar me vakum. I njohur si lustrimi "Low-E", ofron mbrojtje tejet efikase për verën tuaj kundër rrezatimit të dëmshëm diellor.