WSbsi 5252 Vinidor Frigorifer përshtatës i temperaturës së verës

Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 185,4 / 59,7 / 67,5 cm
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l 155
Zonat e temperaturës 2
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 2
Klasa e efiçencës së energjisë E

Ndihmë ngarkimi EasyFill

Ndihmë ngarkimi EasyFill

Lehtësoni ngarkesën. Ndihma e ngarkesës "EasyFill" siguron që dera e dollapit të ruajtjes së verës të mbetet e hapur nga një kënd prej 90° – për ngarkim veçanërisht të lehtë. Dhe falë mekanizmit "SelfClosing", dera mbyllet vetë kur hapet më pak se 90° – gjithmonë aq butësisht sa e kërkon vera juaj e çmuar.

Filtri i qymyrit të aktivizuar

Filtri i qymyrit të aktivizuar "FreshAir"

Për t'u siguruar që vera të maturohet në cilësi të përsosur ajri, të gjithë dollapët "Liebherr" të ruajtjes së verës kanë një filtër qymyri të aktivizuar që lidh bindshëm aromat e çdo lloji. Kjo do të thotë që vera juaj do mbajë buqetën e saj të pastër. Për t'u siguruar që të qëndrojë e tillë, "Liebherr" ju kujton çdo 6 muaj që të ndryshoni filtrin, gjë që mund ta bëni lehtësisht vetë.

Lagështia ideale

Lagështia ideale

Lagështia e duhur është një komponent i rëndësishëm në ruajtjen e verërave. Pra, tapa qëndron e butë dhe nuk thahet. Në mënyrë që tapa të mbahet sa më e lagësht edhe nga brenda, verërat duhet të ruhen shtrirë. Me mbi 50% lagështi, frigoriferët për verën garantojnë kushtet më të mirat. Nëse është e nevojshme, lagështia e frigoriferëve për ruajtjen e verës mund të rregullohet me anë të butonit të ventilimit.

2 këmbë me lartësi të rregullueshme

2 këmbë me lartësi të rregullueshme

Për qëndrueshmëri maksimale. Falë këmbëzave me lartësi të rregullueshme, frigoriferi për temperimin e verës mund të nivelohet në mënyrë optimale dhe përshtatet gjithashtu në mënyrë të përkryer me sipërfaqet e paniveluara. Kjo do të thotë se mund të jeni të sigurt se dera mbyllet gjithmonë hermetikisht, nuk futet nxehtësi, nuk formohet kondensim dhe kushtet e ruajtjes mbeten të qëndrueshme, duke ruajtur kështu cilësinë e verës suaj.

Bllokuesi i sigurisë për fëmijët

Bllokuesi i sigurisë për fëmijët

Bllokuesi i sigurisë për fëmijët është programuar në mënyrë që të parandalojë fikjen e paqëllimshme të pajisjes. Aktivizimi i bllokuesit të sigurisë për fëmijët sinjalizohet me një simbol në panelin e kontrollit.

Cilësimet e gjuhës

Cilësimet e gjuhës

Komunikimi me frigoriferin për temperimin e verës është i lehtë. Thjesht zgjidhni ndërmjet nëntë gjuhëve në ekranin me prekje: DE, EN, FR, ES, IT, NL, CS, PL, PT – dhe mund të përdorni "Liebherr" tuaj në gjuhën që dëshironi. Ganz einfach. Quite simple. C'est simple.

Kyçja në ekran me kod sigurie

Kyçja në ekran me kod sigurie

Gjithçka nën kontroll. Sigurimi i koleksionit të verës me një kyç dere është i dobishëm, por është njëlloj e rëndësishme të parandaloni përdorimin e paautorizuar të dollapit tuaj të verës. Kyçi i ri në ekran, i cili aktivizohet nëpërmjet menysë, ofron një zgjidhje veçanërisht të besueshme. Kodi PIN me tri shifra siguron cilësimet dhe rrjedhimisht kushtet optimale për verën tuaj.

Alarmi i derës

Alarmi i derës

Njofton sapo të hapet. Alarmi i derës aktivizohet në rast se dera e frigoriferit për temperim të verës, mbetet e hapur për më shumë se 60 sekonda. Alarmi i derës tingëllon me zë dhe shoqërohet me një ndriçim që pulson të pajisjes. Kjo ju mundëson një reagim sa më të shpejtë për të ruajtur kushtet optimale të temperimit për verërat tuaja.

Dorezë e hollë prej alumini e derës me mekanizëm për hapje

Dorezë e hollë prej alumini e derës me mekanizëm për hapje

Të gjitha dyert janë krijuar për t'u hapur, por vetëm disa janë krijuar për të qenë të lehta në përdorim. Mekanizmi i integruar i hapjes së dyerve ju vjen në ndihmë ndërkohë që mban një nivel minimal tensioni të ushtruar mbi të pavarësisht nëse keni nevojë ta përdorni rregullisht ose pa shumë mund pajisjen. Për më tepër, doreza elegante i shton një element tërheqës edhe pajisjes suaj.

Filtër me karbon

Filtër me karbon "FreshAir"

Për t'u siguruar që vera të maturohet në cilësi të përsosur ajri, të gjithë frigoriferët Liebherr për temperimin e verës, kanë një filtër me karbon aktiv që neutralizon të gjitha aromat. Kjo do të thotë që vera juaj do mbajë buqetën e saj të pastër. Për t'u siguruar që të qëndrojë e tillë, "Liebherr" ju kujton çdo 6 muaj që të ndryshoni filtrin, gjë që mund ta bëni lehtësisht vetë.

"HumiditySelect"

Mos lejoni tapat tuaja që të thërrmohen. Me "HumiditySelect", ju mund të caktoni lagështinë në ekranin e modeleve Vinidor në dy nivele: "Standard Humidity" (Lagështi standarde) dhe "High Humidity" (Lagështi e lartë). Është shumë e thjeshtë dhe i bën mirë verës tuaj, duke qenë se lagështia e përsosur siguron që tapat të qëndrojnë të njoma dhe mban shishet tuaja të izoluara fort.

Aksesori i integruar

Aksesori i integruar "SmartDeviceBox"

Monitoroni verën tuaj kudo që jeni. Frigoriferi për temperimin e verës "Vinidor Selection" vjen i lidhur me rrjetin, në mënyrë që të mund të shijoni të gjitha avantazhet e apikacionit "SmartDevice". Me të, ju keni qasje te pajisja juaj nga çdo vend dhe mund të shikoni dhe ndryshoni shumë cilësime kur jeni larg, siç është temperatura. Gjithashtu, ju dërgon informacion sigurie rreth pajisjes dhe verës në telefon.

Sistemim kompakt për kapacitet maksimal shishesh

Sistemim kompakt për kapacitet maksimal shishesh

Kapacitet maksimal. Dollapi "Liebherr" i ruajtjes së verës bën gjithashtu më të lehtë organizimin e një koleksioni në rritje vere. Për të shfrytëzuar në maksimum kapacitetin, pjesa e brendshme është projektuar që shishet tuaja të verës të mund të sistemohen në mënyrë kompakte në raftet prej druri. Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm hapësirë edhe për prurje të reja vere. Prandaj, mos hezitoni të koleksiononi.

Alarmi i ndërprerjes së energjisë

Alarmi i ndërprerjes së energjisë

Mbrojtje e plotë. Ashtu si në një qilar vere, frigoriferët tanë të ruajtjes së verës ofrojnë kushte ideale për ruajtjen e duhur të koleksioneve me vlerë. Megjithatë, shkëputje të tilla si ndërprerja e energjisë mund të ndodhin ndonjëherë. Kjo është arsyeja pse të gjitha vijnë me një funksion alarmi për këtë ndodhi. Nëse ndodh diçka kritike, do të viheni menjëherë në dijeni

Cilësimet e saktësisë së temperaturës

Cilësimet e saktësisë së temperaturës

Nëse nuk mbahet në temperaturën e duhur, vera mund të dëmtohet dhe të humbasë cilësinë. Sistemi i saktë elektronik i kontrollit garanton që në frigoriferin Liebherr për temperimin e verës, të ruhet në mënyrë të vazhdueshme temperatura e kërkuar. Ajo mund të caktohet në gradën e saktë ndërmjet +5°C dhe +20°C. Temperatura aktuale tregohet në ekran.

Rafti i ekspozimit

Rafti i ekspozimit

Koleksioni juaj i verërave e ka gjetur shtëpinë, po ato shishet e hapura? Ne kemi krijuar aksesorin ideal për ekspozimin dhe ruajtjen e tyre: një raft ekspozimi prej druri, i cili ofron ruajtje horizontale dhe një "modalitet prezantimi" të dobishëm me anim. I përkryer gjithashtu në rastet kur keni ftuar mysafirë dhe dëshironi të nxirrni në pah verën tuaj të preferuar për në darkë

Paneli i pasmë i murit, inoks

Paneli i pasmë i murit, inoks

I bukur nga të gjitha anët, madje edhe nga brenda. Pjesa e jashtme e dollapëve tanë të ruajtjes së verës tërheq vëmendjen, por ia vlen t’i hedhësh dhe një sy brenda. Kombinimi i rafteve prej druri dhe një paneli muri të pasmë inoksi "SmartSteel" në serinë "GrandCru Selection" është një ëndje edhe kur është bosh. Përfitimet teknike janë menduar mirë, si dizajni. Për shembull, sipërfaqja e panelit të pasmë të murit siguron qarkullim të balancuar ajri.

Paneli i murit të pasmë: inoks

Paneli i murit të pasmë: inoks

I bukur nga të gjitha anët, madje edhe nga brenda. Frigoriferët tanë për temperimin e verës nuk kanë vetëm pjesën e jashtme tërheqëse por dhe pjesën e brendshme. Kombinimi i rafteve prej druri dhe panelit prej inoksi, me veshje "SmartSteel", të murit të pasmë në pajisjet e serisë Vinidor Selection, u jep atyre një pamje të këndshme dhe kur janë bosh. Përfitimet teknike janë menduar mirë, si dizajni. Për shembull, sipërfaqja e panelit të pasmë të murit siguron qarkullim të balancuar ajri.

Guarnicioni i zëvendësueshëm i derës

Guarnicioni i zëvendësueshëm i derës

Çdo detaj përmbush standardet më të larta dhe guarnicioni i derës nuk përbën përjashtim. Ai garanton gjithmonë mbylljen hermetike të derës për kushte optimale të ruajtjes në çdo kohë. Nëse guarnicioni duhet të zëvendësohet, mund ta bëni lehtësisht vetë në disa hapa të thjeshtë. Kjo do të thotë se frigoriferi juaj për temperimin e verës do të punojë gjithmonë pa defekte dhe do të jetë i pastër.

"SabbathMode"

Në "Sabbath", të gjitha aktivitetet duhet të ndalojnë – e njëjta gjë vlen për pajisjet elektronike. "Liebherr" juaj e merr parasysh këtë. Në "SabbathMode", në frigoriferin e temperimit të verës Vinidor, fiken të gjitha dritat, tingujt së bashku me ekranin. Pas 80 orësh, "SabbathMode" çaktivizohet automatikisht.

Pjesa e brendshme prej çeliku

Pjesa e brendshme prej çeliku

I bukur nga të gjitha anët, madje edhe nga brenda. Frigoriferët tanë për temperimin e verës nuk kanë vetëm pjesën e jashtme tërheqëse por dhe pjesën e brendshme. Kombinimi i rafteve prej druri dhe panelit prej inoksi, me veshje "SmartSteel", të murit të pasmë në pajisjet e serisë Vinidor Selection, u jep atyre një pamje të këndshme dhe kur janë bosh. Përfitimet teknike janë menduar mirë, si dizajni. Për shembull, sipërfaqja e panelit të pasmë të murit siguron qarkullim të balancuar ajri.

Alarmi i temperaturës

Alarmi i temperaturës

"Liebherr" juaj monitoron në mënyrë të vazhdueshme temperaturën në pajisje dhe ju vë në dijeni me zë dhe me figurë me alarmin e temperaturës nëse devijon nga vlera e caktuar. Ekrani gjithashtu tregon pikërisht sa gradë është ulur ose ngritur temperatura, duke ju lejuar të ndërmerrni veprim nëse ndodh një luhatje e pazakontë.

"TempProtect Plus"

Mbrojtje e dyfishtë. Me "TempProtect Plus", frigoriferët tanë për temperimin e verës matin temperaturën në mënyrë të vazhdueshme me dy sensorë. Kjo ju siguron dyfish që verërat tuaja po mbrohen nga luhatjet e temperaturës. Ju njoftoheni sapo një nga sensorët të zbulojë një ndryshim kritik në temperaturë dhe kjo ju lejon të ndërmerrni veprim shpejt.

"VibrateSafe"

Vera juaj ka nevojë për hapësirë dhe qetësi. Kjo është arsyeja pse frigoriferët tanë për temperimin e verës garantojnë ruajtje delikate me kompresorë pa zhurmë, të krijuar posaçërisht nga Liebherr dhe rafte të qëndrueshme prej ahu të fortë. Kjo lejon verën tuaj të maturohet në qetësi dhe e pashqetësuar.

Raft prej druri me lartësi të rregullueshme

Raft prej druri me lartësi të rregullueshme

Kapacitet maksimal. Frigoriferi Liebherr për temperimin e verës lehtëson gjithashu organizimin e një koleksioni në rritje të verërave. Për të shfrytëzuar në maksimum kapacitetin e saj, pjesa e brendshme është projektuar në mënyrë të tillë që shishet e verës të mund të sistemohen ngjitur me njëra tjetrën në raftet prej druri. Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm hapësirë edhe për prurje të reja vere. Prandaj, mos hezitoni të koleksiononi.

Ndarësi i zonave

Ndarësi i zonave

Fleksibilitet i shtuar për ruajtjen e shisheve të verës. Modelet Vinidor Selection janë të pajisura me shufra druri "FlexFit". Ato mund të vendosen si aksesorë për modelet Vinidor me rafte plastike.

Grupi i produkteve Frigorifer përshtatës i temperaturës së verës
GTIN 4016803088097
Vëllimi i përgjithshëm * 349 l
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50/60 Hz
Vlera e lidhjes 1,2 A
Klasa e efiçencës së energjisë E
Konsumi i energjisë çdo vit 100 kWh/a
Klasa e klimës SN-T
Niveli i zhurmës 37 dB
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 185,4 / 59,7 / 67,5 cm
Lartësia /Gjerësia / Thellësia (me paketimin) 1.927,0 / 625,0 / 772,0 mm
Pesha (pa paketimin) 70,5 kg
Pesha (me paketimin) 76 kg
Përdorimi Me prekje&rrëshqitje
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 2
Zonat e temperaturës 2
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
Alarmi i derës ndarja për verën Optik dhe akustik
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
Sistemi i mbylljes SoftSystem
Ftohja me qarkullim
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l ** 155
Ndriçimi LED-Zonenbeleuchtung
Me errësim
ndriçim i vazhdueshëm
Numri i rafteve mbajtëse 8
nga të cilat me tërheqje mbi shina teleskop 0
nga të cilat rafte për reklamim 1
Materiali raftet Pllakë druri
Brava
Ngjyra trupi BlackSteel
Materiali dera Derë e plotë
Materiali muret anësore BlackSteel
Doreza Dorezë
Mentesha e derës E fiksuar djathtas
Këndi i hapjes së derës 115°
Rrotat e transportit prapa
Vëllimi, ndarjet e ftohjes 350 l
Në përputhje me Rregulloren BE 2019/2016, ne përfaqësojmë vëllimin e përgjithshëm si një numër të plotë (të rrumbullakosura poshtë) dhe vëllimin e ndarjeve të ngrirësit dhe ushqimeve të freskëta me një shifër dhjetore. Spektri i plotë i klasave të efikasitetit mund të gjendet në faqen 9. Sipas (BE) 2017/1369 6a. Termi “vëllim” i referohet termit “vëllim” i përmendur në rregulloren aktuale.
** 
Ju lutemi mbani parasysh: Të dhënat e sasisë u referohen shisheve standarde të verës prej 0,75 litër. Nëse në ruajtje vendosen shishe të madhësive ose të formave të tjera, atëherë numri mund të jetë i ndryshëm. Më shumë informacione për këtë gjeni në skicën në hapësirën e shkarkimit.
Prezantuesi i shisheve

Prezantuesi i shisheve

Nr. i artikullit 988230300

Nxirrni në pah në mënyrë elegante shishet e veçanta: Prezantuesi elegant i shisheve i nxjerr realisht mirë në pah shishet tuaja të verës dhe tërheq vështrimin në etiketën e shisheve të verës. Ofron gjithashtu një mbajtje të sigurt për shishet e hapura.

Kompleti i pecetave me mikrofibër

Kompleti i pecetave me mikrofibër

Nr. i artikullit 871302300

Për pastrimin higjienik dhe të kujdesshëm të hapësirës së brendshme të frigoriferit ftohës dhe ngrirës "Liebherr" ofron kompletin me peceta me mikrofibër. Ky komplet përmban 3 peceta me përmasa 30 x 30 cm. Papastërtitë fshihen shumë mirë me anë të mikrofibrave, kështu që ushqimet ruhen në mënyrë higjienike në rast pastrimi periodik. Pecetat me mikrofibër lahen me 30 gradë dhe si rezultat mund të përdoren shumë herë.

Filtri me karbon aktiv

Filtri me karbon aktiv "FreshAir"

Nr. i artikullit 988242901

Filtri me karbon aktiv "FreshAir" pastron ajrin që qarkullon dhe mbledh shpejt aromat e pakëndshme. Ai është i lehtë për t'u ndërruar dhe siguron cilësi optimale të ajrit. Funksioni i kujtesës tregon kohën se po afrohet koha të ndërrohet filtri.

Kapëse etiketimi

Kapëse etiketimi

Nr. i artikullit 988276600

Oganizoni në mënyrë të përsosur inventarët e verërave me pesë kapëset tona elegante prej alumini të etiketimit. Ato mund të etiketohen dhe të vendosen në raftet e shisheve, si dhe mund të hiqen dhe ripërdoren.

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.